Dëm 54 mln $ shtetit, bie akuza e korrupsionit për ish-kreun e ARRSH

November 19, 2018 14:32

Dëm 54 mln $ shtetit, bie akuza e korrupsionit për ish-kreun e ARRSH

Ish-kreut të ARRSH-së, Dashamir Xhikës i është pushuar akuza e korrupsionit në lidhje me dosjen e autostradës Tiranë-Elbasan. Ndaj tij tashmë rëndon vetëm akuza e shpërdorimit të detyrës.

Në ldhje me këtë Gjykata për Krime të Rënda ka shpallur moskompetencë për dosjen e ish-kreut të ARRSH, Dashamir Xhika, duke ia kaluar Gjykatës së Tiranës.

Ish-kreu i Autoritetit Shqiptar të Rrugëve u prangos mbrëmjen e 2 shkurtit 2018 me akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.

Xhika dhe 2 ish-vartësit e tij Albens Alite dhe Aksel Qorduku akuzohen për abuzime ne ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan.

Prokuroria i akuzon se i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 54 milionë dollarë, ndërsa kjo rrugë do të kushtonte 407 milionë dollarë, deri në përfundimin e saj, sipas marrëveshjes së nënshkruar në vitin 2011 mes shtetit dhe bankës islamike.

l.h/ dita

November 19, 2018 14:32
Komento

8 Komente

  1. Arben November 19, 14:38

    Te kesh kumbar baba liken dhe te denohesh, nuk ben vaki ne shqiperine tone.

    Reply to this comment
  2. XXL November 19, 16:20

    POULLI DO dëmIN prej 54 milionë dollarëVE….

    Reply to this comment
  3. valentina November 19, 16:45

    Vepro me shpejtesi kryeminister kurve,pastroje te gjithe te korruptuarit nga akuzat para se te ngrihen organet e drejtesise. a mund te na thuash cilet zyrtare te arrestuar me buje te madhe nga policia e qeverise se rilindjes eshte denuar ,apo ka qendruar ne burg?pra kjo paska qene njera nga arsyet perse presidenti hajdut nuk dekretonte ministrin e brendeshem?po kerkesa tjeter cila eshte nga presidenti hajdut,besoj mosarrestimi i klement balilit per te cilen shkarkove Fatmir xhafen,sepse presidenti hajdut nuk i firmos kollaj dekretet pa marre maksimumin,apo do tu thuash perseri shqiptareve se eshte gjykata qe vendos, atehere perse i arreston policia pa prova?apo duke i kerkuar gjykates te denoje kriminelet e rruges si shullazi etj,te perdorur prej jush politikanet si majtas dhe djathtas,dhe mbuloni pislleqe e ish-pushtareve dhe pushtetareve te sotem,vazhdoni e shkelini me kembe shqiptaret kur nuk ka mbetur popull tju shkerdheje te katermbedhjetat tu nxjerre zvarre nga zyrat e korrupsionit.

    Reply to this comment
  4. syri November 19, 16:50

    Saliu dhe Likja jane akoma te paprekshem! Deri kur?

    Reply to this comment
  5. Perkthyesi November 19, 20:58

    Normal qe keshtu do te ndodhte, e kunderta do te na cudiste. Nuk eshte shaka, te denohet nje perfaqesues i LSI? Pavaresisht se i jane vertetuar karagjozlleqet e pista, serish meshirohet, se helbete, e mbron nena parti! Pse jemi kaq te denuar si popull dhe komb?

    Reply to this comment
  6. huri Monikes November 19, 22:32

    Bie akuza se duhesh te ishin vjedhur 108 miljone, me 54 nuk ka akuze! O gjyqtare pocaqi. Ilir Meta ^paska influence mbi gjyqtaret?!

    Reply to this comment
  7. Hajduti me çizme LSI November 19, 23:42

    58000000$ I kane mjaftuar per te blere prokurore gjyqtare plus edhe per kryetarin Like keshtu qe dalin te gjithe te lumtur nga kjo vjedhje e perbindeshme alla LSI
    Kujdes mos vidhni ndonje pule se pa frike do ju denojne me burgim te perjetshem !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*