Del Piero kujton 25-vjetorin e debutimit dhe rrëfen: Ronaldo është si LeBron James

September 12, 2018 12:21

Del Piero kujton 25-vjetorin e debutimit dhe rrëfen: Ronaldo është si LeBron James

 

25 vite më parë, më 12 shtator 1993, Juventus po luante ndaj Foxhias për javën e katër të Serie A dhe 15 minuta para fundit, trajneri Giovanni Trapattoni u kthye nga stoli dhe tha: “Djalosh futu! Kam një porosi për ty: mbaj topin sa më shumë dhe mundohu të fitosh ndonjë faull”.

Djaloshi ishte Alessandro Del Piero, i cili atë pasdite debutonte me fanellën e Juventus.

Do të ishte e para nga 705 ndeshje, e para e një serie të gjatë emocionesh.

“Ai moment ishte shumë i bukur dhe e gjithë java ishte e paharrueshme sepse pak ditë më vonë, luajta në Torino kundër Reggiana dhe shënova golin tim të parë me Juven”, tregon Del Piero. Ishte i pari nga 289 gola gjithsej.

Tre vjet më vonë, më 22 maj 1996, Juventus i Lippi, Vialli, Conte dhe natyrisht Del Piero fitoi Champions League.

I pyetur se cilat janë elementët që ndihmojnë për të fituar këtë trofe, ish-sulmuesi tha: “Një skuadër e fortë, kohezion mes futbollistëve, besim i madh, vetëdije për aftësitë dhe duhet të arrish në formën e duhur fizike dhe psikologjike në momentet më të rëndësishme, nga çerekfinalet e më tej. Nuk po përmend fatin, që gjithashtu është i rëndësishëm, por kur nuk flet për fatin tregon mendësi fituese.”

Favoritët në Champions

Më pas, Del Piero tregon pretendentët e këtij sezoni në veprimtarinë elitare: “Real Madrid niset në “pole position”, sepse ka fituar tre edicionet e fundit dhe pavarësisht se ka larguar Ronaldo mbeten të fortë. Në linjën e dytë të startit janë Juventus, Manchester City dhe Paris SG. Në linjën e tretë: Barcelona, Bayern dhe Liverpool.”

I pyetur nëse Juventus aktual është një nga ekipet më të forta që ka pasur ndonjëherë klubi bardhezi, Del Piero tha: “Sigurisht që tani është një nga ekipet më të forta në Europë, por nuk është e vetmja, edhe pse meriton të shkojë larg. Eshtë e pamundur që të bëjnë krahasime mes ekipe dhe epokave. Mendoj se kjo skuadër nuk ka arritur ende vetëdijen e forcës dhe mentalitetit që ka pasur Juventus i Lippi, kur shkuam katër herë radhazi në finalet e Kupave të Europës. Pishmani është që fituam vetëm një herë.”

Ronaldo si Lebron James

Del Piero tregon edhe për reagimin që pati kur lexoi për herë të parë lajmin se Juventus kërkonte Cristiano Ronaldo: “Thjesht nuk e besova. Mendoja se ishte një mashtrim i madh. Ronaldo është si Lebron James!”

a.s/dita

September 12, 2018 12:21
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*