Del Ponte: Karaxhiç duhej dënuar me burgim të përjetshëm

March 25, 2016 09:46

Del Ponte: Karaxhiç duhej dënuar me burgim të përjetshëm

Për Carla del Ponte dënimi me 40 vjet për Radovan Karaxhiç është shumë pak. Ish-kryeprokurorja e Gjykatës së Hagës, ka deklaruar se Karaxhiç duhej dënuar me burgim të përjetshëm.

Del Ponte u shpreh se megjithatë është e kënaqur me dënimin e shqiptuar për Karaxhiçin, 40 vjet burgim për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit.

Radovan Karaxhiç, ish-Presidenti i Republikës Serbe në Bosnje është dënuar dje me 40 vjet burgim.

Kasapi i Ballkanit, siç njihej ndryshe, u arrestua në korrik 2008, kurse u akuzua për genocid, përfshirje në genocid, vrasje, dënime, deportime, akte çnjerëzore dhe krime tjera të bëra ndaj myslimanëve, kroatëve dhe civilëve tjerë joserbë./E.T

March 25, 2016 09:46
Komento

1 Koment

  1. demo March 25, 11:45

    Mbylle ti moj buce,se ti ke bere gjueti shtrigash me viktimat shqiptare. Ti je me serbe se serbet,kerkon te mbulosh mutin me shurre.40 vjet boll i ka Karaxhiqi,le te dale 120 vjec nga burgu.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*