Demokracia në krizë, Europa do të përballet me tërmete politike

January 20, 2015 23:01

Demokracia në krizë, Europa do të përballet me tërmete politike

Në Europë demokracia po kalon në krizë, pohon një studim i Economist Intelligence Unit (EIU), gjë që mund të përshkruhet si një hendek midis elitës dhe votuesve. Ekziston një zbrazëti e madhe në zemër të politikës evropiane, aty ku duhet të ketë ide të mëdha, vijon EIU.

E gjithë kjo përkthehet në suksesin gjithnjë e më përçarës të partive populiste, të cilat janë në rrugën e duhur për të fituar zgjedhjet dhe për të detyruar partitë tradicionale të formojnë aleanca që deri kohët e fundit janë konsideruar të pamendueshme. Karakteristikat kryesore të kaosit që ka prekur politikën janë pjesëmarrja e ulët në zgjedhje dhe largimi i votuesve nga partitë tradicionale.

Në këtë drejtim, tregues është rasti i Mbretërisë së Bashkuar, ku do të zhvillohen zgjedhjet në maj, dhe që është “në prag të një periudhe të paqëndrueshmërisë politike potencialisht të zgjatur”, pasi po rritet rreziku i formimit të një qeverie të paqëndrueshme. Parashikohet në fakt që partia populiste UKIP do të marrë vota si nga ish-votuesit e Partisë Konservatore, por edhe nga ata që deri dje kanë votuar Partinë Laburiste.

Natyrisht, sfida politike më e menjëhershme është ajo e Greqisë, me zgjedhjet e 25 janarit të shkaktuara nga dështimi i parlamentit për të zgjedhur, në dhjetor, presidentin e republikës. Sondazhet tregojnë se partia populiste Syriza mund të konfirmohet e para në vend. EIU paralajmëron se nëse Syriza formon qeverinë atëherë mund të shkaktohen një sërë një valësh tronditëse për BE-në dhe do të shërbejë si katalizator për përmbysje politike në vende të tjera të Unionit.

Zgjedhja e një qeverie të udhëhequr nga SYRIZA do të ishte shumë destabilizuese, si në nivel kombëtar dhe rajonal. Sigurisht, do të shkaktonte një krizë në marrëdhëniet midis Greqisë dhe kreditorëve të saj ndërkombëtarë, duke qenë se një nga parimet e platformës së saj politike është zhvlerësimi i borxhit. I konsideruar suksesi më i madh që parti të ngjashme po rriten me shpejtësi në vende të tjera ku do të zhvillohen zgjedhjet në 2015, efekti domino i një periudhe të mëtejshme konfuzioni në Greqi mund të rezultojë i rëndësishëm.

Në këtë pikë, të paparashikueshme do të ishin zgjedhjet e ardhshme në Danimarkë, Finlandë, Spanjë, Francë, Suedi, Gjermani dhe Irlandë. “Ekziston një emërues i përbashkët në këto vende: është avancimi i partive populiste”, shkruan raporti i EIU, duke deklaruar se lëvizjet e tilla janë gjithnjë në rritje për shkak të votuesve të lodhur nga politikat shtrënguese të Brukselit dhe të fenomenit të emigracionit. Por ky problem nuk është ekskluzivitet vetëm i Europës.

Lëvizje të ndryshme kanë ndodhur në më shumë se 90 vende gjatë pesë viteve të fundit, shpesh të udhëhequra nga individë që i përkasin klasës së mesme, të rinj dhe të arsimuar, të cilët nuk ndjehen të përfaqësuar nga udhëheqësit e tyre politikë dhe preferojnë Tëitter-in dhe rrjetet e tjera sociale për të shprehur idetë e tyre. Bëhet fjalë për protesta të njerëzve të cilët kanë investuar në “Evropë, Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut dhe Amerikën Latine në vitet e fundit. Rajone të tjera si Azia dhe Amerika e Veriut kanë qenë më pak të ndjeshëm (nga këto protesta) por jo tërësisht të distancuara”.

January 20, 2015 23:01
Komento

2 Komente

  1. Tajfuni January 21, 13:49

    ……………..Europa realisht eshte perballe kataklizmes, e jo termetit politik.

    Reply to this comment
  2. Gregor January 21, 16:07

    Pse e quan kataklizme, kur keto parti jane me afer shumices se popullit, qe perfshin klasen e mesme dhe te varfer, qe perben nje shumice absolute. Jane zhvillime ekonomiko-shoqerore qe do te ndodhin ashtu si ndodhi me leshimet e medha ne vitet ’70 per keto shtresa te popullsise.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*