Demokracia është numër-jo konsensus

Arben Duka September 2, 2016 11:27

Demokracia është numër-jo konsensus

Që nga “Dixhit-Albi”,
por edhe prej “Tringut”,
Lulashi ka sharë,
Ligjin e Vetingut!

Halimka i Vogël,
u kthye në ring,
njëqind e ca vrima,
gjeti në Veting!

Si gjithnjë konsensus,
Lulashi kërkoi,
po Dyshja pa Lulin,
Ligjin e votoi!

Konsensusi bëhet,
more Lulash nxirri,
nëse e vendos,
LSI-Iliri!

Ndaj në fund të Gushtit,
fati t’u lidh gogël,
se nuk vë dot kushte,
kur je kaq i vogël!

SHQUP-i në ekrane,
shfaqet si i marrë,
po gjithë opozita,
s’ngre gjë në kandar!

Edhe kur me vete,
s’e ke shokun Like,
s’ka e s’mund të ketë,
Qeveri Teknike!

Qeveri Teknike,
për zgjedhjet e reja,
ndaj sërish me Ramën,
do të jetë beteja!

Sepse maxhoranca,
shumë e kritikuar,
jo që s’është firasur,
po më shumë është shtuar!

Ndaj Lulash i shkretë,
nuk ka dhe shumë faj,
tetëdhjetë e tetë,
nuk bëhen kollaj!

Ndaj s’bëhet dot SHQUP-i,
ortek i fuqishëm,
sepse “kriminelët”,
këtu janë të ligjshëm!

Thuaj sa të duash,
banditë e vampira,
por ata kanë dalë,
nga zgjedhje të lira!

Ndaj Lulash i shkretë,
nuk del dot në pistë,
nëse s’bën për vete,
mijëra socialistë!

Vetëm duke sharë,
edhe kundërshtuar,
s’besoj ndonjë votë,
SHQUP-it t’i jetë shtuar!

PS-së i kanë ikur,
s’ka të diskutuar,
po prapë i kanë mbetur,
sa për të fituar!

Opozitën-fare,
s’ka për ta zgërlaqur,
dhe me dy-tri tepër,
do jetë e kënaqur!

Tani është shumë herët,
të bësh llogari,
por Lulashi s’ka,
një vizion të ri!

Po mot-në Korrik,
nuk thotë dot Lulashi,
se Rama fitoi,
me vota hashashi!

Arben Duka September 2, 2016 11:27
Komento

4 Komente

  1. MH September 2, 12:45

    Kater klasiket e demokracise Shqiptare por mungon me i rendesishmi.A e gjeni dot!

    Reply to this comment
  2. Raimond vlonjati September 2, 18:28

    Ka vizion te ri ky hajduti Kryeminister qe gdhihet e ngryset me kriminilete e hajdutet

    Ky esht perfaqsues tipik u shteesave qe pasurohen neoermjet korupsionit , bdersa ti i thur hymne
    Dhe merresh e stigmatizon Bashen i cili nuk ja gje ne dore fare

    Kjo esht nje qeveri e felliqur fare mire se e ktheu Shqiperin ne Kolumbi
    I detyron njerezit e varfer te paguajn ate 30 mij leke te energjis elektrike qe u merr shpirtin
    dhe nderkaq ky bastard e i pafytyre Kryeminister nxjer urdhera e dekrete qe tu falen biznesmeneve te medhenj 800 milion dollare borxhe nga taksat e papaguara

    Reply to this comment
  3. aqo September 3, 06:35

    Mungon kopili Salih Karaxhic

    Reply to this comment
  4. shq September 3, 10:30

    Z Arben Pershendetje!
    Mazhoranca nuk eshte firasur?!
    Me vjen keq por une qe kam qene 1nder perkrahesit me te medhenj te rames…nuk e votoj me..por si une jane shume bashkqytetar…kudo qe flas e debatoj…ka nje URREJTEJE ,nuk po e perdor kot kete fjale..ka urrejteje e pakenaqesira.Urrejtja z. Arben eshte shume e keqe…urretja te ben te votosh kundershtarin..kjo eshte e verteta!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*