Delegacioni gjerman në Shqipëri: Vendimi për negociatat në vjeshtë

June 12, 2019 13:00

Delegacioni gjerman në Shqipëri: Vendimi për negociatat në vjeshtë

Anëtari i Bundestag-ut dhe Kryetar i Grupit Parlamentar (SPD), në një takim të zhvilluar me Kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ditën e sotme në Kryesinë e Kuvendit është shprehur se është detyrë për të mbështetur përmirësimin e imazhit të Shqipërisë por për shkak  të punimeve në Parlament është e pamundur që të merret një vendim për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Ai më pas ka thënë se vendimarrja me shumë mundësi do të shtyhet për në vjeshtë.

Juratovic duke shprehu edhe shqetësimin mbi situatën e krijuar në vend është shprehur :

“Detyrë mbetet përmirësimi i imazhit të Shqipërisë që do të jetë në funksion të bindjes së vendeve skeptike si Franca, Hollanda apo Danimarka. E theksova edhe pak më parë me Kryetarin e Parlamentit, fakti që na ka mbetur vetëm një javë punime në Parlament dhe e kemi të pamundur të marrim një vendim prandaj vendimarrja do të shtyhet për në vjeshtë”.

Delegacioni i deputetëve të Bundestagut përbëhej nga z. Josip Juratovic, Anëtar i Bundestag-ut dhe Kryetar i Grupit Parlamentar (SPD), znj. Renata Alt, Anëtare e Bundestag-ut dhe Zv/kryetare e Grupit Parlamentar (FDP), z. Hansjörg Müller, Anëtar i Bundestag-ut dhe Anëtar i Grupit Parlamentar (AfD) dhe ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Susanne Schütz.

Nga ana tjetër Renata Alt, anëtare e Bundestag-ut dhe zv/kryetare e Grupit Parlamentar (FDP) shprehu shqetësimin në lidhje me ndikimin Rus në partinë opozitare.

Ndërsa z. Hansjörg Müller, anëtar i Bundestag-ut dhe anëtar i Grupit Parlamentar (AfD) në fjalën e tij gjatë takimit ritheksoi mbështetjen kompakte të Bundestagut gjerman në tërësi për aspiratën europiane të Shqipërisë dhe u shpreh se do të raportojë në grupin e punës që trajton integrimin europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor për mbështetjen dhe përshtypjet e tij.

e.t./dita

June 12, 2019 13:00
Komento

5 Komente

  1. $$$ June 12, 14:10

    Sa vjeshta do kalojne deri sa te behet derri daje

    Reply to this comment
  2. Kuq e zi June 12, 14:21

    Pra ju shtyni vetingun ne qershor ne shtyjme daten ne qershor
    Ju bllokoni vetingun gjer ne shtator ne gjithashtu
    Do e beni vetingun apo do lozim dhe nja 20 vjet te tjera
    Morali
    Pa politikane ne burg ska bisedime

    Reply to this comment
    • salah June 13, 04:28

      Theatro: Renate Alt është aq budalla sa banda mafioze me Taulant Balla, ambasadorin e korruptuar gjerman dhe Edi Rama. Gjithmonë rusët, por ku janë rusët në Shqipëri? Një shpikje e mafies shqiptare

      Reply to this comment
  3. Ne vjeshte kur te qethim leshte June 12, 17:06

    Eshte nje shprehje popullore kuptimplote: “Ne vjeshte kur te qethim leshte”

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*