Demalia, Sigurimi i Shtetit dhe dosjet e munxosura

August 23, 2017 21:42

Demalia, Sigurimi i Shtetit dhe dosjet e munxosura

Çerçiz Loloçi

Ilir Demalia i është përgjigjur sërish ish-drejtorit të Arkivave të Ministrisë së Brendshme, Kastriot Dervishi, por nuk ka thënë asgjë për babain e vet, Binak Haxhia Demalia, Oficer i Sigurimit të Shtetit, (sektori i Kundërzbulimit), në vitet 1950-1970.

Binak Haxhia Damaliaj kishte mbaruar studimet e larta në San Petersburg dhe ka punuar shef sektori në Tregtinë e Jashtme deri në 7 mars 1975 kur u arrestua dhe u dënua me 4 vjet ( 3 vjet për “Agjitacion e Propagandë” dhe 1 vit “Për shpërdorim detyre”). Për më tepër shiko linkun ku Demalia rrëfehet për të atin (http://balkanweb.com/site/ilir-demaliaj-arrestimi-i-tim-eti-pas-bisedes-me-dy-kosovaret-ne-hotel-dajti/)

Natyrisht se për punën e të atit, s’mund të jetë përgjegjës askush tjetër në moshë madhore, pra mbi 18 vjeç, megjithëse në rastin e familjes Demalia, pas dënimit të kryefamiljarit kanë vuajtur edhe gjithë pjesëtarët e tjerë të familjes, përfshi edhe vetë Ilirin.

Ka mundësi që edhe arrestimi i Binakut, për ‘shoqërimin e vetëm të dy shqiptarëve nga Kosova’, të ketë qenë një gjyq i montuar, por më saktë për këtë mund të flasë publikimi i plotë i dosjes, që mundësohet edhe nga Autoriteti përkatës.

Nga ana tjetër janë plot 15-20 vjet veprimtari të Binak Haxhia Demalia në Sigurimin e Shtetit, madje në një sektor shumë delikat dhe shumë të besueshëm, kundërzbulim, çka nuk mund të shkonte kushdo dhe vështirë të mos përziheshe në punët kriminale që bënte ‘arma e dashur’ e diktaturës së proletariatit.

Shoqëria shqiptare do të përfitonte mjaft nëse hapen dosjet e kësaj periudhe, të cilat do të ndriçoninin më mirë atë kohë të periudhës diktatoriale, por edhe do të shërbenin si mësim për pushtetet e sotme dhe të ardhme, pavarësisht se janë sisteme diametralisht të kundërta dhe kanë tjetër qasje ndaj jetës njerëzore.

Sipas një prej themeluesve të Sigurimit të Shtetit, Vaskë Kolecit, në letërkëmbimin me Enver Hoxhën më 26.11.1948 thuhet tekstualisht se “organet e Sigurimit ishin organe kriminale, të arrestuarit  trajtohen keq, kundër tyre ishin përdorur torturat si rrahje me dru, kamxhik, litar të lagur, telefon, jelek, lënia pa bukë, pa ujë, pa gjumë, përdorimi i pincave, etj”.

Duhet thënë se pas viteve nëntëdhjetë janë botuar disa monografi për raportet e shkrimtarit me diktaturën, akoma më sakt për raportet e Kadaresë me regjimin që lamë pas. Të gjitha së bashku apo edhe ato që mund të botohen në të ardhmen as e ulin dhe as e ngrenë krijimtarinë e Kadaresë, të njohur botërisht në mbi 50 gjuhë të huaja, por tregojnë gjithsesi për marrëdhëniet tepër të vështira të krijuesit nën diktaturë.

Ndërkaq duhet shtuar se madhorë të Sigurimit të Shtetit, pinjollë të tyre apo të emërtesës së lartë, kanë shpifur sa kanë mundur, në mënyrë konsekuente, të pandërprerë duke dashur të denigrojnë figura që janë shumë përfaqësuese për kombin dhe shtetin shqiptar. Islamikë, fundamentalistë, ish-drejtues të lartë të emërtesës komuniste që u ra “kalaja buzë Adriatikut” rrëmbyen kartën e nacionalizmit dhe u bënë flamurtarë të gjërave të paqena.

Kadaresë i tunden kohë pas kohe dy letra të vetme në Komitetin Qendror dhe qëllimisht lihet në hije ditari sekret i Enver Hoxhës që shkruante në 20 tetor 1975 “ky poet borgjez atakon gjithë ndërtimin e socializmit në vendin tonë, gjithë direktivat e Partisë, gjithë politikën e strukturës dhe të superstrukturës dhe e quan një blof të madh që bëhet me qëllim për të mbuluar ‘kalbëzimin dhe burokracinë’. Me keqardhje ky poet korbash thotë se “Topa, himne e valle ka kundër armiqve’ por ‘kundër burokracisë s’ka konsuj’.

Me fjalë të tjera s’ka parti që të luftojë burokracinë dhe Partinë tonë marksiste-leniniste e quan ‘konsuj’ ose ‘prokonsuj’ si në Republikën e Romës antike, që u rrënua. Kështu do të rrënohet për Ismail Kadarenë edhe socializmi tek ne dhe këtë predikim e bën në vargjet e pjesës nr. 3. Për këtë poet reaksionar rendi ynë socialist është një rend burokratik dhe burokratët i kanë ‘duart të lyera deri në bërryl me gjak’, ‘rrëmojnë themelet, lajnë gjakun e dëshmorëve etj. etj’. Të gjithë këta përbindësha të veshur ‘si pashallarë të kuq me dekorata etj, kanë zyrat, ministritë, Komitetin Qendror dhe çojnë trupin e revolucionit në varr’”…

 

August 23, 2017 21:42
Komento

8 Komente

  1. Ish-Studenti August 24, 00:19

    O Cerciz, para se t’i besh biografine ilir Demaliajt, pse nuk i ben biografine vetes? E mban mend ku ishe ti kur i ati i Ilirit ishte ne burg? Po nuk e mbajte mend ti, ta kujtoj une: ti si sekretar i rinise i universitetit, na caje veshet neve studenteve ne mbedhje te pafundme per huliganet qe kishin hyre ne ambasada e kishin tradhtuar atdheun. E mban mend tani, apo nuk degjon nga ai vesh?

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 August 24, 11:38

      o lal
      ndyrësira të tilla e kanë lënë këtë vënd këtu ku është!!
      shumë herë është thënë se po të ishin ngritur të persekutuarit e vërtetë e të kishin kërkuar llogari??
      do të kishim mbaruar punë shumë shpejt e do të kishim vazhduar të shkonim përpara,por janë persekeutorët që nuk ju lanë vënd të persekutuarve!!jua zunë vëndin dhe nuk po na lënë të ecim përpara!!
      injorancë e papërfytyrueshme!!ndyrësi e pafund!!

      Reply to this comment
  2. anticensurë25642654 August 24, 09:54

    ja dhe një bajgë e njohur me emër të bukur Çeço Loloçi në sulm e sipër!!
    çeço loloçi,bajga e brumosur në sistemin komunist,ose e ka marrë si trashëgim nga mbretëria e shëndritëshme zogolljane,ose thjeshtë nga ndyrësia e lindur,përdor shantazhin për të mbyllur gojën dikujt!!nuk kundërshton atë që thotë demaliaj,por i përmënd se “diku i ka shpëtuar një pordhë”apo i jati paska qënë oficer i sigurimit në kundërzbulim!!
    dhe për ta quajtur kriminal sigurimin na sjell një thënje të ’48ës!?
    uuuuuuuuuuuaaaaaaaauuuuuuuuuu!!
    o na rrofsh pallën o çeço!!
    o koqe gomarit që kujton se rromakët dhe skënderbeun duhet ta vlerësojmë në bazë të kartës së të drejtave të njeriut!!apo duhet ti dënojmë për genocid a mos zbatim të marrveshjes së gjenevës për robërit e luftës!!
    he copë mishi i kalbur që kujton se po të jesh prezent qelb gjithë botën!!jo mor debil,të hedhin në kosh të plehërave dhe asgjë më tepër!!
    nëse sigurimi ka pasur një degë që ne shqiptarët duhet ti jemi mirnjohës,ka qënë ajo e KUNDËRZBULIMIT!!
    pra dhe i jati i demaliajt qënka për tu lavdëruar!!
    nëse stë pëlqen ajo që ka thënë demaliaj!?kundërshtoje dhe mos u merr me bolet e tij!!për fat të keq tëndin nuk ka qejf tia prekin meshkujt!!
    ti flet për çfarë ka shkruar enveri dhe për dy letra të kadaresë,por nuk flet për tërë ato poezi(fantastike),për ato libra që ai ka shkruar(që na kanë mbushur mëndjen se jetonim në “kështjellën e pamposhtur”se “kishim fatin të jetonim me fanarin që ndriçonte botën”)dhe më pas me paturpësinë më të madhe tha se “unë i kam shkruar për tu kuptuar ndryshe”!sepse unë “dija gjithë pisllëqet që ndodhnin në diktaturën e proletariatit”,nuk flet asnjë fjalë për postet dhe privilegjet që ai pati dhe i shfrytëzoi me kënaqsinë më të madhe!!
    shko mor hale e ndyrë!!
    ps:kam lexuar disa herë shkrime të demaliaj dhe nuk më kanë pëlqyer fare,por në këtë rast jam në krah të tij!!sidomos kundër këtij shantazhi të ndyrë!shantazh i njëjtë me atë që ju bë psiko lubonjës disa muaj më parë!!
    ndyrësi,prej ndyrësirash!!ndyrësira të kohëve të errëta,si diktatoriale,berishjane dhe rilind-idiote!
    e paskemi të vështirë ta heqim ndyrësinë nga shpirti!!nivel shumë i ulët mendor!!

    Reply to this comment
    • Tap Topi August 24, 12:55

      Per “Ish-Studenti” dhe jo vetem…

      Falemiderit per informacionin zoteri, se nuk e dija qe pervec sahanlepiresit numer nje te regjimit diktatorial te kete patur dhe nje bicim sekretar rinie te universitetit (spiun i diktatures komuniste !?) , i cili paska pergojosur dhe denigruar permes shpfjes te larguarit me ambasadat.

      Tani qe u njoha me kete fakt, po perseris nja dy fjale vecanerisht per te, e permes tij per gjithe laskaret miope, mbeturina te pareciklueshme te ish-regjimit diktatorial, njekohesisht sherbetore te ketij regjimi fashisto-demokaotik.

      S’me takon mua te flas ne emer te Ilir “tropojanit”, se ne kushte te barabarta do te ishte ne gjendje te perballej menderisht dhe denjeshisht me cilindo njethundrak shqipfoles, qe do te ishte i interesuar per ta denigruar personalisht dhe famijarisht

      Per dijenine e brezit me te ri, te larguarit e ambasadave ishin ajka e atyre shqiptareve te cilet nuk iu binden kurre njerit prej regjimeve nga me diktatorialet qe njohu historia e pasluftes. Nder ta, krahas qytetareve me arsim te mesem asokohe i detyrueshem, ka patur dhe mjaft intelektuale, te cilet punonin me ndershmeri ne qendra pune dhe institucione shteterore, te cilat ish-student kokpalar i Ramiz Alise do ta kishe enderr te punonte dhe sot.

      Nese sot Shqiperia ka degraduar ne kete gjendje “kallamishte dhe balte”, ku per shkak te papunesise dhe mungeses se kushteve dinjitoze te jeteses me shume se gjysma e shqiptareve duan te marrin arratine, dhe nese sot ky komb gjendet me i percare se kurre, ku krimi ndershqiptar po ben kerdine (qytetaret vriten me njeri tjetrin per motive fare te dobta, vriten per “pse me sheh”, per nje vije uji ose per nje cope gardh, babai vret te atin, burri vret gruan e anasjelltsas, gjakmarrja eshte kthyer ne tmerr, etj.), per keto dhe shume super-idiotizma te ngjashme me keto, nuk jane aspak fajtore ata afro 5000 liridashes qe u larguan para afro 30 vitesh permes ambasadave, por qelbesirat e qelbesirave qe i rendojne dhe i bejne vec hije asaj toke. Per gjendjen aktuale fajin e kane vetem vemjet e peshtira, pjellat e sojeve dhe sorollopeve pa din dhe pa iman. Eshte cinizmi, paskrupullsia, paaftesia, egoja dhe mania e tyre per te shpifur, shantazhuar, dhe kundershtuar cilindo ze te fuqishem opozitar, ndaj nuk ben preokopi vatani. Ne damaret e tyre rrjedh vetem gjak i perzjere tradhtaresh dhe kusaresh!

      Pasojat e gjendjes se sotme jane gabimet e pafalshme te 1990-es !!!

      Nga thembrat majat o kermat e kombit, qe me ne fund te marre fryme lirisht vatani.

      Dita e shpagimit s’ka ardhur akoma, por nje shprehje thote: “Zoti vonin por nuk harron !”

      Reply to this comment
  3. A. Zapata August 24, 13:00

    Pse kaq pak komente dinjitoze?

    Censure apo “Sommerloch” ?

    Reply to this comment
  4. Arber I August 24, 17:09

    Artikulli eshte nje pacavure tendencioze me shpifje dhe halucinacione. Si mund te thuhet: “Nga ana tjetër janë plot 15-20 vjet veprimtari të Binak Haxhia Demalia në Sigurimin e Shtetit, madje në një sektor shumë delikat dhe shumë të besueshëm, kundërzbulim, çka nuk mund të shkonte kushdo dhe vështirë të mos përziheshe në punët kriminale që bënte ‘arma e dashur’ e diktaturës së proletariatit.(???) Ja pra qe Binaku nuk eshte perfshire. Nuk shkruhet me hamendje te semura te gazetareve te deshtuar.

    Reply to this comment
  5. Krist August 25, 01:45

    Ne vijim te Arber I,them me pergjegjesi,se Binak Haxhija,nuk ka qene asnje dite shef sektori ne tregtine e jashtme.Ai ishte si operativet e tjere (jo ne organiken e TJ)Ka qene burre i nderuar,dhe nuk ka vepruar si koleget e tij.Bile edhe arrestimi tij,erdhi vetem se shoqeroi dy kosovare,bile ishte i ftuar nga tregtija jashtme,te merrte pjese edhe ne nje dreke ne natyre (sic merrnin zakonisht pjese edhe operativet e tjere,neper dreka,apo darka qe zhvidhoheshin me te huajt.Ky takim ishte edhe sebepi,per ta hequr,se nuk bente ,cfare kerkohej nga ministria e tij.

    Reply to this comment
  6. Arben August 25, 07:34

    VDEKJE VDEKJE VDEKJE VDEKJE

    SLLAVO-KOMUNIZMIT DHE SIGURIMIT TE SHTETIT

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*