Demi Moore, një adoleshente e përjetshme

Redaksia Online December 11, 2012 15:39

Demi Moore, një adoleshente e përjetshme

Stil jetese si i adoleshentëve. Duket se është kjo arsyeja për të cilën 27-vjeçari Vito Schnabel i ka dhënë duart 50-vjeçares Demi Moore. Agjenti i veprave të artit nuk bënte dot një jetë si ajo e Demit, plot festa e argëtim, dhe pas dy muajsh lidhjeje i ka thënë lamtumirë.

Por duket se Demi nuk është dëshpëruar siç bëri një vit më parë, kur humbi bashkëshortin Ashton Kutcher. Ajo është ngushëlluar në një mega party të organizuar nga këngëtari Lenny Kravitz.

Fotot e bëra në festë bënë xhiron e botës dy ditë më parë, duke treguar Demin me një veshje dhe sjellje aspak të përshtatshme për moshën e saj. E ndërsa stili i saj i jetës kritikohet më shumë se të gjithë nga vajzat e saj, Demi është shfaqur sërish në faqet e mediave sot.

Me një gotë kafeje në dorë, duke dalë në mëngjes nga një dyqan “Starbucks”, veshur me pantallona të shkurtra, Demi të kujton historinë e Piter Panit, që s’pranonte të rritej. Ndryshimi është fare i vogël, Demi nuk pranon dot që vitet kanë kaluar dhe nuk do të shkëputet nga adoleshenca.

 

Redaksia Online December 11, 2012 15:39
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*