Delja e bardhë, delja e zezë

June 6, 2017 10:58

Delja e bardhë, delja e zezë

 

Nga Bedri Islami

Ka një vërshim të shfrenuar nga mjaft portale, shumica e të cilave ishin theksat më të flaktë të opozitës në çadër, në mesin e bulevardit, megjithëse e dinin se e gjitha ishte një fiasko politike, për të krijuar në shumicën e deritashme qeverisëse gjendjen e një lufte të shpallur e të pashpallur.

Që nga nata e 17 majit dhe enigma e misterit të pazbuluar, të trumhasur pasi dolën krejt befas nga një lojë e pështirë, të cilën këmbëngultas ishin të gatshëm ta shndërronin edhe në përleshje e në gjak, në thyerje e plaçkitje, ata, vrulltas, kthyen gjithë mllefin e tyre në krijimin e psikozës së luftës mes dy forcave kryesore politike të qeverisjes, PS dhe LSI, e herë pas here edhe kanë krijuar një gjendje që u shkon për shtat.

Vrulltas po synohet të krijohet bindja se në qeverinë e deritashme kemi pasur dy dele, ose dy deshër, një i bardhë dhe një i zi, dhe, ajo që e sheh kupën gjysëm plot, thotë se e bardha ishte PS; ajo që e sheh gjysëm bosh shkruan se e zeza ishte LSI, dhe anasjelltas.

Me domosdo synohet të krijohet bindja se në qeverinë e deritashme ka pasur vetëm lojë luftrash, se dy palët janë përplasur deri në theqafje me njëri tjetrin dhe tani që luftrat mbaruan, ata që deri dje i shikonin si vrastarët e së mirës dhe shpëtimin e kërkonin tek një çadër dhe Basha, tani parcelizojnë vetë shtetin.

Është krejt e logjikshme që në një fushatë zgjedhore lideri i një partie të caktuar të deklarojë se ne do të jemi partia fituese dhe do të qeverisim, qoftë edhe për herë të parë në drejtimin e një kabineti qeveritar, si deklaron në çdo meting të saj Lëvizja Socialiste për Integrim. Se sa e ka takatin, ajo e di vetë, por koha nuk është e largët për të sjellë një dëshmi konkrete.

Është e pranueshme që lideri i një force politike që mendohet se mund të ketë deri në 66 deputetë të rritë oreksin dhe të thotë se dua 71 deputetë dhe të qeverisë si forcë e vetme politike, ashtu si mendon PS e sidomos lideri i saj me disa drejtues lokalë rreth e rrotull tij. Të synosh drejt një diçkaje të vështirë arritshme nuk përbën asnjë faj. Dëshira për të qeverisur fillikat është vështirë e realizueshme në këtë vend. Ndoshta as e dobishme.

Të pretendosh se ke qenë gjithë forcë fituese, edhe kur ke humbur thellë dhe se kërkon të kthehesh në qeverisje, sapo ke dalë nga një çadër beduinësh politikë, përmes një slogani që as vetë nuk e di, si ndodh me PD-në, përsëri nuk është faj i madh, megjithëse njëra ndër ëndrrat pushtetndjellëse që nuk të joshin dot.

Partitë kanë llogaritë e veta, bëjnë fushatën e tyre dhe ndryshe nga sa ka ndodhur herë të tjera, kësaj here, ujrat elektoralë në bazë janë të qeta, kreshpat lart janë të nxehta dhe të ashpra.

Kjo po ndodh edhe mes dy forcave qeverisëse të deritashme.

A ishte gjithçka ndodhi, në thyerjen e natës së 17 majit, një komplot kundër asaj pjese të qeverisë, e cila ishte strukturë e Lëvizjes Socialiste për Integrim apo një veprim që ishte përkëdhelur edhe prej vetë asaj?

Askush më shumë se një pjesë e qeverisë nuk e kërkoi këtë pakt. E kërkoi vrullshëm me zë e pa zë, e kërkoi në vete, pas asnjë marrëveshje paraprake, në disa raste edhe si presion ndaj së përbashktës. Kur ndodhi u gjendën befas si jashtë lojës, në të cilën kishin qenë pjesë.

A ishte kjo qeveri, që po shkon drejt përfundimit të mandatit, një rastësi politike, sepse nuk kishte rrugë tjetër dhe a do të ishte normale të vazhdohej kjo rrugë, e cila, edhe pse mund të ketë kthesa të ndryshme, do të shkonte drejt qëllimit të përbashkët?

Nuk ishte një rastësi, ishte një marrëveshje politike, por edhe një përparësi politike, pasi mbështetej nga një koalicion më i gjërë se sa ai që mund të formohej vetvetiu, ishte në syrin e një marrëveshje të partive simotra evropiane, ku ishin pjesë sëbashku. Nëse ka qenë e tillë deri më tani, me cilin vrull po vrapojnë ta shkelmojnë aq vrullshëm, sa që nuk ka ndodhur asnjëherë më herët?

Përse “ luftëtarë” politikë, të lidhur me shefat e tyre, po kreshpërohen më shumë se sa vetë shefat, që tani po futen në lojë me tone të rënda dhe, pas asnjë lloj qetësie e dashurie, po ndezin motorrët e rëndë të një përleshjeje që më në fund mund të ketë përsëri një “martesë” të lumtur?

“Luftëtarët” e vegjël janë më të bezdisurit, sepse, duke dashur të dëshmojnë madhështinë, janë tejet shkurtabiqë politikë. Nëse sinjali i dhënë nga shefi në një kohë të duhur është se kështu mund të marrim më shumë vota, ata kreshpërohen si shenjë besnikërie dhe, duke dashur të jenë zjarrtarët e parë, bëhen tami që nuk lë të shikohen të përbashkëtat. Kam ndjekur këto ditë disa nga deklarimet e tyre. Toni i përdorur, një lloj vetëmburrjeje politike e njerëzore, sakrilegji i vetëdijshëm dhe fodullëku, janë në skajin tjetër të të qenurit i përgjegjshëm dhe i mençur.

Në zgedhjet e fundit parlamentare, LSI u rrit me rreth 100 mijë vota, ndërkohë që PS ruajti kuotat e saj të zakonshme, të cilat, mendoj, se do i ruajë përsëri. 100 mijë votat rrodhën nga teneqetë e PD-së, e cila, kërkon kthimin e restos dhe këtë mund ta arrijë duke e paraqitur LSI-në si delen e zezë të qeverisë, e cila do të ketë një fund politik.

As ndryshimet kushtetuese të mëherhsme dhe as marrëveshjet e tashme nuk e zhbëjnë dot një forcë politike. Ajo do të mbetet edhe për një kohë, të paktën, i treti i domosdoshëm. Por, që të jetë i besuari i madh, më parë le të jetë ideja dhe vizioni qeverisës, më pas mllefi raskapitës.

Një qeveri e përbashkët mbart mbi vete në mënyrën më të përbashkët të mundshme, të mirat që ka sjellë dhe dobësitë që ka pasur. Ose të dyja palët e një strukture kanë punuar mirë, ose kanë punuar keq. Qeveria nuk ndahet në ngastra; këto janë të mijat, këto janë të atyre. Pushteti është ndarë me ngastra, edhe pse nuk duan ta pranojnë. Pushteti qeverisës ka qenë tabu partiake: mos u fut në sinorët e mi se nuk do të futem në sinorët tuaj. Jo vetëm për njerën palë, por gjithësa herë është ndërruar pushteti, administrata ka lëvizuar. Specialistët janë larguar, metingashët kanë ardhur. Nëse ministri i Drejtësisë, për shembull, ka qenë i LSI atëherë të gjithë, ose të gjithë  drejtorët e burgjeve kanë qenë të zgjedhur prej saj. Po ashtu edhe regjistruesit e pasurive vendore, hipotekave. Njëjtë kanë vepruar edhe ministrat socialistë. Ujët ka rrjedhur nga lart e ka pushtuar portet e punës poshtë. Edhe po të duash, nuk shpëton dot nga ky postulat politik.

Nëse qeveria ka ndërmarrë reforma, kudo që janë ndërmarrë, ata janë fryt i përbashkët. Nuk mund të ketë reforma vetëm të deles së bardhë dhe kundërshti vetëm të deles së zezë. Nuk mund të ndodhë që gjysma shkëlqen dhe gjysma është në terr.

Reformat e rëndësishme që janë ndërmarrë kanë qenë mund i përbashkët. Dështimet e pritshme që kanë ndodhur kanë qenë po ashtu të përbashkta. Loja e luftrave që ndodh tani  është si një dëshmi e trimërisë pas betejes. Është, pak të thuash, mashtrim i vetvetes për të mashtruar të tjerët.

Qeveria dhe vetë qeverisja është akt i përbashkët. Nuk është si parcelat, “arëzat dhe tufzat” e dikurshme.

Koha për t’u ndarë dy forca qeverisëse mund të jetë gjithnjë e mjaftueshme.

Arsyeja për të qenë sëbashku është mbi këtë version kohor.

Një gjë është e qartë: ose keni qenë të gjithë në rrugën e duhur, ose keni qenë të gjithë të gabuar. Ndarje thikore nuk mund të ketë në një qeverisje të përbashkët. Është koha e mendimit.

June 6, 2017 10:58
Komento

16 Komente

  1. alarmi S.O.S June 6, 11:09

    O tragjedi qe e ke emrin dizinformacion injorance Fev-zi
    Po mire o Islamiku Bedri qe tregon vetem perralla me LSI mbylljen qe ben ne fund:’Kane qene ne rrugen e gabuar apo te drejte’ koalicioni i ngjalave ti nuk e di!?
    Per ke koalicione popull e demokraci o Isla,mi Bedri kur ketu 27 vjet nuk ka ngelur as din e as iman e as NISHAN i ish ‘nenes Shqiperi’ e ti vazhdon propoganton simbolin e korrupsionit me emer arti ‘Like flori’!

    Reply to this comment
  2. Proletar me Kopan June 6, 11:17

    Bedriu vjen Verdalle pa thene asgje .

    Tani mezi pranon qe politika na ka kthyer ne dele
    dhe jo vetem , por
    Duke ndjekur ideologjine Kapitaliste
    qe ndan Seksualitetin nga krijimi apo prodhimi
    duke KONTRABANDUAR MITIN e omoseksualeve si nje paradigme magjepse
    per masat [ Delet me ngjyra te Ylberit ].

    Loja keto 27 vite eshte bere .
    Europianet nuk prodhohen ME

    Emigrantet do ti zevendesojne Europianet
    Tashme ne vend te popujve me rrenje e me Kujtese Historike , si dhe me Kujtesen e Klasave konfliktuale , dhe me arritjet SOCIALE
    pO KRIJOHEN dele post – identiteti SKLLEVER
    pa vetedijen e Klases , te POSHTERUAR dhe te gatshem te pranojne FASONIZIMIN si e vetmja menyre Moderne Skllaverimi .

    Bravo Bedri per Guximin qe na bere Dele .

    Por _:
    Kur ne fjalorin tende , do te sjellesh
    fjalet e Haruara
    Shfrytezues e te Shfrytezuar ?

    Reply to this comment
  3. Proletar me Kopan June 6, 11:25

    Bedri !
    A di ti te besh Zgjedhimin
    Shrytezim ?

    Perse sulmohet vetem Ilir Meta si Hajdut ?

    Kur dy partite e tjera kane vjedhur po aq , ose me shume ?

    Perse ju Intelektualet i mbani ISO
    partive ,
    sipas Ngjyrave qe pelqeni ?

    Kush e shkateroje te Majten ?
    Partine qe mbronte shtresat e varfera dhe klasen puntore ?

    Reply to this comment
  4. Devolliu June 6, 11:35

    Dakort Bedri ,
    edhe mund ti biesh kesaj melodie pa u lodhur .
    Por a mund te na thuash ::
    Ky eshte sistemi qe po u le femijve te Tu ?
    A mendon se edhe ti je ne rrezik nga ky sistem ?
    Te pakten perpiqesh ta luftosh , dhe jo ti besh Fresk .
    Kujt i hyne ne pune Fitorja e Edvinit ,?
    Kujt i intereson se fitoje Basha apo LSI ?

    Asgje nuk ka per te ndryshuar .

    Reply to this comment
  5. naim June 6, 11:38

    ן nderuar Bedri.Me pelqeu shume shkrimi,por do ishte ma e sakte te thoje “cader e gabelve politik” e jo “cader e beduineve politike” se ndryshimi midis beduinve e gabelve eshte thelbesor e ti Bedri si shkodran qe je e din mire kte.pershendetje

    Reply to this comment
  6. MOKO June 6, 12:13

    I nderuar Bedri: Para pak kohesh,ishte justifikimi i ketij kryeministri,qe vetem kryeminister nuk mund te jete,qe FAJIN PER ♀Ç’DO GJE E KISH SALIU,TANI PO DEL E KA ILIRI??? Per tu habitur,aq sa po habit edhe vete socioalistet.Por si mundet une e njerezit e mij,qe ky njeri na mashtroi per 4 vjet,si mundet qe socialistet,per 27 vjet,u poshteruan nga Pd,nga Saliu,e kryefjala e ketij soj sezi kryeminister,na gedhihej e ngrysej duke hedhur helm ndaj Saliut,sot e fal? Ça ka ndryshuar? A mundemi ne socialistet te besojme me kete megaloman e mashtrues? JO PER HERE TE PARE DISA VOTA NUK I KE ME.Mund te jene pak.por si ine jane me mijera socioaliste qe i sakatove,i mashtrove dhe u talle dje e po tallesh sot.

    Reply to this comment
    • Proletar me Kopan June 7, 01:16

      Hall me burre e Hall pa Burr ,
      Hall mos te martohesh Kurre .

      PO NUK VOTOVE
      Politikanet bejne ç’fare tu doje qejfi .
      [ por ti nuk je bashkePuntor dhe mund ti quash kriminela ]

      PO VOTOVE
      Njelloje do te sillen ,
      POR me lejen Tende .
      Dhe kjo QUHET LIGJ .

      Valle behet populli bashke e mos te votoje ?
      shume veshtire te behet populli bashke ,
      e TU ULURAS
      NE fytyre politikaneve ::

      Kush dreqin u ka zgjedhur — kush jeni ju .—
      NE nuk ju kemi votuar ………………………………….

      Reply to this comment
  7. kris 1 June 6, 13:39

    Pune delesh..Ta lexoje ndonje coban.Une qumeshtin e paguaj kesh

    Reply to this comment
  8. Guri June 6, 16:05

    Eshte e vertete qe reformat i bene bashke, humbjet dhe fitoret duhet t’i kene bashke. Po pse, Z. Bedri nuk kritikon faktin qe jane ngritur disa leseiste te tipit Mahmutaj e Kryemadhi dhe bertasin se reforma arsimore ishte nje deshtim dhe ata do ta ndryshojne po te vijne ne pushtet. A nuk e votuan ata reformen? A nuk ishte e LSI-se zv.ministrja e arsimit qe mori pjese ne krijimin e saj? Atehere si mund te dalesh kunder nje punes tende pa u kerkuar falje njerezve per fajin qe ke bere? Mjafton kaq te duket sheshit se kush eshte LSI-ja e “presidentit”.

    Reply to this comment
    • Agron June 7, 10:28

      Pse mos te votojme Ilir Meten ,
      dhe te Nxjerrim nga loja
      dy partite e medha ,
      duke i lene PA PUNE ?
      Ashtu si na lane keto 27 vite .
      Te humbur jemi edhe me Meten , se nuk do te ndryshoje gje ,
      por te pakten do te kenaqemi ,
      qe nuk do ti shohim me disa fytyra
      si Edi ramen , sali berishen dhe lul bashen .

      Blushit ? pse jo

      Reply to this comment
  9. lili June 7, 02:21

    Dele moj dele!kjo tregon si e konsiderojne popullin keta..boykot zgedhjeve ose kryq te madh antiqelbesirat e ketyreve 27 vjete.

    Reply to this comment
  10. Arber Iliri June 7, 05:13

    Alabake e mashtrues qe rendin pas pushtetit duke shitur cdo gje me mandatet e florinjta qesigurojne keshtu i dhane Berishes mundesine te shkateronte Shqiperine nga 2005 deri ne 2009.Alabake.Kjo eshte LSI.

    Reply to this comment
  11. s.h. June 7, 11:11

    DITA ….po na merzit me analiza te rendomta !

    Reply to this comment
  12. Titi June 7, 11:19

    Pse Edi Rama preferoje
    Ngjalen e Saliut , dhe
    perse u merzit me ngjalen e Ilirit ?

    Reply to this comment
  13. Bedri, o dele e urte e grigjës së LSI-së June 8, 16:12

    Nuk ka faj Bedriu, se flet nga USA, si e ëma e Zeqos ne majë të thanes………..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*