Del nga shinat treni i linjës Elbasan-Durrës, vagonët ndahen më dysh

July 10, 2018 09:02

Del nga shinat treni i linjës Elbasan-Durrës, vagonët ndahen më dysh

Ka dalë nga shinat mëngjesit e sotëm treni i linjës Elbasan-Durrës.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Rrogozhinës, ndërsa shkaqet janë ende të paqarta.

Dalja e trenit ka shkaktuar panik e kaos tek udhëtarët pasi vagonët janë ndarë. Një pjesë ka dalë nga shinat, ndërsa pjesa tjetër ka qëndruar në trasenë hekurudhore.

Udhëtarët kanë pohuar se kanë kaluar minuta tmerri, teksa vagonët lëviznin në mënyrë të pavullnetshme.

“Ndjemë lëvizjen e fortë. U tronditëm, s’po kuptonim çfarë po ndodhte. Vagonët u ndanë”, kanë thënë udhëtarët, ndërsa kanë treguar se kanë qenë rreth 50 njerëz në tren.

Mes tyre, ka pasur edhe disa turistë të huaj.

o.j/dita

July 10, 2018 09:02
Komento

3 Komente

  1. kampaçurreta July 10, 12:02

    UAAA.PASKA EDHE TREN NE SHQIPERI, PASKA EDHE SHUME VAGONA GATI 4 ME GJITHE LOKOMOTIVE, PASKA EDHE PASAGJERE POTHUAJSE 50 (SA NJE GJYEM AUTOBUZI) SI DHE DISA TURISTE, “vetem turiste nuk munde te jene” ATA QE UDHETOJNE ME TREN NE SHQIPERI.

    Reply to this comment
  2. kampaçurreta July 10, 12:04

    ME FALNI PER NUMURIN E VAGONAVE JANE 2 JO 4

    Reply to this comment
    • mirel July 10, 15:15

      Gazetari nuk e ka idene sa vagona ka treni. Ne kete foto nuk e dime se eshte treni i ndare apo i pandare

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*