Pika 88? Le te shkojmë në zgjedhje dhe në referendum së bashku në një ditë

June 26, 2016 13:00

Pika 88? Le te shkojmë në zgjedhje dhe në referendum së bashku në një ditë

Pandeli Majko

 

Vlen të shkruhet dhe rishkruhet se “pika 88” e vlerësimeve të Komisionit të Venecias e cila ka “bllokuar” aktualisht Reformën e Drejtësisë sipas opozitës shkruan:

“Në se partitë politike të përfshira në proces nuk bien dakord për shumicën e cilësuar që duhet për zgjedhjen e anëtarëve, që do të vijnë nga jashtë sistemit të drejtësisë, të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit (KLGJ), Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) dhe Kolegjit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), ata mund të zgjedhin një sistem proporcional zgjedhjeje, i cili i garanton opozitës përfaqësimin në këto organe kolektive ose çdo lloj modeli tjetër të përshtatshëm, i cili do t’i siguronte opozitës një ndikim të caktuar në procesin e zgjedhjes së tyre.”

Pyetja naive që mund të bëhet nga kushdo që e kupton shqipen e shkruar kur lexon këtë vlerësim me “numrin 88” është se cfarë nuk i përmbushet opozitës me këtë vlerësim të Komisionit të Venecias? Ajo që vlen të ripërsëritet si përgjigje fillon nga pjesa e parë e “pikës 88”:

“Në se partitë politike të përfshira në proces nuk bien dakord për shumicën e cilësuar që duhet për zgjedhjen e anëtarëve që vijnë nga jashtë sistemit të drejtësisë…” Pra, gjithshka e “pikës 88” fillon me një kusht me “Në se…”-në që nuk e komenton asnjë opozitar sot. “Në se palët nuk bien dakord për NJE SHUMICË TE CILESUAR(!)…

O miq, vëllezër e motra, që nuk na keni votuar! Ne socialistët, mund të kemi një “thes” me probleme e të meta. Por, a mundet që oponentët tanë politikë (që kanë votën tuaj) ta shpejgojnë në shqipen e kuptueshme se :“KUSH ESHTE SHUMICA E CILESUAR QE PARTIA SOCIALISTE KA REFUZUAR?!”
Të dalë një i vetëm dhe të thotë shqip dhe qartë: – KERKUAM KETE SHUMICE TE CILESUAR DHE PARTIA SOCIALISTE E REFUZOI!

Ndjesën më të thellë dhe sic thotë fjala e vjetër “e hëngshim turpin me bukë” në se Partia Socialiste e ka bërë këtë! POR a e ka bërë?!

Përgjigja është një rrokëshe: JO!

Cfarë është kjo lodër fëmijësh me pikën 88 të Komisionit të Venecias që po kthen në budalla një opinion të tërë publik të vendit?! Kjo qenka arsyeja pse vendi ynë Shqipëria të shpallet shtet i dështuar dhe të bllokohet në “karantinë” për vite, pa hapur negociatat me Bashkimin Europian?!

Kemi kërkuar REFERENDUM që publiku të vendosë mbi diferencat që partitë politike kanë për reformën në drejtesi! Për ta realizuar referendumin duhet që ai të miratohet me 94 vota në Kuvend… Oponentët e Partisë Socialiste NUK PRANOJNE REFERENDUM! Duan “marrëveshje politike” mbi një “pikë 88” që nuk ka kuptim ashtu si e shpjegojnë ata!!!

Në Kuvend, të enjten e fundit, opozita doli në Kuvend me një KERKESE, tjetër, të padëgjuar në asnjë deklaratë të mëparshme, në tavolinat e punës së reformës apo në gjithë dokumentet me shkrim që kanë depozituar për këtë cështje…

Tani opozita dëshiron që VERIFIKIMIN e gjykatësve dhe prokurorëve në sistemin e drejtësisë sonë për pasuritë që kanë, për aftësitë profesionale dhe lidhjet e mundëshme me botën e krimit (VETING-u) të mos bëhet në bashkëpunim me ndërkombëtarët (për një periudhë të përkohshme tranzitore) (!) Shpjegimi i cili jepet nga opozitarët për këtë kusht të ri të fundit është “se preket sovraniteti i vendit”(!)

Këta që dje deklaruan kur Shqipëria u pranua në NATO se “Kjo është një mrekulli e lirisë”… thonë sot këtë?! Kjo është njëlloj si të thuash se në Shqipëri nuk duhet të vinë trupa të huaja të NATO-s apo që hapësira jonë ajrore të mos ruhet nga avjonët e Aleancës sepse “preket sovraniteti” i vendit(!)… A shkelin sovranitetin e Shqipërisë vendimet e Gjykatës së Strasburgut? Pyetje si këto ka mjaft për të kuptuar “shqipërimin” e kësaj që ndodh.

Sot, lexova në media se opozita kërkon që nëse nuk i plotësohet kërkesa e saj për pikën 88 të Komisionit të Venecias ajo do e kërkojë këtë tek votuesit në ZGJEDHJE të reja. Jam dakord me arsyetimin e fundit. Shpresoj të jetë i fundit dhe të mos nxisë diskutime të mëtejshme qesharake.

Opinioni im personal është që le te shkojmë në zgjedhje dhe në referendum së bashku në një ditë. Ti bëjmë të qartë publikut dhe miqve tanë amerikanë dhe europianë sa seriozë jemi karshi kërkesave për reformën në drejtësi dhe pastaj për interesat politike të qeverisjes.

Për 6 muaj qeverisje më shumë, ne socialistët nuk mund t’ua lemë PENG vendin arsyetimeve të një opozite që di vetem çfarë nuk do.
Nëse demokratët janë gati, t’i ftojmë sëbashku votuesit të shkojnë tek kutitë e votimit dhe të vendosin për politikën dhe drejtësinë!

Populli ynë nuk është dele. Ai flet edhe kur hesht. Delet nuk meritojnë referendum! Shpresoj të kuptohet se cfarë vjen kur populli ynë vendos ta refuzojë trajtimin si “dele”!

Nuk ka gjë më të guximshme në politikë se të bësh “gjënë e gabuar” për arsyen e duhur dhe interesat e vendit! Kjo punë do burrëri! Për atë që beson se është, sigurisht. Të tjerat janë fjalë!

June 26, 2016 13:00
Komento

13 Komente

  1. Monika Kryezza June 26, 13:48

    FJALA ‘IDJOT’ MUND TE PERDORET EDHE SI EMER EDHE SI MBIEMER DHE KY ESHTE NJE NGA ATA QE KETO 25 VJET I PLOTESON TE DYJA!?

    Reply to this comment
    • Gjoka June 26, 17:32

      Moj Monika! Mund ta quash veten Kryezeza, por ne vertete je nje kokekuq qe nuk e ke shoqen (shokun). Mbylle moj (more) halene se qelbet.

      Reply to this comment
  2. Sadush Cani June 26, 13:54

    I nderuari zoti Majko! Je munduar te shpjegosh nje problem qe jo se nuk kuptohet,por behet sikur nuk kuptohet. Besoj se populli e kupton mire qendrimin e PD-se. E ka kuptuar qysh ne pjesemarrjet e saj ne komisione per kete problem ,DREJTESINE. C’fare nuk beri per ta penguar. Vet fakti qe ambasadoret e huaj shkonin e vinin sa te Basha (formalisht) sa te Saliu (konkretisht) sepse e dinin qe ky ishte pengesa. Ne e dim dhe e kuptojme qe PD ka inatin ,ashtu si me kushtetuten qe nuk e votoi sepse deshtoi me te sajen ne 1994. Deshtoi ne hapjen e negociatave edhe pse beri ato qe beri, Dje Lulzim Basha , zdhenesi I Saliut, e shpalli hapur “Ne do ta kemi problemin e pare gjate fushates per zgjedhjet parlamentare, reformen ne drejtesi.Do ta aprovijme me Ramen apo pa Ramen” Pra ne nuk do pyesim opoziten (PS) ndaj kerkojme voten tuaj…. qellimi eshte qe te fitojne pushtetin. PO kush do beje drejtesi ? Hajdutet,kriminelet……. kjo dihet. Ne si popull kemi ne dore vetem voten. Hidheni ne referendum. me firmat e popullit qe nevoiten per te bere nje referendum. Mos u vononi. Ose vendosni nje ligj .ku shumica vendos……. Shikoni se nxoren edhe koken qe nuk duan e Ameriken dhe BE. Keta qe therrasin c’do dite. Do bejne reforme ata qe per 25 vjet e zhduken drejtesine….. O zot, ti nuk egziston deri sa na le neper kembe Sali Berishen…..! Fatmir Gerdeci na nxori reforme mbi reformat ,reformen zgjedhore. Tha Fatmiri ate qe e ka thene me kohe Sali Krimineli. O poshtersi, o vdekje ku je ? Pse nuk na merr nje ore e me pare ,po te degjojme nje Fatmir Gerdeci qe del depytet me votat e PD. Ky qe nuk eshte prononcuar per shkeljet ne grabitjen e tokave . Flet ky per pronaret. C’fare bere ti mor tutkun per 8 vjet? Hapi qetapet e gtrego sa toke u ke dhene pronareve . O fatmir zeza ,o Fatmir llapaqeni i Saliut…….. O zot meri nje ore e me pare e coi atje ku kane vendin ,ne Ferr!

    Reply to this comment
  3. KOLE SHULI June 26, 16:03

    Nuk ka ruge tjeter,kjo duhet bere sa me shpejt.Eshte e sigurte se populli do te jape verdiktin e vet,se i njeh mire politikanet. Vetem me kete reforme,dhe me kete draft qe eshte parashukuar edhe nga nderkombetaret mund te sce shqiperia ne rugen drejt Evropes. Salih Berishes i ka ikur koha.

    Reply to this comment
  4. idjoti i Bathores June 26, 16:12

    KRYEKRRIMINELI SALI JETON EDHE 100 VJET ME IDJOTE SI TI !?

    Reply to this comment
  5. LORA June 26, 16:42

    Shashke pandushke !?!?.
    Qenka njesoj ne hall me nahijen shqup-se edhe majko efendiu..Doemos ,nuk mund te pritet me shume prej tij dhe prej atyre qe e kurdisin ate,ne nje dite te diel.

    Reply to this comment
  6. Diko June 26, 16:56

    Dikur ky Pandi ja lëpinte Nanos qe ta fuste ne politike.

    Nanua e la, kurse këta qe mbeten na u bene si Babagjysha te spermatizuar nga Nano.
    Nano iku, po na ka lene ca koqe si Pandi.

    Kur flet Ky te vjen per ta Dhjerë ne goje,,,,,,

    Reply to this comment
  7. Agroni usa June 26, 16:59

    Idiotlleku me imadh qendron ne ate qe Venecia.Strasburgu a ku di une tjeter si institucione nderkombetare te besueshme se kerkojne vertet drejtesi.bejne kur kerkojne qe reforma ne drejtesi te zgjidhet e te votohet me konsensus me kriminelet.Nese do erkohet nje konsensus i tille reforme s.do kete per sa do jene gjalle PD dhe kelyshet e saj dhe turma “e djathte” shqiptare.Nese dhe per referendum u dashkan 94 vota,akoma me keq per popullin,As te drejten per te votuar nje kerkese nuk e ka pa deshiren e krimineleve.hajduteve,drogaxhinjve etj.Si mund te thuhet per kete popull pervec _Mjere ai ku i ka qelluar te jetoje!Nese akoma ka njerez qe besojne se fajin nuk e ka Saliu.perseri eshte fatkeqesi per te gjithe sepse keta jane elementet qe dalin te mbrojne kriminelet si Saliu,Dhe per fat te keq ka jo pak,
    Shpjegimi i zotit Majko nuk le me hije dyshimi per shkaktaret e voneses se miratimit te reformes ne drejtesi.PD dhe pasuesit e saj.Nese nuk duan te nderhyjne nderkombetaret.pse vete kembengulin pikerisht te nje pike qe nderkombetaret kane vene ne kerkesat e tyre .pra pika 88?Lojrat e Saliut sa here qe nuk i vjen per shtat dhe banditeve qe i shkojne mbrapa po marrin ne qafe nje popull te tere te sotmin dhe brezat e ardhshem duke i lene prap ne mjerimin qe ata mbollen e u perkujdesen per 25 vjet me radhe,Prandaj dhe ai lopa mallteze bashke me hundesqepen e tij bejne si trima e godasin nje deputet sepse eshte ajo reforme qe pengojne te behet qe i mbron.eshte ajo dreqo drejtesi qe e kane ndertuar per vehte ne dem te popullit ,

    Reply to this comment
  8. Pallatet Agimi June 26, 17:09

    Jo vetem S. Berisha jeton i qete, por edhe kushdo qofte qe ka nevoje per karagjos qe hiqen si mendimtare, si puna e ketij kadeti Bigler, jeton e ushtron pushtet sa ti doje prapanica.
    E keqja jone eshte se rame ne dore te ketyre mumjeve te pavlere, historija e te cileve fillon nga zerua e mbaron me minus. Ik ore palaco, e mos mer me guxim te na spjegosh se c’eshte pika 88 e si kuptohet ajo, aq me teper duke u drejtuar me fjalet …miq, vellezer e motra. E kush? Ti qe te ka mare muti shalet.
    Vepro o idjot, vepro, e mos na caj b…derrasat

    Reply to this comment
  9. SHPRESE HUMBURI June 26, 17:31

    Z.Majko, ti vertet je i ri ne moshe , por je nje politikan i pjekur dhe me pervoje . Nga njerez si ti , qe i kaperceve nje cerek shekulli ne politike , populli pret shume , ndersa kategoria qe perfaqson ti , po jepni shume pak dhe i kini bere njerezit apatike , ndaj politikes . Kur do te vije dhe a do te vije ajo dite , qe te presim vertet zgjidhje te problemeve kaq te renda qe po i zene frymen ketij populli ?! Une qe po te pyes,jam i majte deri tek thonjte e kembeve , i kam kaluar te 50-tat ,poooor edhe sa kohe do me duhen qe te vrapoj pas “koqeve te dashit” , per te pare drite ne fund te tunelit?!
    Mua me iku jeta sterre,kurse ti dhe shoket e tu vazhdoni t`i bini fyellit ne te njejten vrime dhe vendi,jo vetem nuk po ecen perpara,por nuk po rri as ne vend…, ai ecen prapa e me prapa !!!
    KUPTOJENI MIRE PRA , SE PSE E URREJME ME GJITHE SHPIRT POLITIKEN DHE TE GJITHE POLITIKANET . NA DHEMBIN SYTE DHE VESHET NGA KETA BANDITE TE VERTETE , QE NE KATER VJET MANDAT , NUK U VJEN RADHA TE MENDOJNE , QOFTE DHE NJE ORE TE VETME , PER KETE POPULL E KETE VEND , POR VETEM MASHTRIME , DEMAGOGJI NEVERITESE , KRIME DHE KUSARI . NE JEMI TE BINDUR ,SE PO TEMENDONIT SERIOZISHT PER KETE POPULL , DO I KISHIT GJETUR VENDIN SERBEVE UDB-ashe, SI SALIU, LULI E GJITHE TABORRI I TYRE ANTIKOMBETAR . NE SE DO TE THUASH QE , NUK ESHTE KAQ GJE E LEHTE , UNE DO TE PERCMOJA ME TEPER , SE TE BESH POLITIKE 25-26 VJET, DHE TE MBETESH AMATOR E POLITIKAN I RENDOMTE ,MERITON TE NXIRESH ZVARRE NGA POLITIKA . KJO , SEPSE JU NUK DUHET TE BINI NEN NIVELIN E NJE QYTETARI TE RENDOMTE DHE VETEM TE DERDELLISNI E TE JUSTIFIKOHI . MOS FLINI TE QETE , MOS PRISNI ZGJIDHJE NGA QIELLI …, TE JESH POLITIKAN I NDERSHEM E ME DINJTET , DUHET TE JESH EDHE TRIM EDHE TE SAKRIFIKOSH ,, PO QE NEVOJA .

    Reply to this comment
  10. Arber June 26, 17:54

    Rezistenca e cetes se Ali Baba Saliut ndaj Drejtesise eshte legjitime per natyren e tyre kriminale, vjedhese dhe tradhtare te detit te atdheut. Kjo gjendje tregon se Shqiperia nuk mund te drejtohet nga dypushteti aktual. Vetem Zgjedhjet e Parakohshme e zgjidhin lemshin kriminal ku eshte perfshire Shqiperia.

    Reply to this comment
  11. AGIM DEGA June 26, 18:48

    From: Alban Dega
    Date: May 27, 2016 at 12:05:37 PM EDT
    Subject: NUK ESHTE KOHA PER PISEDIME ZOTI RAMA

    NUK ESHTE KOHA PER PISEDIME ZOTI RAMA!

    – Reforme ne drejtesi sot… Ose zgjedhe te parakoheshme e referendum mbarepopullor per Reformen ne drejtesi nje minute e me pare
    – Enough to it’s enough…. Boll me !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Populli nuk te votoi te lutesh Edi Rama! Kemi boll hoxhallare, prifterinj, popa, dervishe ..,,
    Te votoi te qeverisesh . Qeveris ! Po si mund te qeverisish?
    Nuk ka pase edhe nuk mund te kete qeverisje demokratike pa Drejtesi e shtet ligjor ashtu si nuk mund te kete as sovranitet pa shtet!
    Nuk behet as reforma, as Drejtesia, as shteti me lutje ndaj atyre qe rrenuan e zhbene te pakten pese here kete shtet ne 25 vjetet e fundit…

    AS REFORME E AS DREJTESI ME KETA KRYEKRIMINELE FAQEZI!

    Nuk behet e as mos te shkoje ndermend qe kusare qe kane vjedhe, jo 250 , por te pakten 500 milione euro te Autostrades se Kusarise se Kombit, atdheshites e ekzekutore e vrases pa gjyq si Sali Berisha apo Lulezim Basha, kriminele si Fatmir Mediu e Arben Imami e co. te kapur ne flagrance nga Gjykata Kushtetuese, vrases perserites te 4 shqiptareve me 2 prill 1991, te atdhetarit Remzi Hoxha ne vitin 1995, te mijera shqiptareve ne 97-en, te 26 viktimave te Gerdecit, te 4 protestuesve te 11 janarit 2011… te rrenimit dhe kalbezimit te cdo hallke te shtetit shqiptar te pranojne heqjen e parzmores se Impunitetit per kete Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit.
    Minave me sahat qe ka lene ne cdo hallke e ne cdo hap te shqiptareve, kjo “bande gangsteresh” po i shtojne cdo dite mina te reja!
    Grushti institucional i shtetit i javes se fundit ku u mobilizua cdo gangster politik, familjar, mediatik i ” kesaj Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit”. ofensiva komplotuese e cdo skalioni te saj me nje agjent te UDB-s se Milloshevicit qe beri prokurorin e Ministrit te Brendshem me te suksesshem te kesaj qeverie Saimir Tahiri, krahmarrja sa e trashe edhe cinike e kapterr Nishanit ne bashkepunim me Ajazin e Llallen, te gjithe nen komanden e Mareshallit te Beogradit, Moskes…. jane ” Flamuj te kuq”, sic thone amerikanet, alarm e kushtrim per cdo shqiptar qe e do sadopak ate vend te bukur e ate popull pa shtet ligjor e pa Drejtesi!
    Nuk ka shqiptar e nderkombetar…. edhe lopa e sheh dhe e di se kush dhe perse po e saboton, po e vonon me cdo mjet e me cdo cmim Reformen ne Drejtesi!
    Sali Berisha e ka emrin dhe mbiemrin !
    Nuk ka e as mund te kete as Reforme e as drejtesi me keta kryekriminele faqezi!

    ME TA LENE KOPILIN NE DERE…

    Banda e gangstereve, ceta e atdheshitesve, lukunia e atdherrenuesve, skalionet e atdhekalbezuesve te cdo pori te tij, Mafia qe ka korruptuar edhe vete korrupsionin si fjale e si koncept jo vetem ligjor por edhe gjuhesor, arrin deri aty sa me nje pafytyresi te pashoqe te akuzoje qeverine dhe mazhorancen se e ka vonuar Reformen ne Drejtesi!
    Kesaj i thote populli me ta lene kopilin ne dere!
    Gjysma e se keqes! Cinizmi dhe arroganca, shejtanlleku dhe idiotesia donkishoteske e liderit de jure te saj Lulezim Basha kalon cdo kufi te aresyes njerezore kur ben thirrje per ta vonuar edhe me shume se nje vit tjeter reformen, pra impunitetin e kesaj Mafia te cmendur nga frika dhe paniku i ndeshkimit ligjor te krimeve te saj madhore ndaj shqiptareve dhe Shqiperise!
    Zot ruajna nga marrezira te tilla te diktuara nga Padrinoja i saj!
    Hajde te fitojme kohen e humbur dhe vonesen e qeverise per Reformen ne Drejtesi duke e vonuar edhe mbi nje vit tjeter… Eshte mesazhi me i fundit i SHQUP-it.

    AKADEMIKU DON KISHOTI DHE IDIOTI BASHA

    Edhe Don Kishoti i Mances do te cohej lugat dhe do te kerkonte titullin Akademik perballe kesaj cmendurie te Lugatit te Vicidolit, te recituar keq nga Shvejku i tij Lulezim Basha. Aq shume e kane kalbezuar shtetin shqiptar sa virusi i kalbjes u ka depertuar edhe ne qelizat e trurit te vet!
    Ja pse Reforma ne Drejtesi eshte nje emergjence Kombetare.Sot!
    Neser eshte vone!
    Ja pse Reforma ne Drejtesi eshte jetike per shqiptaret dhe Shqiperine!? Sot!
    Neser eshte kurre!
    Pa drejtesi e shtet ligjor nuk ka e nuk mund te kete qeverisje!?
    Pse!?
    Nje shembull per shkelqimin e Zi te antishtetit Dosja Fullani…
    Banka e Shtetit Shqiptar i bleu qeverise ( Shtetit te Saliqit ) Hotel Dajtin, prone e shtetit shqiptar, per te cilin askush nuk ofroi as 5 milione dollare per ta blere…. Taksapaguesve fakira shqiptare iu vodhen me mashtrim, fallsifikim, shperdorim te shumefishte e shume palesh te detyres ne bashkepunim kriminal te mirefillte ne vlera shume te nedha me shume se 6 fishi i vleres se tregut te nje prone shteterore.
    Fullani mori me qera sa Frengu pulen per vite te tera hapesira tek familja dhe klientet e saj per Banken e Shtetit Shqiptar qe do te kishte kushtuar shume me pak po te ishte ngritur e re nga themelet. Shperdorim i dyfishte ne vlera te medha e ne bashkepunim kriminal safi!

    DUKURIA FULLANI …DHE KRYEPROKUHORI LLALLA!

    Bankes se Shtetit Shqiptar i vidhen diten per Diell e naten per Hane, nen hunden e nen kembet e karrikes se zyres dhe nen kembet e krevatit te zyres, lexo q… Ihanes se tij gati 8 milione dollare vlera monetare dhe policia me te drejte e ndalon per shperdorim detyre.
    Prokuroria nis hetimet dhe e arreston me burg , sic e parashikon Ligji. Cfare ndodhe?!
    Mafia Politiko- Financiaro- Mediatike e Padrinos cohet ne alarm. Ne skene futet Maliqi, Luigji i 14-te, domethene Saliqi dhe minat me sahat qe i ka lene te gatshme ne cdo hallke te Drejtesise shqiptare…
    Gjykata e nxjerr te pafajshem! Prokuroria “harron” me porosi apo urdher te beje apel!
    Kryeprokurori Adriatik Palla i zgerlaqur keq nga ” Zeri I Amerikes” belbezon ” tani eshte shume vone… Nuk mund te bejme asgje”
    Hajde kryeproku-hor krimi hajde!
    Po a nuk ta mundeson Ligji Shqiptar dhe nderkombetar qe ta rihapish dosjen nga e para ore proku-hor Plepash!?
    Jo vetem kete , por edhe dosjen e “Beut te Saukut” ku Fullani ka pase dore deri ne supe dhe e shpetoi jo vetem nderhyrja e nje poltbyroisti por edhe roli si hafije e Sigurimit te Shtetit!
    Cfare ndodhe tani… Oreksi vjen duke ngrene… Zollumi keputet prej se trashi, thote sovrani!
    Fullani kerkon jo vetem rikthimin ne vendin e meparshem te Kusarise masive mbi 50 milione dollareshe por edhe demshperblimin prej 500 000 dollaresh ” sepse i ka ikur oreksi”, sic mashtrim mjekja e udhezuar nga Kryeavokati i Fullanit.

    MILIARDAT E KUSARISE DHE RRENIMI I SHQIPERISE!?

    Nje shembull i gjalle I filozofise Popullore : krimineli kthehet gjithnje ne vendin e krimit…
    Nje gabim fatal I Fullanit…
    Nje rast i mrekullueshem per prokurorine per te rifilluar hetimin nga raporti mjekesor qe eshte denoncuar publikisht ne media si fiktiv, mashtrim dhe eshte dorezuar edhe ne Gjykaten Administrative te Tiranes!
    Tani as Adriatik Llalla nuk ka me shfajsim “nuk mund te bejme asgje”!
    Sa qindra milione dollare pagoi e po paguan Qeveria juaj zoti kryminister per borxhet e pashlyera ndaj bizneseve vetem per rruget qe mburret Berisha e ju i paguat!?
    Po per CEZ- in e Albpetrolin, per ARMO-n, per prona te tjetersuara nga gjykatesit e Baba Dokut dhe pagesat per vendimet e Strasburgut?
    Po per Shendetesine e sakatuar e aresimin e Plepave e Akademive te Domosdoves?
    Po per…. E di qe nuk jane paret e tua e as te Ilirit por te taksapaguesve shqiptare, por jetoj jo vetem me hallet e tyre edhe me kokecarjet tuaja…
    Deget i kemi te perhapura ne pese kontinente por rrenjet i kemi ne ate ate toke e ne ate truall flori e perle natyrore!
    A ka shembull me te qarte se cfare sjell mungesa e Drejtesise dhe Shtetit ligjor!
    A ka kushtrim me te madh per qeverine dhe Kuvendin e Shqiperise per te miratuar nje ore e me pare Reformen ne Drejtesi!

    KONSENSUSI KESHTU E ASESI NDRYSHE!?

    Si?
    Me konsensus?
    “Keshtu” ” sic themi ne e asesi ndryshe” eshte diktat jo konsensus!
    Me konsensus ata kuptojne diktatin…
    E diktati eshte thelbi i diktatures jo i demokracise!
    Nuk kane konsensus brenda familjes se tyre politike PD-se e koalicionit te saj e lehin nate e dite per konsensus me mazhorancen
    vetem per ta vonuar, vetem per ta sakatuar, vetem per ta xhbere, vetem per ta cformuar krejt shpirtin e qellimin e Reformes ne Drejtesi!
    Me lutje!?
    Miresine, lutjet, tolerancen, mirekuptimin… Padrino i sheh si dobesi, e i shkel me kembe!?
    Cila eshte zgjidhja!?
    Zgjedhje te parakohshme, ka thene Pandeli Majko para disa muajsh dhe analisti mendjemotehte Andrea Stefani ne nje analize para dy ditesh tek gazeta ” Dita”!
    Majko e quajti kete zgjidhje si Plani B!
    Mendime te aresyeshme, por jo zgjidhja e plote!

    E VETMJA ZGJIDHJE E PLOTE! … BOLL ME!

    Eshte miratimi urgjent i Reformes ne Drejtesi me konsensus me voten e lire te sovranit qe votoi ne menyre plebishitare me mbi nje milione shqiptareve me 23 qershor 2013 dhe me 15 qershor 2015!
    Korrupsioni masiv dhe impuniteti ishin aresyet kryesore e ketij plebishiti mbarepopullor qe i shkaktoi nje Vaterlo te vertete ” bandes se gangstereve” dhe “kesaj Mafie qe ka dale krejt jashte kontrollit”!
    A ka zgjidhje tjeter?
    Nese mazhoranca nuk eshte e afte ta kryej kete mision te shenjte te sovranit ajo duhet tia ktheje mandatin atij dhe te shpalle jo vetem zgjedhje te parakoheshme parlamentare por njekohesisht edhe Referendum mbarepopullor per Reformen ne Drejtesi!
    E vetmja e “keqe”qe mund ti vije Shqiperise eshte se ato do te shumezonin me zero opoziten destruktive e shtetrrenuese te Mareshallit te Beogradit dhe RIA-s ruse!
    Cdo lutje per bisedime ( pazarlleqe ) te reja politike do te sillte jo vetem vonesa te reja, por edhe cenim te metejshem te thelbit dhe qellimit te saj madhor per Drejtesi e shtet ligjor ne Shqiperi, sic ka ndodhur te pakten kater here gjate ketyre 15 vjeteve te fundit!
    Enough it’ s enough, thone miqte dhe aleatet tane strategjike amerikane!
    Edhe durimi kinez i Ambasadorit te nderuar amerikan, Shkelqesise se tij Donald Lu ka nje kufi!
    Enough it’s enough!
    Boll me!
    Eshte koha per veprime jo per pisedime!
    Pisedime… nuk eshte gabim ortografik. Nje fjale e re shqip per pazarlleqe te felliqta, per bisedime te pista pa bereqet, per te vra kohen e te ardhmen e shqiptareve dhe Shqiperise!
    Shkurt e shqip: Jo me pisedime!
    Le te flase sovrani me voten e tij te lire!

    Sent from my iPhone

    Reply to this comment
  12. kris 1 June 27, 00:05

    jam isigurt se Majkua para se te shkruaj ka marre konsesusin e Saliut.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*