Del në skenë Bakojanis, kërkon interpelancë me Kotziasin për detin

February 22, 2018 17:13

Del në skenë Bakojanis, kërkon interpelancë me Kotziasin për detin

Del në skenë Dora Bakojanis, ish-ministrja e Jashtme e Greqisë e cila në vitin 2009 firmosi marrëveshjen famëkeqe detare me Lulzim Bashën, kur ky i fundit ishte ministër i Jashtëm.

Bakojanis akuzon Qeverinë greke se po bën marrëveshje të fshehtë me Shqipërinë për kufirin detar në Jon.

Deputetja Bakojanis thotë se pala shqiptare do të përfitojë shumë hapësirë detare nga kjo marrëveshje, ndërsa ka mbrojtur marrëveshjen e vitit 2009 mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Sa i përket paktit detar të 9 viteve më parë, ish-ministrja e Jashtme greke e konsideron një marrëveshje të balancuar dhe të dobishme për të dyja palët, pavarësisht se nuk është zbatuar për shkak të bllokimit nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë.

Ajo paralajmëron se veprimet e qeverisë greke në lidhje me këtë çështje, do të bëhen precedent negativ në të ardhmen për demarkacionin në vende të tjera.

“Qeveria po merret me çështje kombëtare në mënyrë të paqëndrueshme dhe të papërgjegjshme”, shprehet deputetja dhe ish-ministrja Bakojanis, duke ngritur disa pyetje për Nikos Kotzias:

Pse qeveria po rishqyrton një marrëveshje të balancuar për zonat detare të vitit 2009, që u ra dakord dhe u nënshkrua nga Greqia dhe Shqipëria“?

“Cilat pjesë të marrëveshjes po planifikohen që të rishikohen”?

“Është e vërtetë se qeveria ka ndërmend të ndryshojë qëndrimin grek për caktimin e kufijve të zonave detare nën “vijën e mesit”?

o.j/dita

February 22, 2018 17:13
Komento

7 Komente

  1. Gregor February 22, 17:33

    Kerkon Mulla Lulashin o Dora qe tja fusesh mbare e prape. Ka marre fund ajo kohe.

    Reply to this comment
  2. MH February 22, 19:39

    Nse ne vitin 2009 nga euforia e perfitimit te detit e hangre teken e Bashes.Nuk te ka asnjeri faj.Sot ceshtja e detit do diskutohet e te shqyrtohet ne mbeshtetje te ligjit nderkombetar per demilitimin e detit.As ju as ne .Cfare t’iu takoj juve e gezofshi,cfare na takon neve e gezofshim.

    Reply to this comment
  3. betixho February 22, 20:15

    Një përpjekje për të krijuar alibinë në ndihmkë të ish qeveritarëve demokratë për atë se kanë qënë të ndërgjegjshëm për një marrëveveshje të drejt konformë
    ligjeve me synim lehtësimin e pozitës së tyre antikombëtare.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 February 23, 10:09

      beti
      e di si është muhabeti??
      ata kanë marrë atëherë dhe do të marrin dhe kësaj rradhe,po vazhdove të mbështesësh ramën!!
      ai thotë se do të jetë më e mirë se e berishës,por jo ajo e drejta!jo seicili të tijën!!
      shiko një herë punën e e zgjerimit të teritooreve të minoritetit!!
      po përlajnë atë që duan ata “vorio epirin” dhe qeveria jonë na gënjen me prona në epirin e jugut!!
      pra njëri do ta marrë epirin e veriut tjetri do tia popullojë epirin e jugut!!për ta marrë!?asqë i shkon në mënd!!

      Reply to this comment
  4. Arber I February 23, 13:03

    Bakojanius ka marre zemer nga refuzimi i Ilir Metes. Ajo do te kerkeje te mbetet ne fuqi Marreveshja me Bashen dhe Berishen. Floriri i vjedhur duket se tashme ruhet ne Greqi.

    Reply to this comment
  5. betixho February 23, 16:36

    Anticensurë! Jam i prirur të besoj,frymëzohem se mase do ndryshojë për mirë,ndryshe edhe Tyj të mirëkuptoj-“Në qoftë sikundër thonë,lumi që mori Vunonë,Himarë dhe Qeparonë” por nuk dua ta ligështoj shpirtin tim se vërtet ne nuk qënkemi kurrë të zotë në punën e mëndjes,bash ashtu siç na thoshte Konica i madh
    .Pershëndetje.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 February 25, 18:35

      “por nuk dua ta ligështoj shpirtin tim ”
      atëherë!?
      prit me shpresë për kohëra më të mira!mos mbill gjë por vetëm prit nëse mund të korrësh diçka!!
      unë për vete po përpiqem të mbjell diçka me shpresë që dhe të rritet e të piqet!!
      ndoshta nuk do të korr dhe unë si ti!!por të paktën e kam mbjellë diçka!!
      gjithashtu përshëndetje!

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*