Demokratët zgjedhin të hënën kreun e grupit parlamentar

Redaksia Online September 6, 2013 14:53

Demokratët zgjedhin të hënën kreun e grupit parlamentar

Deputetët demokratë do të mblidhen të hënën për të zgjedhur kreun e ri të grupit parlamentar. Mbledhja do të zhvillohet në orën 11:00, në selinë e re të Partisë Demokratike.

Mbledhja përkon me të njëjtën ditë kur mbahet edhe seanca e parë e Parlamentit të dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit. Duket se demokratët do të shkojnë në Parlament me një kryetar grupi të sapozgjedhur, pasi seanca është parashikuar të nisë vetëm pak orë pas mbledhjes së PD.

Pavarësisht se zyrtarisht nuk ka ende emra që pretendojnë të udhëheqin grupin demokrat në Kuvend, mediat kanë hedhur hipoteza rreth mundësisë së zgjedhjes së Arben Imamit apo Edi Palokës.

Ndërkohë, në kampin e socialistëve, zgjedhja e kreut të grupit parlamentar u bë sot. Në këtë detyrë u rikonfirmua Gramoz Ruçi.

 

Redaksia Online September 6, 2013 14:53
Komento

2 Komente

  1. dita September 6, 15:38

    sA NIRE ANJERI NUK DI TE FALES , PALOKA GAGACE

    Reply to this comment
  2. Fatos sali meta September 6, 23:46

    Krimineli Berisha duhet qe te veje Kacin e Zi kryetar te grupit te humbur dhe te hedhur si plehera nga vota e popullit

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin