Demarkacioni, Haradinaj i bindur për votën “pro” të Listës Serbe 

March 11, 2018 17:18

Demarkacioni, Haradinaj i bindur për votën “pro” të Listës Serbe 

 

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj nuk i ka humbur shpresat tek votat e Listës Serbe për ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit kufitar me Malin e Zi. Në një intervistë për televizionin publik në Prishtinë, Haradinaj dha edhe arsyet pse është i bindur se Lista Serbe do ta votojë marrëveshjen.

“Jam thellë i bindur se do ta gjejmë gjuhën e përbashkët me Listën Serbe. Është edhe në interesin e serbëve të Kosovës për shkak se plot serbë të Kosovës nuk kanë dokumente të Serbisë. Edhe ata janë të izoluar dhe nuk mund të udhëtojnë jashtë vendit”.

E ndërsa konfirmon se me Listën Serbe është në bisedime, Haradinaj kërkon të shfrytëzojë edhe përçarjet në Lëvizjen Vetëvendosje për të siguruar të paktën dy votat e nevojshme për ratifikimin e marrëveshjes.

“Do t’i lutesha zotit Kurti por edhe deputetëve të tjerë, që shoh se kanë mospajtime brenda Vetëvendosjes, që të mos lejojnë pa kufij që Kosova të presë për votë për këtë temë kaq të ndjeshme”.

Mungesa e konsensusit në Kuvendin e Kosovës mban peng prej 2015-ës ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit kufitar me Malin e Zi. 80 votat e nevojshme nuk po arrihen edhe pse më 16 Shkurt Presidentët Thaçi e Vujanoviç ranë dakord të rishikojnë ato pika të marrëveshjes, për të cilat pati kontestime nga disa parti politike në Kosovë, mes të cilëve edhe AAK-ja e Haradinajt.

l.h/ dita

March 11, 2018 17:18
Komento

1 Koment

  1. mirel March 11, 17:30

    Lista serbe..
    Nga nje ane me duket sikur serbet jane me te kujdesshem per territoret e Kosoves sepse i quajne territore serbe,
    Ndersa Kosovaret qe i kane te tyre, jane gati ti japin me deshire..
    Popull deshtak, mire thone maqedone e serbe, me keq nga jevgjit qe nuk beni dot shtet

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*