Del nga burgu pas 8 vitesh, shqiptari përdhunon rumunen

December 29, 2015 17:26

Del nga burgu pas 8 vitesh, shqiptari përdhunon rumunen

Një shqiptar në Itali ka përfunduar në pranga vetëm pak kohë pasi ishte liruar nga burgu për vrasje, pasi ka përdhunuar për gjithë natën një femër, nën kërcënimin e një pistolete. Mediat italiane raportojnë se Astrit Cerhozi e ka ftuar femrën rumune në makinë.

“Me një pistoletë e ka detyruar të kryejë seks oral, por nuk është mjaftuar me kaq. E ka marrë me makine dhe e ka përdhunuar gjithë natën në tre zona të ndryshme të Milanos”,- raportojnë mediat, duke iu referuar policisë.

Vajza 20-vjeçare, pas natës së tmerrshme që kaloi denoncoi në polici dhe kësaj të fundit iu desh pak kohë deri sa arriti te autori.

Shqiptari ishte i liruar nga burgu ku kishte vuajtur dënimin për vrasjen e një bashkëpunëtori gjatë një grabitjeje në një lokal në Itali në 2005.

Vajza përshkroi natën që kishte kaluar dhe përdhunuesin e saj. Policia u vu në ndjekje dhe e arrestoi atë ndërsa dilte nga berberi. Tani ai është sërish në burg, këtë radhë për përdhunim.

December 29, 2015 17:26
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim