Demi injoron Çanin, sulmuesit nuk do t’i pëlqejë deklarata e presidentit

September 14, 2018 12:45

Demi injoron Çanin, sulmuesit nuk do t’i pëlqejë deklarata e presidentit

 

Presidenti i Partizanit, Gaz Demi, nuk i ka pritur aspak mirë kritikat e sulmuesit Edgar Çani për funksionimin e klubit të kuq.

Ish-sulmuesi i “demave” dha një intervistë ku vinte në pah problemet e klubit dhe tregonte se te kryeqytetasit kishte shumë probleme organizative dhe menaxheriale.

Ai vinte në pah pjesën se te Partizani merreshin të gjithë me punë që nuk i takonin.

Panorama Sport kontaktoi me numrin një të klubit Gaz Demi në lidhje me deklaratat e Çanit dhe ky i fundit ka komentuar fjalët e ish-sulmuesit të “demave”.

Atij nuk i ardhur aspak mirë, madje mendon se situatat nuk janë të tilla, pasi në klubin e kuq ka organizim të mirë.

Demi nuk e zgjat shumë, por është i qartë në fjalën e tij. “Nuk më intereson asgjë për njerëz që flasin pa vetëdije”.

Çani ishte lojtari më i paguar te Partizani. Ai fitonte rreth 12 mijë euro në muaj, ndërsa në periudhën që ishte i dëmtuar e uli pagën në 6 mijë euro.

Sulmuesi përjetoi zhgënjim në Shqipëri, ashtu si klubi i kuq ndaj tij.

Pritshmëritë për të ishin të larta, por shtatlarti nuk arriti të shpaloste potencialin e tij, nisur dhe nga dëmtimi që e la jashtë për një kohë të gjatë.

a.s/dita

September 14, 2018 12:45
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*