Delegacionit shqiptar dhe ai çek firmosin 5 marrëveshje bashkëpunimi

October 13, 2015 17:10

Delegacionit shqiptar dhe ai çek firmosin 5 marrëveshje bashkëpunimi

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, ishte pjesë e delegacionit që shoqëroi sot Kryeministrin Rama në vizitën e tij zyrtare në Çeki. Gjatë paradites Ministri zhvilloi një takim me homologun e tij, Ministrin për Tregtinë dhe Industrinë, z. Jan Mladek, me të cilin kanë diskutuar për marrëdhëniet ekonomike dypalëshe dhe mundësitë për bashkëpunime të mëtejshme në shumë fusha.

Një nga‎ sektorët kryesorë që për Ministrin Mladek paraqet interes për kompanitë çeke është projekti i gazifikimit dhe hidrocentralet.

Ndërkohë, pas takimit që u zhvillua mes Delegacionit shqiptar dhe atij  Çek  u firmosën 5 marrëveshje për bashkëpunim në sektorë të ndryshëm, ndër të cilat edhe Marrëveshja për bashkëpunim në fushën e turizmit, mes MZHETTS dhe Ministrisë për Zhvillim Rajonal, e cila është ‎njëkohësisht ministria përgjegjëse për turizmin.

Marrëveshja ofron mundësinë për shkëmbime të dhënash statistikore për turizmin, bashkëpunim në fushën e promovimit, organizimit të aktiviteteve të përbashkëta mes agjencive turistike dhe shkëmbime ekspertësh të turizmit mes dy vendeve.

Palët ranë dakord për krijimin e një Komiteti të Përbashkët Pune për zbatimin e kësaj marrëveshje, që do të propozojë dhe një program konkret pune për 10 vitet e ardhshme‎, sipas fushave dhe prioriteteve konkrete me interes të të dy palëve.

October 13, 2015 17:10
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*