Demokratët lezhianë “kryqëzojnë” Enno Bozdon e stafin e Bashës

October 3, 2016 15:07

Demokratët lezhianë “kryqëzojnë” Enno Bozdon e stafin e Bashës

Ndryshe nga sa paraqitet në media, përmes kasetave të gatshme, një shpikje kjo e liderit të PD për të mos nxjerrë në publik përballjet me qytetarët, takimet e Bashës nuk shkojnë fort “rozë”.

Madje ka dhe përplasje, dhe akuza si dhe paralajmërime, siç ndodhi gjatë turit në disa zona të veriut të vendit të kreut demokrat Lulzim Basha.

Kështu kryetari i PD, Lulzim Basha ka filluar të ketë probleme në takimet e tij me strukturat e demokratëve në bazë. Në ato që quhen aktive degësh ku përfshihen drejtuesit e strukturave Basha ka hasur mjaft probleme dhe debatet kanë qenë të forta, deklaruan burime nga takimi.

Klientelizëm në organizim, zgjedhje të pamerituara, falsifikime rezultatesh dhe ndërhyrje denigruese nga qendra. Degë që nuk funksionojnë dhe fiktivitet që raportohet si anëtarësi në shumicën e degëve, janë problemet që baza e PD-së po ngre në takimet me kryetarin Basha.

Në takimin me demokratët e Lezhës u sulmua në mënyrë të hapur sekretari organizues Enno Bozdo.

Takimi kishte kritika të forta dhe pakënaqesi për kryetarin e PD-së Lezhë dhe kryetarin e Bashkisë Fran Frrokaj. Akuzat e demokratëve shkonin tek braktisja e shtresave reale të djathta si ish-te perndjekurit dhe ish-pronarët. Por surpriza qëndron në faktin se një demokrat i vjeter si T.Paloka sulmoi direkt Ennon sepse sipas tij Bozdo i ka deklaruar se shumë gjera vendosen nga paria në Tiranë.

Kryetari i PD Lulzim Basha është detyruar të nderhyjë dhe ka pyetur Ennon se mos ke dashur të thuash Partia, sepse përndryshe do të diskutojme sëbashku në zyrë.

Ajo që ka acaruar më shume demokratët ka qenë prania e Preç Zogajt që nuk është anëtar i PD-së dhe deri tani ka ndërruar 10 tesera, sipas demokratëve lezhianë.

Demokratët lezhjanë i kanë kërkuar Lulzim Bashës që kadidatët për deputet të zgjidhen nga baza përndryshe me persona të importuar dhe pa asnje lidhje me PD-në do të perfundojë si në Dibër. Në perfundim të takimit Basha ka porositur drejtuesit lokalë që të korrigjojnë punën e tyre në menyrë që të zgjidhen pakënaqësitë e demokratëve.

October 3, 2016 15:07
Komento

1 Koment

  1. Kapter baba nga burgu i Lezhes qe u ... October 3, 20:46

    E more Lulushe vajza e biresuar e Sah-lehit po i zgjidh problemet me shimpazene Eno Bozen qe i ka shtuar emrit nje N dhe me burrin kurve Precin, ne by** e ke ngado qe shkon

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*