Demokratët i kalojnë Prokurorisë kostot e hetimeve jashtë vendit

Redaksia Online February 19, 2013 11:10

Demokratët i kalojnë Prokurorisë kostot e hetimeve jashtë vendit

Komisioni i Ligjeve diskutoi sot rreth projektligjit “Për disa ndryshime në ligjin nr. 10193, datë 03.12.2009 “Për marrëdhëniet juridiksionale me autoritetet e huaja në çështjet penale”. Projektligji në fjalë, i cili kompetencat për marrëdhëniet juridiksionale me të huaj dhe shpenzimet financiare për përkthimin e akteve ia kalon prokurorisë, u mbështet nga deputetët e maxhorancës. Ish-ministri i Drejtësisë, Enkeled Alibeaj, e argumenoi këtë qëndrim të maxhorancës me kostot që ai thotë se pa të drejtë i janë kaluar Ministrisë së Drejtësisë. “Përkthimi i 10 mijë akteve iu la pa të drejtë ministrisë së drejtësisë”, tha Alibeaj duke iu referuar vitit 2009.

Ndërkohë, deputeti socialist, Bashkim Fino, ngriti pyetjen nëse është marrë mendimi i prokurorisë për këtë ndryshim të kompetencave, për të cilën nga ana e përfaqësuesve të Ministrisë së Drejtësisë u dha përgjigje negative.

Redaksia Online February 19, 2013 11:10
Komento

1 Koment

  1. Indriti December 24, 15:05

    cfar po bet keshtu

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*