Del në shitje një prej rezorteve private më përrallorë në botë (FOTO)

June 10, 2018 13:13

Del në shitje një prej rezorteve private më përrallorë në botë (FOTO)

Ky është një prej rezorteve më mahnitës në Jug të Paqësorit, që cilësohet si një prej më të bukurve në botë.

Ky rezort, është nxjerrë në shitje, por ju duhet të disponin 17 milionë paund (32 milionë dollarë të Zelandës së Re) për ta bërë atë tuajin.

Rezorti privat Aitutaki ndodhet në ishullin me të njëjtin emër, pranë ishujve Cook.

Ai ka një sipërfaqe prej 27 hektarësh dhe është i përbërë nga 36 shtëpi të vogla në të cilat akomodohen turistët.

7 prej këtyre shtëpizave të mbuluara me kashtë janë të ndërtuara mbi ujë.

I gjithë stili i arredimit interior është dekoruar sipas stilit tradicional të vendeve të Paqësorit Jugor.

Një prej këtyre shtëpizave konsiderohet si më luksozet dhe përbëhet nga një pishine private, një kopsht privat, një vaskë gjigante me hiromasazh dhe shumë lehtësira të tjera.

Zakonisht kjo shtëpizë prenotohet nga çiftet e sapomartuara për të kaluar muajin e tyre të mjaltit.

Ky rezort i vendosur në një prej zonave më të mira të Jugut të Paqësorit dhe ka një potencial shumë të lartë për t’u zhvilluar në të ardhmen.

a.s/dita

June 10, 2018 13:13
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*