Del fotoja, kush është vajza që u mbyt në kanionin e Holtës, pas pak ditësh do emigronte me vëllanë

July 14, 2019 22:17

Del fotoja, kush është vajza që u mbyt në kanionin e Holtës, pas pak ditësh do emigronte me vëllanë

Vajza në foto është 25-vjeçarja Desantila Sollaku, e cila u mbyt dje në kanionin e Holtës.

Desantila u rrëmbye nga rryma e fuqishme e ujit në kanionin e Holtës pasditen e sotme dhe nuk arriti që të shpëtonte duke u mbytur.

25-vjeçarja jetonte në Savër të Lushnjes, ndërsa bashkë me familjen kishte vendosur të kalonin fundjavën në Holtë meqë vëllai, Denisi sapo ishte kthyer nga Gjermania.

Gjithashtu 25-vjeçarja kishte planifikuar largimin drejt Gjermanisë këtë javë për të punuar si infermiere.

Familja Sollaku ka dy vajza dhe një djalë.

Prindërit e vajzës merren me tregti në Savër, produkte ushqimore.

Viktima Desantila Sollaku

e.t./dita

July 14, 2019 22:17
Komento

1 Koment

  1. Kole Brana i Mokres July 15, 17:45

    Ngushellimet me te thella. U prehte ne paqe!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*