Demi tregon të ardhmen e Moggi-t dhe misterin e trajnerit kroat

April 9, 2018 11:18

Demi tregon të ardhmen e Moggi-t dhe misterin e trajnerit kroat

 

Presidenti i Partizanit Gaz Demi ka folur dje për zhvillimet më të fundit brenda ekipit, të rejat nga stoli si edhe fatin e Lucciano Moggi-t.

Si fillim ai reagoi edhe për deklaratën e mesfushorit të “Demave të kuq”, Lorenc Trashi i ftuar në emisionin “Zona Gol”.

“Që kur jam futur te Partizani kam pasur besim. Ndonjëherë ka qenë malore dhe ndonjëherë fushore, por unë jam i kënaqur deri tani me Partizanin. Nuk doja të ndërhyja. Trashi më pëlqeu se foli si politikan se është senator. Ai është nga Gramshi dhe është me PS-në. Trashi e ka fituar emrin senator me punën që ka bërë te Partizani. Ata që kanë ikur nuk janë senatorë. Trashi dhe Batha kanë nga 4 vite me Partizanin”.

Italianët e afruar?Unë kam zgjedhur Moggi-n, ai zgjodhi italianët e tjerët. Moggi ka qenë këshilltari im dhe vazhdon të jetë këshilltari im. Pra,ai vazhdon të jetë këshilltari im.”

Trajner kroat?

Kjo është një barsoletë. Dalipi ka 5 vjet që punon për Partizanin dhe mua. Ai është i qetë, pasi kam bërë trajner të Partizanit një përgatitës atletik 30-vjeçar nga Portugalia. Nuk ka asnjë bisedë trajnerësh, përveç se një trajner që është Dalipi. Tani zgjedhjen e trajnerit e kam unë në dorë. Dalipi ka marrë një detyrë pa asnjë objektiv. Ai duhet të bëjë që presidentit t’i pëlqejë loja. Nuk ka asnjë trajner që diskutohet. I kam thënë, më kënaq mua dhe e ke kontratën mbrapa. Ai është djalë me karakter dhe i sinqertë. Nuk diskutohet asnjë lloj trajneri. Më vjen keq që kam hequr Adolfo Sormani-n, për të më vjen keq dhe kërkoj ndjesë. Dalipi e di se Demi nuk i lë njerëzit në baltë”, tha Demi në “Zona Gol” në lidhje telefonike.

a.s/dita

April 9, 2018 11:18
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*