Del në ankand tabloja e fundit e Leonardo da Vinci

October 12, 2017 12:10

Del në ankand tabloja e fundit e Leonardo da Vinci

Piktura e fundit e Leonardo da Vinci do të paraqitet në ankand dhe mund të shitet për rreth 100 milionë dollarë.

Kjo pikturë është “Salvator Mundi” (Shpëtuesi i botës) dhe është punimi i fundit i artistit që është zbuluar ndonjëherë, është gjetur në vitin 2007 dhe është shfaqur para publikut në vitin 2011 pas përfundimit të restaurimit. Kjo tablo që përfaqëson Krishtin, ishte konsideruar prej shumë kohësh si një kopje, para se ekspertët të provonin origjinalitetin e saj.

Në ditët e sotme besohet që ekzistojnë 20 piktura të Leonardo da Vinci, ndërsa para “Salvator Mundi” e fundit ishte zbuluar “Benois Madonna” në vitin 1909.

Shtëpia e ankandit Christie në New York, do të vendos pikturën në shitje më 15 nëntor.

October 12, 2017 12:10
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*