Del foto/ Ja kush është urdhëruesi i vrasjes së Komisar Artan Cukut
Nga Arkiva
Një vit pas vrasjes së ish-komisarit Artan Cuku, është zbuluar porositësi i krimit që tronditi kryeqytetin.
Ekzekutori i Cukut ka qenë Mikel Shallari, i cili është paguar nga Bledar Jambelli, një personazh i njohur i botës së krimit, i akuzuar për disa ngjarje kriminale në qytetin e Vlorës.
Sipas të dhënave, kryekomisari i ndjerë Cuku, në dhjetor të vitit 2012 ka arrestuar shtetasin Bledar Jambelli.
Arrestimi i tij u krye për vrasjen e Armando Delajt, ngjarje e ndodhur në 2012.
Ai mban edhe emrin Rikardo Muho.
Nga hetimet ka rezultuar se Cuku u vra për shkak të detyrës.
Dyshohet se Jamblelli ka kontraktuar Shallarin dhe e ka paguar për të bërë vrasjen. Si fillim Jambelli i dha Mikel Shallarit 3 mijë euro. Ndërkohë që pjesa tjetër e parave do t’i jepej pasi të përfundonte punën.
Sipas news 24 Shallari ka rrëfyer emrin e porositësit që në momentin e arrestimit, por Prokuroria ka mbajtur sekret dëshminë e tij, ndërsa kërkimet për Jambellin vijojnë prej disa muajsh.
Porositësi nuk ndodhet në territorin shqiptar, ndërsa dyshohet se fshihet në shtetin grek.
o.j/dita
Litarin ja keni bere gati ketij fytyres