Demarkacion vetëm nëse Kosova anëtarësohet në OKB

August 17, 2018 21:20

Demarkacion vetëm nëse Kosova anëtarësohet në OKB

Dialogu me Serbinë do të përfundojë në mënyrë të suksesshme vetëm nëse Kosova të bëhet anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Ky është kushti i padiskutueshëm që presidenti kosovar Hashim Thaçi ka ripërsëritur përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Twitter, tani që duket se qëndrimi i tij është përafruar me atë të presidentit serb Aleksandër Vuçiç për rishikimin e kufirit mes dy vendeve.

Fundi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, përfshirë demarkacionin e kufirit 400 km mes dy vendeve, duhet të garantojë njohjen reciproke dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe institucionet e tjera ndërkombëtare. Opsionet e tjera për përfundimin e këtij dialogu janë të pakuptimta dhe interpretime false”, u shpreh Hashim Thaçi.

Propozimit të mbështetur edhe nga presidenti Thaçi për bashkimin e luginës së Preshevës me Kosovën, i është bashkuar edhe kreu i komunës Shqiprim Arifi.

Por duke folur për radio Dukagjinin, ai kërkoi që përfshirja e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit të mos bëhet e pjesshme.

“Ose shkojmë në tërësi në Republikën e Kosovës, ose mbesim në tërësi këndej ku jemi tani”,  tha Shqiprim Arifi, kryetar i komunës se Preshevës.

Por ai është kundër shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ne duam një Kosovë që është e fuqishme, e cila veriun e ka pjesë përbërëse të saj, qoftë edhe nëse ne do të na duhet të mbetemi në Serbi”, tha Arifi.  

Por përkundër opinionit të kreut aktual, ish-kryekomunari Ragmi Mustafa u shpreh javë më parë se Lugina duhet të integrohej me çdo kusht në Kosovë edhe nëse komunat serbe i kalonin Serbisë.

o.j/dita

August 17, 2018 21:20
Komento

1 Koment

  1. MH August 17, 21:58

    Kjo logjik te bind qe Shqiperise nuk i mungojne atdhetaret.
    Te marrin shembull te gjithe te pavendosurit qe te gezojne atdhetarizmin e atdhetarit Shqiprim Arifit.

    “Ne duam një Kosovë që është e fuqishme, e cila veriun e ka pjesë përbërëse të saj, qoftë edhe nëse ne do të na duhet të mbetemi në Serbi”, tha Arifi.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*