Del me të dashurën nga liqeni, plagoset me armë

Redaksia Online April 28, 2013 19:50

Del me të dashurën nga liqeni, plagoset me armë

(Përditësim) Dyshohet se autori  i plagosjes së 23-vjeçarit mund të ketë qenë maniak. Policia ka bërë të ditur identitetin e të riut të plagosur, i cili mësohet se është A.Kosuni, ndërsa autori dyshohet të jetë një 25-vjeçar, që dëshironte të përgjonte çiftin.

***

Ishte me të dashurën nga liqeni, por dikush e ka plagosur me armë zjarri. Policia e Tiranës bëri të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 të mbrëmjes, ndërkohë që s’ka dhënë as emrin e viktimës dhe ende nuk janë zbuluar autorët. Deri më tani dihet vetëm që i plagosuri është në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore, por jashtë rrezikut për jetën.

Redaksia Online April 28, 2013 19:50
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*