Del në ankand diamanti rozë që prek shifrat e 30 mln dollarëve

November 9, 2017 14:19

Del në ankand diamanti rozë që prek shifrat e 30 mln dollarëve

Plot 30 milion dollarë, është çmimi i vendosur për diamantin rozë më të madh në botë i quajtur “The Raj Pink”.

Guri peshon mbi 37 karatë dhe pritet të shitet javën e ardhshme ku do të dalë në ankand në Gjenevë.

Diamanti është zbuluar në vitin 2015 dhe del në ankand nga një pronar anonim.

Shitjet e mëparshme për diamante rozë më të vegjël kanë regjistruar shifra prej më shumë se një milion dollarë për karat në ankande.

Një diamant rozë 24.78 karatësh u shit në nëntor të vitit 2010 në Gjenevë për një çmim prej 46 milionë dollarësh, çmim ky rekord për karat për diamantët rozë.

Në një deklaratë, David Bennet, kryetari në mbarë botën i Divizionit Ndërkombëtar të xhevahireve të Sotheby, tha: “Zbulimi i ndonjë diamanti rozë është i jashtëzakonshëm, por madhësia dhe intensiteti i ngjyrave të Raj Pinkit e vendos atë në kompaninë e rrallë të diamanteve më të rëndësishme rozë të njohur.”

November 9, 2017 14:19
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*