Del në shitje Tirana Airport: Mund ta blejnë kinezët?

March 30, 2016 11:12

Del në shitje Tirana Airport: Mund ta blejnë kinezët?

Tirana Airport Partners (TIA), kompania që ka një kontratë koncesionare për menaxhimin e aeroportit të Rinasit është në negociata për tu shitur, sipas burimeve nga institucionet shtetërore vendase.

Burime zyrtare nga TIA, të kontaktuar nga Monitor, nuk pranuan të bëjnë koment lidhur me këto negociata, ndërkohë që pohuan se janë shumë afër mbylljes së negociatave me qeverinë shqiptare për rishikimin e kontratës koncesionare.

 

Monitor ka mesuar se një kompani kineze, Fairmont Investment Group, është e interesuar për të blerë TIA, dhe negociatat po vijojnë prej disa kohësh.

Aktualisht pronarët e Tirana International Airport janë:

– DEG-Deutsche investitions-und Entëicklungsgesellschaft mbH-31.7%

– Albanian-American Enterprise Fund “AAEF”-21.3%

– AviAlliance GmbH-47%

Së fundmi, kompanitë kineze po shfaqin interes për tregun shqiptar. Jeo Jade, një nga grupet më të mëdha të pavarura të energjisë kineze, njoftoi se ka hyrë në një marrëveshje për të blerë kompaninë e prodhimit të naftës Bankers petroleum, për një shumë prej 407 milionë dollar.

 

Rishikimi i kontratës

Qeveria shqiptare në vitin 2004 formuloi së bashku me kompaninë koncesionare “Tirana Airport Partners”, një marrëveshje për ndërtimin dhe menaxhimin e aeroportit të ardhshëm ndërkombëtar të Rinasit, që parashikonte një klauzolë bllokuese.

Sipas së cilës, “gjatë periudhës së koncesionit, asnjë aeroport tjetër nuk do të licensohet për fluturime komerciale (mallra apo pasagjerë), në territorin e Republikës së Shqipërisë”.

Më tej thuhet se, do të lejohen ulje avionësh të linjave ndërkombëtare në aeroporte të tjera, veç atij të Rinasit, vetëm në rastet e emergjencës, ose në kohë katastrofash.

Prej disa vitesh, qeveria është ne negociata me koncesionarin për ndryshimin e kontratës dhe disa herë ka deklaruar zyrtarisht se negociatat janë mbyllur.

Ky eskluzivitet ka penguar hyrjen e kompanive me kosto të ulët në Shqipëri dhe ka bërë që vendi të ketë tarifat më të shtrenjta të biletave në rajon, duke bërë që shumë shqiptarë të zgjedhin aeroportet e Prishtinës, Podgoricës apo Shkupit drejt destinacioneve europiane./MONITOR

March 30, 2016 11:12
Komento

1 Koment

  1. gjergji March 30, 11:58

    po keshtu filloi edhe me floten Albanian Airlines deri sa nuk ekziston me (kemi serbia air lines tani )—.,ishte per mrekulli me austriaket pastaj sic e kan zakon shqipot nga fryn era nga del djelli si lulja e diellit edhe si perfundim kush ben keshtu as karrota nuk i ngel ne funde pastaj …

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*