Demi Lovato thyen heshtjen dy javë pas mbidozës

August 6, 2018 13:38

Demi Lovato thyen heshtjen dy javë pas mbidozës

Këngëtarja amerikane e POP-it, Demi Lovato ka reaguar për herë të parë zyrtarisht ditën e djeshme lidhur me betejën e saj me varësinë, duke thënë se i nevojitet “kohë dhe përqendrim për t’u shëruar nga varësia”.

Para dy javësh Demi u shtrua në spital pasi kishte marrë mbidozë heroine.

Por, dje Demi Lovato ka publikuar në profilet e saj të rrjeteve sociale një letër ku sqaron dhe falënderon të gjithë ata që i ndjenjën pranë.

Gjithmonë kam qenë transparente rreth lidhjes time me varësinë.

Ajo që kam mësuar është se kjo sëmundje nuk është diçka që zbehet ose zhduket me kalimin e kohës. Është diçka që duhet ta kapërcej dhe nuk e kam bërë ende”, shkruan këngëtarja.

Demi, e cila ka folur haptazi në të kaluarën rreth historisë së saj të abuzimit me alkoolin dhe drogën ka falënderuar Zotin, miqtë dhe fansat e saj duke thënë se mendimet dhe lutjet e tyre pozitive e ndihmuan atë të luftonte në këtë kohë të vështirë.

Ajo gjithashtu falënderoi familjen, ekipin dhe stafin e saj në spitalin Cedars-Sinai në Hollywood, të cilët ajo tha se i kishte pranë kur u shtrua pa ndjenja me 24 korrik.

Lovato shkroi:

Pa ta nuk do isha këtu duke e shkruar këtë letër.

Tani kam nevojë për kohë që të shërohem. Dashuria që më përcillni nuk do të harrohet kurrë dhe pres ditën kur unë mund të kthehem dhe t’ju tregoj se kam kaluar në anën tjetër.”

Në një dokumentar të vitit 2017, “Simply Complicated”, Lovato foli për vitet e abuzimit me substancat, çrregullimet në të ngrënë dhe të pirë, duke thënë se ajo filloi të përdorte kokainë kur ishte 17 vjeçe. Ajo hyri në rehabilitim në moshën 18 vjeçe dhe u diagnostikua me çrregullim bipolar.

August 6, 2018 13:38
Komento

1 Koment

  1. Ne te dum fort mi goce ... August 6, 15:26

    me ne fund Demi eshte ngritur ne kembe .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*