Demokraci apo oligarki?

January 9, 2018 12:40

Demokraci apo oligarki?

Nga Viktor Malaj

“Pavarësisht se duket sikur po qeveris politika, gjithmonë e më tepër rregullin po e vendos biznesi. Sikur ta vendoste në fokus të interesave do ia kisha bërë hallall por, ngandonjëherë, vendimmarrja nën lobingun e biznesit është për të qarë hallin dhe nëse ka një pamje të ulët të keqtrajtimit që biznesi po i bën politikës është moslënia e lëvizjes së lirë të njerëzve mes Shqipërisë dhe Kosovës. Është në nivelin e krimit”/ Pandeli Majko

Pohimi i mësipërm i z. Pandeli Majko është pohimi më i sinqertë që ndonjë politikan shqiptar ka bërë pas viteve ’90. Kurrë nuk kam dyshuar në faktin se z. Majko bën pjesë në një numër fare të vogël njerëzish të politikës që ka mundur t’iu shmanget joshjeve për korrupsion material dhe zvetënim moral.

Si të gjitha qeniet shoqërore, edhe ai ka të metat e veta por sinqeriteti intelektual dhe përpjekjet për dinjitet individual kanë mbizotëruar tek ai përherë.

Pohimi i tij shpreh një të vërtetë të madhe dhe, në thelb, është një dëshmi autentike në favor të konkluzionit se kapitalizmi në tërësi nuk është dhe as mund të jetë demokraci, por ka qenë dhe është oligarki. E thënë me fjalë më të thjeshta, në këtë sistem nuk është populli (demos) që qeveris/sundon, por janë një grusht njerëzish, më të pasurit/oligarkët që bëjnë ligjin në prapaskenë. Populli lihet i lirë të flasë dhe të votojë për ata që dëshiron por cilido që zgjidhet do të vihet, diku më pak e diku më shumë, në shërbim të kapitalit dhe nën sundimin e tij.

Ky fenomen nuk është vetëm shqiptar dhe nuk i përket vetëm kohës tonë. Pavarësisht dërdëllitjeve pa fund të politikanëve shqiptarë dhe isos shurdhuese që iu mbajnë atyre një numër i pafund sahanlëpirësish apo individë të paditur, e vërteta është se fuqia e popullit shtrihet deri tek kutia e votimit e cila mund të ndërrojë qeverisjen dhe njerëzit që e përfaqësojnë atë zyrtarisht, por nuk ndryshon asgjë në vetë thelbin e qeverisjes. Edhe sot, ashtu si më parë, dëgjojmë politikanët e opozitës dhe avokatët e tyre mediatikë të “akuzojnë” qeverinë se ka rënë pre e oligarkëve dhe iu shërben atyre.

Si dje ashtu edhe sot, akuzuesit kanë të drejtë, por e keqja më e madhe qëndron në faktin se thuajse të gjithë akuzuesit janë edhe “të pandehur”, pra ata, kur akuzojnë kundërshtarin politik nuk kanë hallin e popullit, por ndihen keq që kundërshtari po “ua merr” oligarkët për aq kohë sa të jetë në pushtet.

Thënë më shkoqur, akuzuesit nuk kanë hallin e moralit të ulët të kundërshtarit që po flirton me biznesin dhe manjatët e parasë, por sepse po flirton përkohësisht me “dashnoret” e tyre.

Për ta ilustruar më gjerë konkluzionin, që e mbështesin shumë mendje të vlerësuara edhe në botën perëndimore, po marr dy shembuj nga dy perandoritë kapitaliste. Siç e dimë, Britania e Madhe ka qenë perandoria botërore e shekullit të 19-të.

Njeriu më i pasur i Anglisë dhe Evropës së asaj kohe, Nathan Rothshild pati thënë se, “Nuk dua t’ia di se cila kukull vendoset në fronin e Anglisë për të qeverisur Perandorinë. Njeriu që kontrollon paratë e Britanisë, kontrollon edhe Perandorinë Britanike dhe ai që kontrollon paranë britanike jam unë”.

Gjatë shekullit të 20-të, superfuqia dhe Perandoria më e madhe ka qenë SHBA e cila mbetet edhe sot si e tillë. Në vitin 1919 Presidenti amerikan Udrou Uillson thoshte: “Jam njeriu më i trishtuar sepse e kam shkatërruar vendin tim pa dashje.

Një komb i madh industrial kontrollohet tani prej sistemit të tij financiar. Ne nuk jemi më një qeveri e mendimit të lirë dhe as e bindjes ndaj votës së shumicës, por jemi një qeveri e mendimit dhe e imponimit të një grupi të vogël njerëzish të fuqishëm”.

Një studim i përbashkët i disa instituteve prestigjioze amerikane konkludoi parvjet se “SHBA, në fakt, janë një oligarki dhe jo një demokraci”. Thuajse njëqind vjet pas Presidentit Uillson, senatori dhe kandidati për President i Amerikës, z. Berni Sanders pohoi (në vitin 2016) se “Deri tani ka qenë Uoll Striti * që ka kontrolluar dhe sunduar Kongresin. Ne duhet të bëjmë që tani e mbrapa Kongresi të kontrollojë dhe drejtojë Uoll Stritin”.

Kapitalizmi nuk ka përparësi pse sundon populli por, kryesisht, për faktin se duke lejuar dhe nxitur iniciativën e lirë private ka krijuar kushte që ekonomitë e shumë vendeve të industrializohen, modernizohen dhe, rrjedhimisht, të sjellin një zhvillim më të shpejtë të proceseve prodhuese dhe shtim të shumëfishtë të produkteve përkatëse.

Kjo gjë ka ndikuar ndjeshëm në rritjen e nivelit të jetesës së këtyre popujve, ashtu siç ka rritur pa masë hendekun ekonomik midis shtresave dhe klasave të shoqërisë.

Ditën e votimit vlerat e votave të miliarderëve dhe të të papunëve janë të barabarta, por pas konstituimit të qeverisjes ndikimi i të parëve (miliarderëve) në qeverisje në raport me të dytët është si ndikimi i stuhisë në zjarrin e pyllit në raport me përpjekjet tona individuale për ta shuar këtë zjarr.

Duke iu referuar sërish z. Majko, ai thotë se “Pas nesh qëndrojnë bizneset dhe bizneset na thonë ‘prit, kujdes, mos e hap kufirin se më duhet mua koncesioni atje; mos ma hap kufirin se më ul çmimin e mallrave; nuk më duhet mua politika sepse më intereson më mirë të hyjë malli nga ky drejtim se nga drejtimi tjetër’…”.

Këto pohime më se të vërteta të ish-Kryeministrit dhe sot ministër çojnë ujë në mullirin e atyre që kanë pohuar dhe besojnë se, në tërësinë e tij, kapitali nuk njeh moral, as humanizëm dhe as atdhe. Në botën perëndimore janë me mijëra shoqëri prestigjioze të industrisë dhe financave që kanë zhvendosur kapitalet e tyre në vende të huaja duke dëmtuar shtresat e ulëta shoqërore të vendeve të veta, duke rritur shfrytëzimin e popujve të vendeve të tjera dhe duke fshehur sasi të pallogaritshme parash nëpër labirintet e sistemeve financiare apo “parajsat fiskale”.

Dhe, çfarë bëjnë qeveritë përkatëse ndaj këtyre manovrave fitimprurëse për pakicën dhe dëmtuese për shumicën? Në thelb asgjë, ngaqë globalizmi është njëri nga tiparet kryesore të epokës tonë.

Të gjitha qeveritë e vendeve perëndimore pohojnë, me të drejtë, se janë zgjedhur nga shumica e votuesve, por, kur vjen puna tek mbrojtja e interesave ekonomiko-financiare, këto qeveri bëhen avokatë dhe kujdestarë të pakicës së pasur. Këto pakica të pasura, ku më shumë e ku më pak, imponojnë “rregullat e lojës” dhe është e qartë se ato rregulla do t’iu shërbejnë kryesisht atyre dhe jo rrallë herë janë në dëm të shumicave popullore.

Siç e pohon edhe Majko, këto pakica të pasura, kanë vetëm hallin e fitimeve të tyre dhe as duan t’ia dinë për të varfrit, për nevojtarët apo për çështje “atdhetarizmi”. Ata i imponojnë “rregullat e lojës” drejtpërdrejt nëpërmjet përfaqësuesve të tyre në Parlament e Qeveri ose tërthorazi si përkrahës, sponsorë e, në ndonjë rast, edhe si shantazhistë të qeveritarëve.

Ata i mbajnë këto qëndrime me të gjitha shumicat qeverisëse pasi iu nevojitet që të gjitha qeveritë t’i kenë në anën e tyre.

Dhe, përgjithësisht, i kanë. Po të mos ishte kështu qeveritë do të shqetësoheshin më shumë për çmimet e mallrave dhe të shërbimeve në treg që dëmtojnë shumicën, për kohëzgjatjen e punës dhe pagën minimale të punëtorëve, për kushtet e punës dhe sigurimet sociale, për punësimet, shpunësimet dhe mbrojtjen në punë etj.

Pandeli Majko, ashtu si shumë shqiptarë të tjerë, e do vendin e vet, duke përfshirë edhe Kosovën. Por Majko dhe cilido politikan apo qytetar tjetër nevojitet t’u shmanget sa më shumë mendimeve apo sjelljeve patriotike në formë, sepse bëhen dëmtuese në përmbajtje. Ideja e shprehur disa herë, sidomos nga kjo qeveri, dhe e përsëritur nga Majko, për “dhënien e Portit të Shëngjinit Kosovës” është qëllimmirë në dukje, por e ndërlikuar dhe e gabuar në përmbajtje.

Në fund të fundit, çfarë do të thotë t’i japësh Kosovës një port detar dhe pse i duhet dhënë ai? Edhe sikur Kosova të ishte, siç i takon të jetë, pjesë e RSH, nuk ka asnjë kuptim juridik dhe as moral shoqëror që një port, aerodrom apo hekurudhë t’i jepej një krahine apo zone për përdorim ekskluziv. Së pari, kjo do të kishte kuptim vetëm në rast lufte për të lehtësuar qarkullimet dhe lëvizjet e njerëzve, mallrave dhe armatimit dhe do të ishte një akt juridik i përkohshëm.

Së dyti, Porti i Shëngjinit, ashtu si të gjitha portet apo aeroportet shqiptare është pasuri e gjithë popullit shqiptar dhe jo e qeverive dhe nuk mund të bëhet pasuri e një krahine apo province. Kjo do të ishte njëlloj sikur të themi t’i japim Dibrës apo Tropojës që s’kanë det, njërin nga plazhet e pjesës perëndimore të vendit apo t’i japim Lushnjës dhe Fierit Razmën, Thethin dhe Valbonën meqë s’kanë klimë malore. Së treti, çdo veprim i tillë i gabuar do iu sillte fitime kryesisht një grushti njerëzish të biznesit (fatkeqësisht dhe në shumicë, vjedhës) dhe fare pak pjesës dërmuese të popullsisë kosovare.

A ka njeri të arsyeshëm që beson se tregtarët kosovarë, dhe jo vetëm, do i ulnin çmimet e mallrave në treg thjesht pse ulen shpenzimet e tyre në transportimin apo përpunimin e mallrave? Së katërti, z. Majko duhet të konsultohet me specialistët përkatës dhe të mësojë prej tyre se zgjerimi i Portit të Shëngjinit në përmasat e përfolura nga Qeveria apo ndonjë “specialist” i rremë nuk duket se i plotëson kushtet e fizibilitetit për t’u ndërtuar dhe për të përpunuar pastaj aq mallra sa dëshirohet.

Atdhetarizmi i vërtetë qëndron në të tjera sjellje dhe veprime të Qeverisë dhe mbi të gjitha në krijimin e kushteve brenda vendit për një jetesë më dinjitoze nga të gjitha kategoritë shoqërore, për një drejtësi të vërtetë si në aspektin juridik ashtu edhe në atë të shpërndarjes së produktit shoqëror, në krijimin e kushteve më të gjera për punësim dhe drejtësi në shpërblim.

Është pa kuptim dhe e padrejtë që Qeveria, ashtu si të tjerat para saj, të përpiqet t’iu japë porte apo qendra të tjera shërbimi popullsive shqiptare jashtë territorit aktual të RSH dhe, nga ana tjetër, të mos iu kthejë pronat apo dëmshpërblejë pronarët e vërtetë brenda vendit dhe të ndërmarrë veprime dhe marifete të padenja për të ulur artificialisht sasitë e dëmshpërblimeve për pasuritë e grabitura, por të njohura nga sistemi gjyqësor vendas apo ndërkombëtar. Nëse Qeveria do të vazhdojë të mbetet peng i disa oligarkëve, herët a vonë, ajo do të ballafaqohet me shumicën votuese, por jo përfituese.

* Wall Street – Bota Financiare Amerikane e përqendruar kryesisht në pjesën e Nju Jorkut me të njëjtin emër.

January 9, 2018 12:40
Komento

20 Komente

  1. Une January 9, 13:05

    Shume uje! Artikulli eshte pa vlera si rralle ndonjehere! Keshtu jane shqiptaret! Lodhen kollaj dhe dorezohen!

    Reply to this comment
    • everest January 9, 22:37

      Cfare demokracie eshte kjo ne kapitalizem qe i jep te drejhte vetem kryetarit te partise tre caktoje listen e kandidateve per deputete?
      Cfare demokracie kapitaliste eshte kjo kur i jep te drejte deputeteve te shesin mandatin e elektoratit te vet nper interesat e tij duke shkuar tek nje parti tjeter?
      Cfare demiokracie kapitaliste eshte kjo kur drejtuesve shteteror u lejohet te pushojne nga puna sa punonjes qe te duan dhe kur ata fitojne gjyqet demshperblimet i paguan shteti dhe jo shkaktari fajtor,pra drejtuese!
      Cfare demokracie kapitaliste eshte kjo kur sot ne Shqiperi nuk ka asnje institucion qe te beje pritje populli dhe te zgjidhe ankesat e tij?
      Cfare demokracie kapitaliste eshte kjo kur shteti ta shet ujin per te pijshem,por ne fakt eshte i pa pijshem?
      Cfare demokracie kapitaliste eshte kjo kur vidhet i gjithe floriri i Thesarit te shtetit dhe nuk denohet asnje nga kapot pergjegjes per vruajtjen e tij?
      Cfare demokraci kapitaliste eshte kjo kur vidhen 7 miliard leke ne Banken e Shqiperise dhe Guvernatori nuk denohet?
      Cfare demokraci kapitaliste eshte kjo kur grabitet dhge shitet i gjithe armatimi i ushtrise dhe ne arken e shtetit nuk futet asnje lek?
      Cfare demokraci kapitaliste eshte kjo kur popullit i shitet buke gatuar me miell kanceroz dhe ministri i ushqimit nuk shkon ne burg?
      Eh sa shume krime te tilla ka ne kete shkerdhatokracine kapitaliste shqiptare sa nuk del as 100 libra te trashe per t’i shenuar?!

      Reply to this comment
  2. Arber Illiri January 9, 13:24

    Viktor shyqyr qe dole edhe ti ne lekuren tende o burre, komunist.Jo socio komunist por Komunist Safi,hahahaha po ta kishe thene me para se na plase.Po qe dikush do sundoje kjo eshte si 1+1=2, mor bir, sundimi i popullit nuk mund te arrihet realisht o trim.

    Reply to this comment
    • Don Milani January 10, 08:40

      Tè gjithè ata qè zbulojnè shkaqet e gjendjes sè vèshtirè tè shumicès i bèni komunista. Ata qè e vodhèn, rropèn dhe vranè kètè popull, çuditèrisht janè demokratè ?!? Kjo èshtè llogjika e brezit tè ‘ mènçur ‘ tè kohès sè Salushit !

      Reply to this comment
  3. Albi_I January 9, 14:38

    Pertej permendej se disa dogmave komuniste, ky artikull mbi te gjitha reflekton njohurine e paket qe ka autori per temat qe ka guxuar te permende.

    Problemet e kapitalizmit dhe demokracive perendimore ekzistojne, po nuk i ngjasojne aspak atyre te vendeve ne zhvillim. Shqiptaret vuajne jo sepse jane bera kapitalista si perendimoret, po se kapitalizmi shqiptar ka shume pak prej rregullave dhe te drejtave te kapitalizmit perendimor.

    Por sic e thashe, keto jane tema qe nje dogmatik i mykur komunist e ka te pamundur ti kuptoje ne moshe te vone.

    Reply to this comment
  4. Idjoti Bathores January 9, 14:49

    SHKRIM IDJOT NE NJE VEND IDJOTESH PER IDJOTESITE DALE NGA GOJA E NJE SIMBOL I INJORANCRES DHE IDJOTESISE…..PANDELI

    Reply to this comment
  5. Claus January 9, 14:49

    Ja doli dhe “Viktori” i gazets se Thanos per te ta ne dhene leksione filozofie mbi “Kapitalin” dhe sistemin!!!

    Derdellitje te zakonshme te nje gazetari virtual brenda nje tepsie a kusie ku vlon droga dhe “paraja e piset” a thua se je ne nje livadh te rrethuar me tela ku turmat sulen, terhiqen, rrembejne, vjedhin, mashtrojne, shesin, blejne, ndertojne, shkaterrojne nen nje hyqymet te mbushur plot hajdute dhe kriminele.

    Natyrisht ne kete sistem ka oligarki, ka pushtet pasunaresh, ka korrupsion dhe mashtrim ekonomik, por te pakten ke dhe disa rregulla me te cilat jane mesuar dhe edukuar disa kombe ku ai i “shkathti” apo i “zgjuari” bashke me ato milionat do te marre mbi supe dhe nje barre shume te rende, ate te percmimit shoqeror.
    Eshte sikur te krahasosh dy Liga futbolli ate britanike dhe ate shqiptare.

    Po te besh nje simulim ne ligen angleze ta them une me siguri qe mediat, shoqeria, tifozet ne stadium do te perqeshin dhe fishkellejne, pa permendur ketu shpotitjen e mediave dhe komentet e njerezve ne rrjetet sociale. Te nxihet jeta.
    Hidhu me tej ne ate ligen me stadiume bosh te Shqiperise qe nuk shikon gje tjeter vec shrirje dhe “lengime” lojtaresh a thua se jane goditur nga ndonje predhe koreanoveriore.

    Rrine shtrire per te shtyre minutat, kalamajte rreth fushes nuk te japin topin, portieri per te gjuajtur nje rivenie fundore shkon sikur ecen me paterica nga njeri cep ne tjetrin dhe ja, cdo gje shkon ne “rregull”.

    Ketu “ngaterron” muhabetet Viktori i Thanes, per shoqerite nuk flet asnje fjale, kur ato ndryshojne kryekeput me shoqerite perendimore.

    Keni pare ndonje ne TV-te gjermane a angleze te dale sic dalin kriminelet politikane dhe te bejne moral ?

    Jo per gje, por nuk i pranon kush?

    Mund te kete dhe oligarke dhe evazore fiskal por per ta vrima e miut eshte 500 grosh, kete e di mire dhe Bedriu nga Esslingeni, ndersa ne Shqiperi Frrokun, Rrokun. Lokun, Ndokun, Tahirin, Habilin, Balilin i ke ne parlamente, ministra, bejne debate dhe kercejne bile dhe tek “Dance with you”.

    Eshte mire o Viktor i gazetes se Thanes te flasesh direkt dhe pa doreza. Nuk mund te futesh tere boten ne nje kusi a kazan per te thene: Ja, dhe Rama yne eshte si gjithe te tjeret. Jo Thano, ti nuk jemi as ne nivelin e Serbise dhe te Maqedonise, por akoma me keq.

    Ja, as ne vitin 2025 nuk hyn dot ne BE.
    35 vjet pas permbysjes se sistemit!!!!!
    35 vjet!!!

    Leri teorite majtise se nuk jane per shqiptarin, lindur dhe rritur ne jete te jeteve ne klane dhe fise.
    Sistemi shqiptar eshte dhe do te mbetet jeta ne klan. Vidh, vrit, shit, ble, mbill droge, korr droge, merr maune dhe gomone, nfarko gomere, ngarko kacatorre dhe merr nje tufe parash.
    Aq i thejshte eshte sistemi klanor nga ku dalin dhe “oligarket” shqiptare si ketej dhe andej kufirit.

    Reply to this comment
    • Ballist , qe pret kestin e 29 January 9, 20:32

      si gjithmone Claus , je nje komentues
      i pelqyer .
      Por sot , tek fjala ”’ evazion”’ me le te kuptoje ,
      qe je viktime ”’ propagande alla deutch ”’.

      e keqja nuk vjen nga Evazioni ,
      Ekonomia nuk renohet nga Evazioni .

      Ky sistem bankar eshte ne ditet e tij te fundit ,
      Kur do te kuptojme qe shteti nuk behet nga pagimi i Taksave .
      a duhen paguar taksat ?
      PO .
      Taksimi ka tjeter funksion .

      Reply to this comment
  6. ETHEM January 9, 15:02

    ARTIKULL I SHKELQYER.PD NDAJ SULMON QEVERINE źRAMA SE NGELI PA OLIGARK.ISH DEPUTETI PS I LEZHES N.NOKA ME PARE KA QENE ME PD.POR NE 2013 U KTHYE ME PS.ISHTE KJO ARSYEJA QE SALIU E TE TIJET E SIDOMOS STRAZIMIRI E SULMUAN ASHPER SAQE AI E HUMBI DURIMIN DHE GODITI STRAZIMIRIN ME GRUSHT NE KUVEND DHE MORI PASOJAT E LARGIMIT SI DEPUTET DHE PD U GRADUA ME NJE LIGJ QE MORI EMRIN E SRAZOS SE DHUNUAR.
    DHE FLITET SE RAMA UA PREU KRAHET OLIGARKEVE TE SALIUT, NDAJ FITOI NE 2013,2015, 2017 DHE DO FITOI PERSERI NE 2019 E 2021.SE PS PERFAQSON SI SHUMICE SHTRESEN E PAPRIVILEGJURE E CILA KERKKON TE MBI JETOI E JO TE PASUROHET NE KURRIZ TE TE TJEREVE,SIÇ BEN BIZNESI MADH KUDO..!
    SA I PERKET SHENGJINIT-MAJKO DON TE SILLET BAMIRES ME KOSOVEN,PASI ESHTE BERE SHTETAS KOSOVAR DHE SE DUKE QENE KRYEMINISTER,E NDIHMOJ SHUME POPULLIN KOSOVAR GJAT LUFTES SE MILLOSHEVIÇIT NDAJ TYRE.
    DHE MAJKO SHPESH HERE DEL ME PROPOZIME TE TILLA DUKE PYETUR VETEM VEHTEN E TIJ PER TE FITUAR NDONJE PIKE TE HUMBURA GJAT RRUGES…TE CILAT SALIU JA PELQEN.POR ESHTE E LARGET DITA PER TU BERE PRESIDENT,NDONSE DUHEJ BERE PARA LIKE-FLORIRIT.
    ME RESPEKT PER V.MALAJ E KO SI DHE TE GAZETES D I T A QE BOTON SHKRIME TE TILLA PER MBI 80% TE POPULLIT TE MAJT.

    Reply to this comment
  7. idjoti i Bathores January 9, 15:17

    CLAUS-KOQJA….
    Pse i fut ne thonjeza ‘i shkathet’ dhe ‘i zgjuar’kur ‘ata jane pjese e kombeve te edukuar e mesuar’ me mesimet e PIDHIT SAT’EME….e jo te ‘parimeve’ te ‘ekonomise se lire te tregut’…meritokraci.barazi mundesish ,konkurence??

    Reply to this comment
  8. katarakti January 9, 15:49

    Ato qe shkruan Viktor,i jo vetem qe jane te verteta, por jane vetem maja e ajsbergut. Dhe keto dukuri nuk vihen re vetem ne Shqiperi, por afersisht ne te gjitha vendet e botes se sotme. Eshte e pamundur qe nje parti apo grupim politik te mos u bindet rregullave qe kasta drejtuese ka vendosur prej dekadash. Dhe ne rast se kjo ndodh, kunder asaj qeverie do te fillojne sulme te organizuara mediatike, politike dhe ekonomike nga jashte dhe levizje diversioniste nga brenda. Qe ka nje politike te paracaktuar, deri edhe ne rang europian apo boteror, kete e deshmojne disa fakte te thjeshta. Sot psh nuk eshte mire qe te jesh nje qeveri autoritare dhe nacionaliste. Vini re se si po sulmohen qeverite e Polonise, Hungarise, Cekise dhe Sllovakise nga Bashkimi Europian. Sepse ata nuk po pranojne kuotat e refugjateve qe Brukseli u ka percaktuar. Por po ashtu keto vende kane vendosur autoritetin e shtetit mbi ate te tregut te lire. Nje sakrilegj ky per kapitalin! Dihet po ashtu se ne Perendim nuk shihet me sy te mire qe te luftosh kunder perhapjes se homoseksualizmit. Dhe ne Shqiperi ka organizata qe i mbrojne homoseksualet, (dhe mire bejne), por njekohesisht keto organizata, te mirepaguara, nxisin edhe perhapjen e kesaj dukurie anormale! Gjate nje debati televiziv ne nje stacion perendimor, njeri nga pjesemarresit u shpreh:”Mos u ankoni tani, se jeni ju qe i keni zgjedhur keto qeveri”! Nderkohe, qe nje grua,pjesemarrese ne debat, u pergjigj aty per aty: “Eshte e vertete se ne i kemi zgjedhur. por sapo marrin votat tona, qeverite nuk na pyesin me”! Prandaj duket se eshte nje kaste qe i di mire synimet dhe objektivat e veta. Qe duhet te arrihen me çdo kusht. Ne kete rast qeverite e ndryshme u ngjajne atyre karrocave te cilave u kane vene synim qe te arrijne ne nje stacion te caktuar. Dhe neqoftese “karrocieri” veren qe kuajt jane te lodhur apo nuk po i binden me, ai i nderron. Keshtu qe ai ve per te terhequr karrocen here kuaj te bardhe, here te kuq, here te zinj etj etj. Ndersa kuajt nderrohen (kupto ketu o i mençur – qeverite), synimi dhe objektivi ngelet po i njejte. Eshte “karrocieri” ai qe e “heq vallen”. Nuk ka asnje dyshim se ne boten e sotme eshte nje kaste qe drejton gjithçka. Qe Viktori e ka quajtur oligarket. Qeverite jane vetem marioneta te saj. Shqiperia, siç pohon edhe Majko, nuk ka pse te beje perjashtim. Keshtu eshte pothuajse ngado.

    Reply to this comment
  9. Niku January 9, 16:20

    Ha,ha, Viktor, te bombarduan komentuesit qe e mbajne veten te pasur. Ajo qe ke shkruajtur eshte e verteta dhe nuk eshte fenomen shqiptar. Po keshtu eshte e drejte qe Kosova te perdore te gjitha portet e Shqiperise dhe nuk ka perse perdor vetem nje port. Te veten vrejtje kam per ish pronaret qe je shume doreleshuar. Prona e dikurshme nuk eshte njelloj si ne aspektin fizik dhe ekonomik. Aty eshte derdhur djerse pune dhe investuar per 50 vjete, dhe nuk eshte njelloj si e kane patur tre breza njerezish me perpara.

    Reply to this comment
  10. albani January 9, 18:44

    Zoti Malaj i ke thene qarte gjerat. Tamam sic jane. Hajvanet qe u takojne “pakicave te pasura” te sulmojne si komunist. Jane ne te drejten e tyre. Duhet te ragojne me nje sharje dhe ajo eshte e gatshme “komunist” se u ve gishtin ne plage dhe plaga dhemb. Po a kane qene e jane komunist Uillsoni dhe te tjeret qe ti citon? Pakicave te pasuruara me allishverishet per tu sherby me te pasurve nuk u intereson argumenti.

    Reply to this comment
  11. vasili January 9, 19:31

    Zakonisht nuk i lexoj parazitet,fosile te kohes se qepes,te rizgjuar fuqishem tani, te llojit islami,shehu,malaj etj,qe vegjetojne pafundesisht ne kete gazete,duke thithur qetesisht honorarin(kush e financon kete honorar?)gjithmone ne shoqeri shkrimesh dhe intervistash pa fund dashurore me kadavrat kanibale te bllokut komunist.
    Nganjehere me shtyn nje kuriozitet i mbrapesht,se deri ne cfare permasash te reja ka arritur perversiteti i tyre dhe filloj ti lexoj ca ketu dhe ca atje.
    Dhe sot,pothuaj e gjithe shkarravitja e malajt ish identike me ZP e viteve 70,ku malaj vazhdon sup bashkuar me oficerin majko dhe nenen sekretare te pandkes se vockel,qe ky i fundit si nje shejtan budalle,me bythet e majmura ne makina te shtrenjta,vazhdon ta thithe i qete,per mbi dy dekada,gjirin e bollshem dhe te pasur te partise,kurse shqiptarit pa breke ne bythe i thote si dikur babka dhe mamka e tij e ushqyer,qe duhet megjithkete te ndjej kenaqesi,kur i jep dhe bythen Kosoves,kurse raca njeringrenese pafundesisht e majmur e species majko,ka kenaqesine te mbaj piket e kesaj bytheqirje.
    Cdo shtet ka qeverine e vet,ku se pari kujdeset dhe pergjigjigjet per mireqenien e popullit te vet,aq me teper te nje populli me te varfer te Europes sic eshte Shqiperia.
    Ato qe thote ky debil djallezor majko dhe ata qe i mbajne ison eshte e njevlefeshme,sikur pandka,ky ´´socialist´´ i thekur,ti leshoje nje apo dy dhoma ,nje te pastrehi(megjithse kosova nuk eshte ne nivelin e te pastrehit) te marre nga rruga e Tiranes.
    As qe i shkon ne mendje,ketij koke dhjami,pa le me ta beje,kurse Shqiperise se varfer i thote te hapi dyert,per te strehuar nje qe eshte si ajo dhe jo e pa strehe.
    Kete dubel moral ekstrem shperndan kjo skote dhe ne kete gazeta:
    Ndonse cirren dhe therrasin se u digjet xhani,per popullin e thjeshte,meazallah se ngrejne bythet super te dhjamura,te shkojne ta takojne dhe te fillojne te flasin,per problemet me te cilat ndeshen perdite, shtresat e ndryshme te popullit,por ne te kundert,shkojne dhe takojne ish bllokmenet,realizojne endrren e dikureshme,qe megjithse ishin nje ingranazh i makinerise shtypese te tyre,por qe nuk arrinin ti takonin.
    Dhe Rama duhet te mos shpenzoje as para dhe kohe me me nje dordolec,fare te papergjegjshem,per ate qe ai duhet te perfaqesoje,por qe shkon krejt ne te kundert me kete.
    Se paku Rames,ti dhimset vehtja,per ate qe ka bere dhe qe vazhdon te jete shume i investuar ne te ardhmen e ketij vendi.

    Reply to this comment
    • Kritika January 10, 03:43

      Viktor ! Kete radhe kam shume verejtje per ty. Po si or trim merr guximin dhe na thua se vendin e qeveris pakica dhe jo shumica ? Dhe, cfare eshte me ” e keqja ” ke guximin te thuash se ne nuk jetojme ne demokraci . Theniet e tua deshmojne ” injorance ” te thelle. Para se te shkruash, tjeter here duhet t’iu marresh mendim filozofeve dhe mendjeve te ndritura qe kane komentuar ketu nga pas deres se WC si ” Arber Illiri ”; ” Albi _ I “( qe ka te ngjare te jete i njejti shkencetar; ” Tartufi “; ” Idjoti Bathores “; ” Claus ” e sidomos ky ” Vasili “. Keta duket qarte qe jo vetem jane ” koka te medha ” por edhe i perkasin asaj pjeses se pasur nga xhepat dhe troke nga morali prandaj ti duhet t’iu vesh mendjen percaktimeve qe te kane bere si ” komunist safi… i mykur, qesharak, parazit…fosile,…shkrim idjot…dogmatik komunist etj.”. Sic e sheh edhe vete, te gjitha keto percaktime ” intellektuale ” jane ” argumente ” qe e hedhin shkrimin tend nock out. Fakti qe ti ke cituar disa komuniste te tjere si Nathan Rothshildin, miliarderin qe jetoi perpara Marksit, Presidentin amerikan Willson, kandidatin per President Bernie Sanders apo profesorin e universitetit ” komunist ” Princeton te SHBA, tregojne qarte qe ty nuk mund te te jipet te drejte ne ato qe shkruan. Mire te thote komentuesi gjenial ” Arber Illiri ” se ” dikush do te sundoje more bir…”. Vecse kjo koke gjeniale nuk na thote se cili eshte dallimi midis ” atyre qe sundojne ” dhe ” per cilet sundojne “. Me siguri ai do te na e thote nje here tjeter. Une, si lexues, kenaqem me komentet e gjithe ” derrave te kenaqur ” te Migjenit prandaj, per te te dhene edhe ty nje mesim te mire po te sjell ketu cfare ka pas thene nje anglez i mencur dikur ( ndoshta ka qene komunist edhe ai si Rothshildi apo Willsoni ). Thomas Jozeph Dunning thoshte : ” “Kur fiton 10%, Kapitali eshte i pakenaqur. Jepi 20% dhe fillon te levize, 50% dhe ai gjallerohet. 100% dhe Kapitali shkel me kembe te gjitha rregullat e ligjet humane. Jepi 300% dhe s’ka perendi ta ndaloje qe te vrase. Nese rremuja dhe shkaterrimi sjellin para, Kapitali do mbeshtese si njeren dhe tjetren e do shfrytezoje gjithshka”
      Hajde, kujdes tjeter here !

      Reply to this comment
  12. Adih January 9, 23:51

    Zoti i nderuar Malaj, qenke komplet i majte . Por jo i majte si shtetet perendimore , me keqardhje se njifke fare kapitalizmin , ,por si Majko i shqiperise se majte ,ku nuk ka ndryshim si me berishen Meten ,behet fjale per programet e tyre 100% te njejta qe vijne era gjeriz . ,ku ju flisni me respekt per te ..Ofendoni shqiptaret me keto lavderime . Si Majko Meta dhe ca cupulinka te lsi te reja ,po ti kisha une ne dore sinqerisht , do i vija te punonin te pakten 15 vjet e pastaj tna hipnin mend , ku deri me sot , nuk i kane thene as edhe nje here punes ,puna mbare . Permendni me lart ,per interesin e bisneseve ,e mbi kufirin kosove shqiperi .Do beje mire i nderuar Viktor ,te shkruaje me mire te drejten ,kush e pengon , Ja po ta them une . Ate e pengojne monopolet e bandes mafjoze komuniste ne fuqi. Nuk ka treg te lire ne shqiperi .Dhe ne qofte se do te shkruash e te komentosh z Malaj ,duhet ti themi popullit shqiptar se ne shqiperi gjate ketyre 26 viteve ,nuk ka kundershtare ne politike , POR JANE KUNDERSHTARE TE VERTETE ME NJERI TJETRIN , ,vetem ATehere KUR I CENOJNE NJERI TJETRIT MONOPOLET . Prandaj lere e mos na i lavdero Majkot e kush i ka bere Majkot z Malaj..

    Lerini fjalet me shembuj ,me emra presidentesh e tj per kapitalizmin , prap edhe aty ,me keqeardhje nuk e njihni .Me qe ishte fjala tek monopolet ,sic i ngateron si Majko ne bizesmene kufiri e tj .. , ,Ku as edhe nje gazetar tek ne shqiperi , nuk shkruan per kete teme (monopolet ) .Ku eshte me se aktuale dje ,sot dhe neser ne kete shqiperine tone ,pa emer , me keqeardhje .?,Ku ka vetem brutalitet ,vjedhje ,jo zgjuarsi dhe fiton e ben biznes vetem politikanet ,ose me njerezit e tyre . Ku me kopetence , kjo pa diskutim sjell tek shqiptaret e varfer ,mall te shtrenje , cilesi te dobet ,dhe harrohet mbrojtja e prodhimit vendas . E pse ???????Vetem ne shqiperine kopile ,pa ironi ska treg te lire ,por ka rrugaceri me dhune .,dhe ka ngelur ne dore te pa afteve rrugace??! Po te jete burre sic e permendni ju Majkon ,per kto te flasi e mos na prallisi dengla::???U zgjata ,per te dale ne teme, se nuk e njihni Kapitalizmin perendimor ,njihni kapitalizmin e banditeve komuniste ,me keqeardhje .
    Do te shtoj edhe nje gje tjeter , ne boten kapitaliste perendimore te zhvilluar ,Populli i thjeshte thote dhe komenton me llogjike intelektuale te mirefillte :Ne e kemi mireqenien shume te mire ,natyren e kemi rregulluar me mire, sic na i ka dhuruar zoti , POR NE NUK I JEMI MIRENJOHES POLITIKANEVE ;KRYEMINISTRAVE ,per keto te mira ;POR VETEM ATYRE SPECIALISTEVE NE QEVERI ; ,,PAMVARESISHT QE SI NJOHIM ,DHE AS KEMI PER TI NJOHUR KURRE ,;VETEM PER TA KEMI RESPEKT .Dhe i vetmi respekt per kryeministrat eshte vetem kjo , se ata kane ditur zgjedhur specialistet me te zote ,e patriote ,ky eshte i vetmi respekt . i nderuar z Malaj ,per Kapitalizmin e vertete ka shume shembuj ,por po e mbyll me takimin e ministr te transportit te Norvegjise ,,jo shteteror ,por te afert familjar ,privat . Kerkonte doreheqje per vehten e vet , Kryeministrit Norvegjez ,ju lutem ,jam i lodhur ,me shikojne femija vetem ne televizor , ku pergjigja e shefit te tij KRYEM ishte , do rrish ne detyre ,kemi nevoje . Dhe une ,z Malaj i rritur ne komunizmin e dulles ,dhe te ketij tranzicioni post komunist te Majkos tend te dashur , Pyeta Min e ndertimit ne konfidence , (te nja nga shtetet me te pasura ne bote ),si ka mundesi ,aty mos rrjedh pikon ndonje cike ?. Natyrisht e dinte qe une jam shqiptar shume mire ,qeshi dhe me tha . Ne te gjithe boten ,njerezit ,e duan te gjithe njelloj lekun te terheq , por duhet tme besosh se sjam fallco ,jam ,ndoshta me lekist se ju , por ketu ne Norvegji ,parlamentaret ,prej kohesh i kane bere ne ate menyre ligjet ,ku te marresh edhe Meten te vije ketu minister ,nuk ka mundesi te vjedhe .Nuk ke as edhe nje shanc ,jo nga frika ,por nga rregullat e lojes . Dhe populli ,i eshte mirenjohes vetem ketyre deputeteve qe kane bere kto ligje ,prej dekatash perpara ,dhe jo ne ministrave te socem , pamvaesisht qe kemi standartin me te larte ne bote , te ketij Kapitalizmi qe permendni ju Z malaj .Prandaj ,i nderuar Viktor , qe ta njohesh kapitalizminperendimor do te ipja nje keshille ,duhet te punosh ne perendim ,te perplasesh ,, te luftosh ,me ligjet ,punen taksat e,biznesin etj e pastaj te flasesh e te kritikosh kapitalizmin ,dhe perjashtoi Dipllomatet shqiptare ne perendim ,ku marin rroge nga shteti shqiptar , ,shikojne vetem rruget ,dyqanet ,por nuk e njohin kapitalizmin ,natyrish ,nuk jane fajtore ,por jane filmshikues e as edhe nje gje me shume,.
    PS::: Humor ,por edhe e vertete . Mbas bisedes me min Norvegjez , e pyeta ,a na i jepni ne shqiptareve ,per tna ndihmuar , nje fotokopje te ketyre ligjeve ideale ,ku 100% nuk ke shanc te vjedhesh ,tja coje politikaneve shqiptare ,qe mos te vidhet ai populli mjere ,qeshi dhe me tha , me kenaqesi , ja u japim , nuk i kemi sekret , por te jesh i bindur, do te tallen me ty , e do fshine byt..et politikanet shqiptaree . Mbare vellezerit 26 vjecare te Majkos ,. , Majko me qe eshte e idhull i juaj Z Malaj ,une e marr persiper ,tju sjell ligjet kunder korrupsion te kapitalizmit e jepjani Majkos , e keni ketu adresen time te int ,me shkruani . Do e ndihmoj Majkon ,po te doje ,por mos te trembet Majko ,se nuk e kap ligji per axhitacion e propogande .??? . .Ju lutem z Malaj shkruani per monopolet banditseske shqiptare ,do jete interesante .Pa humor ,mos e ve re Majkon . Por te keshilloj ,KUJDES , mos u mer me tregeti, Bisnes ,te jesh dora e pare se te fluturon koka ,nga Majkot e shoket e majkove politikane . Pa ironi ,i le femijte rrugeve ,kane nevoje per ju . . .Harroi ,komentet e bisnesit dhe kufijve Kosove shqiperi, e bisnese ,dreqi me te birin . te Mojkos …, .Gjithe te mirat ,e faleminderit per kte shkrim Z . Malaj.

    Reply to this comment
  13. Daut zeraj January 10, 20:47

    sakt.

    Reply to this comment
  14. Lisi January 11, 13:25

    Viktor , më zhgënjeve !
    Sapo pashë se Majkua të paska mahnitur , nuk t’a lexova shkrimin .
    Majkua s’është as i majtë e as i djathtë , Majkua është një debil . Unë s’kam nge të numuroj budallallëqet e Majkos , mjafton të kujtosh ç’tha në festat e Nëntorit . Ky është një Nard Ndoka i llojit të vetë !
    S’paske qenë gjë , o Viktor !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*