Demonstrata e madhe që çoi në rënien e Murit të Berlinit

November 4, 2019 19:57

Demonstrata e madhe që çoi në rënien e Murit të Berlinit

Një kohë të gjatë flitej në Republikën Demokratike të Gjermanisë (RDGJ) për këtë mundësi. Prej muajsh njerëzit dilnin gjithnjë e më shumë në rrugë. Në Lajpcig mbaheshin protesta çdo të hënë – njerëzit kërkonin udhëtim të lirë dhe lirinë e shprehjes së mendimit. Gjithnjë e më shumë njerëz ia kthenin shpinën vendit të tyre, që në gjuhën e regjimit të RDGJ-së komunist quhej “refugjatët e Republikës”.

Erich Honecker, njeriu më i fuqishëm prej vitit 1973, ishte rrëzuar nga pushteti më 18 tetor. Por as pasardhësi i tij Egon Krenz nuk kishte mbështetje në popull. Në këto kushte me 4 nëntor 1989 u mbajt demonstrata më e madhe e lejuar në historinë e RDGJ. Iniciatorë ishin aktorët dhe njerëzit e teatrit në lindje të Berlinit. Ata i referoheshin neneve 27 dhe 28 të Kushtetutës – pra të drejtave për lirinë e shtypit, shprehjen e lirë të mendimit dhe mbledhjen në protesta. Këto nene kanë ekzistuar në historinë 40-vjeçare të RDGJ vetëm në teori.

Kushtetuta e shkelur kaq gjatë me këmbë këtë ditë filloi të implementohet në sheshin Alexanderplatz në Berlin. Edhe sot 30 vjet më vonë flitet për shifra të ndryshme: Vlerësohet se në demonstrata kanë marrë pjesë mes 200.000 deri në një milion demonstrues. Demonstruesit qëndronin para një kamioni të shndërruar në skenë, ndërsa atje mbajtën fjalim rreth 20 persona – aktorë, këngëtarë, shkrimtarë, priftërinj – por edhe përfaqësues të regjimit.

Njëri prej tyre vetëm pesë ditë më vonë u bë i shquar në mbarë botën, me 9 nëntor 1989: Günter Schabowski, shefi i partisë SED në Berlin (Partia Socialiste e Unitetit në Gjermaninë Lindore). Në një konferencë shtypi ai paralajmëroi ligjin për lirinë e udhëtimit, që papritur solli deri tek rrëzimi i Murit të Berlinit. Në protestën e 4 nëntorit, Schabowski ishte në shënjestër të kritikave të ashpra të demonstruesve. Madje edhe kur tha se “duhet kultivuar kultura e dialogut!” Krerët e RDGJ e kishin humbur kaherë çdo lloj kredie. Vetëkritika e Schabowskit u zhduk në morinë e fishkëllimave.

Njëri prej atyre që dëgjoi me vëmendje fjalët e Schabowskit për mundësinë e një fillimi të ri, ishte kritiku i regjimit Friedrich Schorlemmer. Teologu nga Wittenbergu, qyteti i origjinës së reformatorit Martin Luther, citoi me një ndryshim të lehtë titullin e hymnit të RDGJ: “Në vjeshtën e vitit 1989 jemi ngritur nga gërmadhat dhe jemi riorientur drejt të ardhmes.” Nën këto përshtypje kërkonte ai nga njerëzit që të mbeten në vend dhe të ndihmojnë rindërtimin e vendit. “Tani kemi nevojë për secilën dhe secilin.”

Aktor i ri Jan-Josef Liefers është bërë i njohur më vonë në serialin “Tatort”. Asokohe pyeti krerët e SED: “Përderisa krerët e SED reagojnë vetëm ndaj presionit, mendoj se nuk mund të bëhet fjalë për rolin e dikurshëm të partisë.” Fjali të këtilla dëshironte të dëgjonte masa prej qindra njerëzve të mbledhur. Duartrokitja ishte e fuqishme.

“Ngjarja me pasoja për Evropën”

Shërbimi sekret, Stasi ka pranuar më vonë në një raport se “rrota e historisë nuk mund të kthehet mbrapsht”. “Forcat armiqësore”, për të cilat fliste shefi i Stasit Mielke, mund të shiheshin në të gjitha anët. Në një pikë ai megjithatë kishte të drejtë: Demonstrata e 4 nëntorit 1989 ishte “një ngjarje me pasoja të mëdha për Evropën”. Vetëm pesë ditë më vonë, më 9 nëntor, ra Muri i Berlinit.

 

l.h/ dita

November 4, 2019 19:57
Komento

2 Komente

  1. hasani November 5, 08:55

    Rrofte gorbacovi per renien e murit te berlinit. Pa gorbacovin apo nje gorbacov tjeter muri i berlinit do te ishte edhe sot ne kembe, prandaj mos harroni rolin e tij ne shembjen e komunizmit.

    Reply to this comment
  2. Claus November 5, 11:03

    Ai “Mur” aty eshte akoma. Edhe pas 30 vjetesh ndarja eshte e madhe. Vetem nje perqindje e vogel nga gjermanolindoret kane zene pozita kyce ne administrate, rrogat dhe pensionet kane akoma diferenca jo te vogla, papunesia ne Lindje eshte me e madhe, investimet e huaja dhe te brendshme jane gjithashtu pak, rinia largohet per ne Perendim. Endrra e Kohlit e “Krahinave te lulezuara” mbeti nje enderr e nje nate vere.

    Direkt pas renies se Murit gjermanolindoret fryne barkun me Cola dhe Banane por kopshtet, jeta sociale, punesimi i njerezve u zhduk si me shkop magjik, pervec kesaj tere pasuria shteterore ra ne ato duart e se ashtuquiajtur “Treuhand-Gesellschaft” nje fare Korporate gjigande qe administroi tere pasurite e popullit gjermanolindor qe e krijoi famozi Schäuble!

    Zhgenjimi nuk qe i vogel.

    Tani po verej qe ka filluar te flitet ne menyre me pozitive nga mediat dhe tekevizionet gjermane per ate kohe.
    Dhe a e dini perse?

    Ka dale nje parti e djathte (AfD) qe po fiton akoma dhe me shume terren, ndersa “die Linke” eshte tashme nje parti e etabluar si gjithe te tjerat, bile bile absurdi arriti sa ne Landin e Thüringen (ish-Gjermani Lindore) u bene gati per koalicion CDU-Linke (pra partia e Merkelit me ish-pasardhesen e SED-se komuniste)!!!!!!

    Politika dhe sidomos mediat jane gjithmone vegla te Thin-Tank`s, por kur u vjen veza ne b… nuk kane aspak ngurrim te bejne koalicion edhe me ate qe e kane difamuar vite dhe vite me radhe.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*