Ridel në dritë manuali i ndaluar i seksit i shekullit XVIII

February 15, 2018 12:22

Ridel në dritë manuali i ndaluar i seksit i shekullit XVIII

Shtëpia britanike e ankandeve “Hansons” ka nxjerr në shitje një “manual sekretesh seksuale” që daton që nga viti 1720.

Udhëzuesi ka qenë i ndaluar deri në vitet 1960 për shkak të “përmbajtjes së tij”, raporton faqja ueb e kësaj shtëpie, e cila ka publikuar edhe një përmbledhje të shkurtër të manualit.

Libri, i titulluar “Kryevepër e Aristotelit e kompletuar në dy pjesë, i pari që përmban sekretet e gjeneratës”, është një udhëzues mbi seksin dhe marrëdhëniet familjare që përfshijnë elemente të fesë, magjisë dhe madje astrologjisë.

Vepra do të dalë në ankand në muajin mars.

Gjithashtu libri përmban “këshilla për të dy gjinitë për aktin seksual”. Për shembull, sipas librit, fëmija do t’i ngjajë babait vetëm nëse gjatë seksit gruaja “fikson shikimin dhe mendjen tek partneri i saj”.

Kostoja fillestare e librit është 80 – 120 paund.

Jim Spencer, specialist i ankandeve shprehet se “edicioni i parë i këtij libri u botua në vitin 1684 dhe u ndalua deri në vitin 1960.

“Kjo për disa arsye.  Një prej tyre është sepse përfshin ilustrime monstruoze të lidhjeve të panatyrshme mes femrave dhe kafshëve (…)  Duhet të kemi parasysh se ky libër është shkruar kur njerëzit ende digjeshin në turrën e druve për magji”, -shpjegon Spencer.

o.j/dita

February 15, 2018 12:22
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*