Demokratët kundër ligjit për Policinë Ushtarake, Noka: Ndryshimet e shndërrojnë në “Gestapo”

February 2, 2015 15:50

Demokratët kundër ligjit për Policinë Ushtarake, Noka: Ndryshimet e shndërrojnë në “Gestapo”

Komisioni i Sigurisë miratoi vetëm me votat e mazhorancës projektligjin e ri për Policinë Ushtarake.

Demokratët ngritën shqetësimin se ndërhyrjet janë bërë pa u konsultuar me vendet partnere të NATO-s dhe marrin kompetenca që i takojnë Policisë së Shtetit.

“ Duhet të kishim të bashkëshoqëruar ose konsulencën e përfaqësuesve të NATO-s pranë Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm, ose konsulencën e një ekipi të një vendi anëtar të NATO-s. Ky është një ligj që është hartuar thjesht se ju është mbushur mendja për të ndryshuar, për ti dhënë ca kompetenca më tepër Policisë Ushtarake, për ta shndërruar në një Gestapo për ushtri se kështu e keni hartuar”, tha ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka.

Zv. Ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, argumentoi se ligji përputhet me standardet e BE dhe lehtëson policinë ushtarake nga vakuumi ligjor që ka vepruar nga 2007.

“Është e papranueshme të përdoren terma të cilat u përmendën tek parafolësi. Mendoj se përsa i përket procesit të konsultimit, sigurisht që ligji nuk i referohet një modeli të caktuar, por i referohet standardeve në përgjithësi që kanë struktura homologe në FA të vendeve aleate. Janë bërë konsultime me shumë vende aleate”, tha Petro Koçi.

Policia Ushtarake e  realizon veprimtarinë e saj informative me ligjin e ri nëpërmjet procesit të grumbullimit, sistemimit, vlerësimit, analizimit, shpërndarjes dhe përdorimit të informacionit për nevoja të  parandalimit e zbulimit të autorëve të veprave penale ose për nevoja të mbrojtjes së rendit ushtarak.  Do të mblidhen dhe përpunohen vetëm të dhënat personale që janë të nevojshme për ndalimin e një rreziku real ndaj rendit ushtarak, si dhe për parandalimin, zbulimin, ndjekjen e hetimin e veprave penale të kryera në Forcat e Armatosura, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale.

February 2, 2015 15:50
Komento

6 Komente

  1. "Horri i Bulevardit" February 2, 18:00

    Nul noka, thote qe po kthehet policia ushtarake, ne Gestapo.
    Po ku ta gjejme qe te behet e afte si Gestapoja, se atehere Nul noka dhe nulet e tjere, do ta pyesin bythen mire, a ta bej apo mos ta bej.
    Vetem nje polici dhe jo vetem ajo ushtarake, si Gestapo, i ben dhjerramanet e saliut, te jene cdo dite te lagur nga shurra.

    Reply to this comment
  2. Pirro February 2, 18:03

    Ai hajvani Noka duhet te dije se karabinjeria ne Itali apo Xhendarmeria ne France jane polici ushtarake me status te vecante dhe financa te vecuara, me shume se policia e shtetit.

    Reply to this comment
  3. lul hodja February 2, 20:17

    o kok lop more hajdyt te ka rene koka ne mut wtf ti e luli njihere ta futi neser ta nguli

    Reply to this comment
  4. paulo February 2, 20:31

    sa ma shume polici, sa ma shume ligje , sa ma shume diktat aq ma pak dashuri ne mes te njezve aq ma pak demokraci

    Reply to this comment
  5. Altin February 2, 21:46

    Sa per ti shpjeguar Mul Nokes se cfare funksioni kane policite ushtarake italian, turke, spanjolle etj,Në bazë të ligjeve ne fuqi policite ushtarake te vendeve te natos si psh( xhandarmeri, carabineri, guardia civile etj) kane funksione te dyfishta: atë të forcës së armatosur Dhe ate te trupit të sigurisë publike. Për dy funksionet është e varur, përkatësisht, nga Shefi i Shtabit të Pergjithshem dhe Ministria e Punëve të Brendshme. Prandaj është njësi e policisë ushtarake (xhandarmëria) në shërbim të përhershëm të sigurisë publike. Në bazë të statusit të tij të veçantë të forcës policore në mënyrë ushtarake dhe kompetencës se përgjithshme i besohen detyra të shumta

    Detyrat dhe përgjegjësitë përcaktohen kryesisht nga kodin e ushtrisë:

    Funksionet Ushtarake
    mbrojtja e konkurrencës i atdheut dhe ruajtja e institucioneve të lira dhe të mirën e komunitetit kombëtardhe në rastet e fatkeqësisë publike;
    pjesëmarrja në operacionet ushtarake brenda dhe jashtë vendit në bazë të planifikimit për përdorimit e forcave të armatosura të përcaktuara nga Shefi i Shtabit të Pergjithshem;
    Policite ushtarake kane per mision
    operacionet ushtarake policore jashtë vendit në bazë të marrëveshjeve dhe mandateve ndërkombëtare, konkurrencen për rindërtimin praninë e policisë lokale në fushat e Forcave të Armatosura në misionet e mbështetjes së paqes;
    Siguria publike; ushtrim ekskluziv nga funksionet e organeve të sigurisë për ushtrinë, të marinës dhe forcave ajrore, si dhe, në bazë të kodit penal ushtarak të luftës dhe paqes
    Policia ushtarake: ushtrim ekskluziv i policisë ushtarake në të punësuar të organeve të drejtësisë ushtarake;
    Siguria e diplomate e dhe konsujve duke përfshirë atë të atasheve jashtë vendit;
    Sigurisë publike eshte mishion i policive ushtarake te natos
    Performanca e detyrave të policisë gjyqësore dhe të sigurisë publike
    mirëmbajtjen e rendit dhe sigurisë publike;
    si një strukturë operative të mbrojtjes civile kombëtare, sigurimin e vazhdimësisë së shërbimit të organizatës në zonat e prekura nga fatkeqësitë publike, duke ndihmuar për të ofruar ndihmë për popullsitë e prekura ndaj fatkeqësive natyrore.
    Detyrat e veçanta
    shërbimet në zyrat gjyqësore,
    Institucionet ndërkombëtare
    paqeruajtës:
    Gjithashtu kontribuon në shërbimet policore të trafikut në rrugët e zakonshme, si dhe në shërbim të kufirit përgjatë kufijve tokësorë.

    Reply to this comment
  6. info analitike February 3, 08:57

    Nuk merret vesh perse para komisionit qenka paraqitur zv. ministri Petro Koci e jo ministrja Mrike Kodheli kur vete Rama ka dhene urdher qe te shkojne ministrat per te mbrojtur nismat e paraqitura nga ministrite perkatese. Ne rast te mosparaqitjes se ministrave mbledhjet e komisioneve duhen anulluar.
    http://www.sot.com.al/politike/tre-ministra-refuzojn%C3%AB-kuvendin-dhe-sfidojn%C3%AB-deputet%C3%ABt-tahiri-kodheli-nikolla-shkelin

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*