Dëmshpërblimet e të përndjekurve, Rama: Brenda mandatit përfundojmë shlyerjen

December 27, 2014 18:29

Dëmshpërblimet e të përndjekurve, Rama: Brenda mandatit përfundojmë shlyerjen

Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Mirëqenies Sociale e Rinisë, Erjon Veliaj zhvilluan një takim me veteranët dhe ish-të përndjekurit në sallën e Hartave në Kryeministri.

Në fjalën e tij, Kryeministri Edi Rama tha se deri në fund të mandatit, do të jenë shlyer detyrimet për ish të përndjekurit politikë. Rama deklaroi se shlyerja do të bëhet fillimisht për ata që janë gjallë, e më pas për familjarët e tyre.

Deri tani kemi arritur të distribuojmë më shumë se qeveria e kaluar në 8 vite. Ndërkohë që sot jemi në një fazë kur po ndajmë këstin e 4-t, me vetëdijen e plotë se nuk mund të vazhdojmë të dëmshpërblejmë duke iu bërë biografinë, duke i ndarë në tanët dhe të atyre, siç u rindanë për fat të keq. Kam bindjen se para se sa të mendojmë pasardhësit duhet të dëmshpërblejmë ata që janë ende gjallë dhe që e kanë gjurmën e torturave të ferrit në shpirtin e tyre, jo për shkak të babait nënës, dajës, por e kanë në shpirtin e tyre. Ajo çka na bën që deri në fund të vitit të ardhshëm të dëmshpërblejmë të përndjekurit mbi 75 vjeç, dhe deri në fund të mandatit të dëmshpërblejmë ata që burgun e kanë bërë vetë”, tha ai.

Duke u ndalur tek shpërblimi i fundvitit, kryeministri shtoi se, “Shpërblimi i fundvitit financiarisht është simbolik, por simbolikisht me një peshë të veçantë për të qenë pranë tyre në natën e Vitit të Ri për t’ju mundësuar që ti bëjnë një dhuratë nipërve e mbesave, pa pasur frikë të fusin dorën në xhep”.

Për veteranët e luftës, Rama tha se, përfaqësojnë një “medalje të një lufte të madhe ku u derdh gjak i pastër idealesh, që nxori një pushtet që mbi ato ideale dhe përmes manipulimit të njerëzve të idealeve, ndërtoi një ferr njerëzor. Dolëm në vitet ‘90 duke pasur kokën lart, sepse veteranët e luftës na dhanë mundësinë e madhe që të ndjehemi krenar për atë që Shqipëria bëri gjatë Luftës së Dytë Botërore”.

Rama foli edhe për skemën e re të pensioneve, nga e cila siguroi që do jenë të fituar si ish-të përndjekurit ashtu edhe veteranët e luftës. Ai u shpreh ndër të tjera se që nga viti 2015 do ketë edhe rritje të pensioneve.

Edhe Ministri Erjon Veliaj deklaroi se nga java tjetër do të nisë ndarja e këstit të katërt të dëmshpërblimit për ish-të përndjekurit.

Këtë vit rikthyem shpërblimet për këtë kategori që s’janë shpërblyer kurrë”, tha Veliaj.

Ndërsa duke u ndalur tek hapja e dosjeve Veliaj premtoi se ato do hapen sipas modelit gjerman.

Do të nisim hapjen e dosjeve, sipas modelit gjerman. Çdo komb duhet të kalojë hapjen e dosjeve. Që gjenerata ime të gdhihet më e pjekur, që kjo gjeneratë të mos shkaktojë ato dhimbje që një gjeneratë tjetër ia kemi shkaktuar njëri-tjetrit”, tha Veliaj.

December 27, 2014 18:29
Komento

22 Komente

  1. "Horri i Bulevardit" December 27, 20:37

    Dikur nje i burgosur politik, i denuar me 10 vjet per agjitacion e propagande, u ridenua perseri, 3 muaj para mbarimit te denimit, u ridenua me 18 vjet burg, perseri per agjitacion e propagande.
    Nuk e di a jeton akoma, por di qe u lirua ne 91-shin dhe rrinte rrugeve, qe dikush ti dilte i njohur, per ta ndihmuar, qofte me pune, qofte me para.
    Se kush e kishte spiunuar, se di, por di qe ish i denuari dy here, kerkonte te demshperblehej per gati 20 vjet burg, (aq beri se e zuri amnistija mbas 90-tes) me te drejte, por jam shume i bindur se edhe spiuni i burgut, do kete kerkuar, demshperblim, per denimin e tij dhe me siguri do ta kete marre, sic e moren ish spiunet e tipit Arbnori me shoke.
    E tregova kete, qe te vej ne dijeni personat qe merren me keto demshperblime, qe vitet e ridenuara ne burg, tu hiqen, plehrave ish spiune, qe gerthasin me shume, per te drejtat.
    Nje lapsus, ndoshta e pamenduar mire nga zoti Sherif Merdani, treguar me gojen e vet sot, para kryeministrit dhe te tjereve, ku tha se babai dhe nena, ishin ne burg me perpara se ai te arrestohej, cudi si ka mundesi, kush e njeh ate kohe, i biri i dy te denuarve, te mbaronte nje shkolle te larte dhe te kendonte ne nje festival.
    Lapsusi i Sherifit ishte: Ai rregjim ishte i poshter, sa mua me duhej si vellai i madh, te merrja vellain e sapolindur, ta coja cdo dite ne burg, per tu ushqyer me qumesht gjiri, nga nena jone, qe do te thote se Sherifi, pa shkuar akoma ne shkolle te larte, paska patur te dy prinderit ne burg politik, nenen dhe babane. Keshtu si e shkruaj une, Sherif Merdani e deklaroi sot tek kryeministri.
    Sherif Merdani, ta gezosh demshperblimin, ta uroj me gjithe zemer, (une po te them, se kam marre, sjam as ne liste, ndoshta se ika heret nga Shqiperia) si mbarove nje shkolle te larte me dy prinder te burgosur politik? U bere hafije?, ta them kete se jo shume kohe me pare, hodhe vrrer kunder te madhit Tonin Tershana.
    E more edhe kestin e trete, i bere furce Edi Rames dhe Erjon Velise, dikur te degjoja qe po keto furce, ja beje Sali Berishes.
    Prandaj me lart dhashe nje ngjarje, qe qeveria te demshperbleje, por spiunet qe ja dyfishuan denimet te tjereve, sduhet te marrin asnje qindarke.

    Reply to this comment
    • Pëllumb zaimi December 27, 23:38

      Cilët veteranë thërrisni ju z. Rama? Po shohim gjithnjë të njëjtët!? I kini të abonuar ndoshta? As kryesinë kombëtare të veteranëve të luftës nuk e kishit aty ??? Pastaj,veteranët nderoheshin më 29 nëntor por ju e kaluat këtë festë të madhe me ca pirueta pa vlerë? Madje e zvëndësuat 29 nëntorin me bunkerartin pa art? Antifashizmin e çuat në nëntokën e ideve tuaja të çartura kur ai duhej të ishte një festë e madhe kujtese dhe vigjilence për brezin e Ri,për ti ushqyer ata me lavdinë e të parëve dhe për ti mbajtur syçelët para falangave fashiste që janë ringjallur !? Për më tepër nuk ishte bunker por Vendkomandë normale e një Shtatmadhorie ? Informohu se ka gjithë bota të tilla? Gjithë bota? Madje shumë herë më të mira? E dini cila është e vërteta,- është ajo që ju kurrë nuk e kini dashur Lançl ? Kini shkruar një libër të tërë kundër saj!? Hajt thërriti prapë veteranët se janë goxha vota!? Lëri hipokrizitë? Tung!

      Reply to this comment
      • antikomunist December 28, 08:31

        Informohu me mire o enveristi Pellumb zaimi me “Z” te vogel se ne asnje vend ish komunist te Evropes Lindore nuk festohet me “29 nentori i ZI” me “Z” te madhe dhe a e di sepse? Ja ta thote “VETERANI” i vertete i te perndjekurve politike, jo nga “VETERANET” xhelate dhe katile komuniste qe ka therritur Edi Rama ne ESTRADEN e tij socialiste per Krishtlindjen qe po RILIND Enver Hoxhen 25 vjet pas renies se Murit te Berlinit. Pra qe te dalim ne teme: Pse ASKUSH ne Evrope dhe ne Boten Demokratike nuk feston me “29 nentoret e ZINJ” te kamufluara me CLIRIME imagjinare dhe me VETERANE e DESHMORE akoma me imagjinare nga pas per te budallepsur popujt debile dhe dallkauke ne vendet me zhvillim mendor te ngadalsuar. Ja pra pse: Sepse o Pellumb zaimi me “Z” te vogel dhe me mendje te vogel gjithashtu “29 nentoret e ZINJ” implementuan ne keto vende ish komuniste te Evropes Lindore MURTAJEN bolshevike qe mbushi lumenj me gjak njeriu jo vetem ne vendin tone, por ne te gjitha vendet ku fara e gjakatare komuniste gjeti teren dhe mbiu me nje force te papare si ne perrallat biblike me kulcedra.

        Prandaj edhe ESTRADA apo CIRKU qe luan Edi Rama me VIKTIMA dhe XHELATE duke u perpjekur qe t’i fuse ne nje thes eshte kaq qesharakae dhe komike, por njekohesisht edhe kaq tragjike per ata qe u masakruan nga Enver Hoxha si ASKUND ne Evrope.

        Prandaj edhe Edi Rama eshte transformuar si nje KLOUN CIRKU qe kur shkon ne Berlin kerkon falje per krimet e komunizmit dhe sapo mberrin ne Rinas hedh LEKAT e popullit badiava per te festuar “29 nentorin e ZI” jugosllav per Pellumb zaimet fanatike pa e vrare mendjen fare se duket ne syte e Botes si “Mesalla me dy faqe”.

        Prandaj edhe Edi Rama nga njera ane dekoron me medalje Trimerie sekretaren e Enverit Vito Kapo dhe nga ana tjeter shperblen VIKTIMAT e kesaj kriminele dhe bashkepuntore gjakatare e pushtetit mizor te Enver Hoxhes me LEKA qe i ka marre borxh nga Bota Antikomuniste.

        Prandaj edhe Edi Rama perpiqet te shuaje nga ndergjegja turpin dhe rezilin e tij si zonja Makbeth ne Danimarke duke u perpjekur te “PAJTOJE” xhelatet me viktimat ne nje mbremje GALA me mallengjime komuniste duke i cilesuar si TRADHETARE ata qe nuk jane dakord me te dhe me festimet frenetike per “29 nentorin e ZI” jugosllav dhe antikombetar dhe duke i ndare te perndjekurit mjerane te Enver Hoxhes ne SPIUNE dhe te NDERSHEM ne nje kohe qe Sigurimi i Shtetit nuk linte asnje gur qe te binte ne toke pa kaluar me pare ne siten e tij dhe pa firmosur nje tufe me deklarata perpara se te lidhnin me zinxhiret e burgut.

        Prandaj edhe ESTRADA apo CIRKU i Edi Rames eshte nje REZIL i Shqypnise ne syte e Botes, sepse:

        Mali i Dajtit eshte akoma plot me kufoma intelektualesh qe jane vrare nga VETERANET e Edvinit me nje pabesi te papare ne 17 nentor te 1944 dhe askush nga shoqeria civile deri me sot nuk ka marre mundimin te pakten te hulumtoje te VERTETEN tragjike te historise gjakatare te kahsapanes per “Clirimin” e Tiranes.

        Reply to this comment
    • N.VJOSA December 28, 10:12

      I nderuar dhe i respektuar HB,
      I vleresoj vecanrisht komentet e tua realiste.
      Kjo qe po ndodh me shqiptaret eshte nje Tragjedi e vertete.
      Politikane te dhjamosur sa me nuk ka, …dalin e bejne demagogji te paster!
      Ky Rama, nje ish kryebashkiak i sukseshem me Tiranen, me qsverisjen e shqiptareve po tregon dilentantizem dhe eufori, sepse ne vendimet e qeveris tij po duket gjithnje e me qarte qe NUK E TUND DOT ATE KEMBORE QE KA VARUR…
      Do demshperblej ata qe kane vuajtur ne burgje!…
      Ne rregull, le ti demshperblej, aq sa e ka takatin Shqiperia, ish te burgosurit e ndergjegjes…!
      Por kujdes Zoti Rama se tok me ta ka plot njerez ordinere, qe jane denuar per krime te ndryshme, spiune, sabotatore, vrases, vjedhes, imoralë, ….Te gjithe gerthasin dbe hiqen si te burgosur politike!…Kane marre nga nje vertetim nga Kurt Kola apo nga te tjere Kurter, dhe duane te marrin paret e taksapaguesve shqiptare!
      Dhe marrin aq shume sa nuk marrin as ata qe lane me gjak malet e Shqiperise ne Luften me te lavdishme qe kane zhvilluar shqiptaret se bashku me koalicionin antifashist boteror….Dhe nuk mjafton ky diskriminim, por na i quan f e r r, nje periudhe te gjithe historike, qe transformoi rrenjesisht Shqiperine feudale dhe mesjetare!….
      Pse?
      Qe tu beje qefin dbe tu mbaje ison atyre qe e bene Shqiperi e lesheli, , e vodhen barbarisht dhe mbajne dhe mbrojne politikane te paskrupullt hajdut dhe kriminele qe kane lyer duart ne gjak te pafajshem shqiptaresh te thjesnte dhe te pervuajtur…
      O zoti Rama & Ko,
      Po ata qe pas Luftes ndertuan e transformuan Shqiperine, nderuan hidrocentrale, rruge e hekurudha, fabrika e kombinate, spitale, shkolla dhe elektrifikuan Shqiperine, nuk duhen shperblyer per pun en dhe kontributet e tyre?…
      Apo ata duhet te marrin nje pension qesharak prej 80 Eurosh, aq sa marr une per vitet e mija te punes ne Shqiperi?!…
      Hajde ta harrojme rastin tim te pensionit aq sa paguhet nje dite pune ne Perendim, por po ata qindra mijera pensioniste ne Shqiperi, 80 euro nuk u dalin as per te paguar ilacet dhe energjine elektrike, veprat e te cilave po konsumon dhe ngrohet e leviz sot mbare Shqiperia, se ju te ashtuquajtur demokrate e socialiste, keto 25 vjet keni fryre vetem xhepat tuaja dbe pensionet tuaja!…
      Po sjell vetem nje fakt:
      Mjaft e ropet dhe xhvatet Shqiperine, vendin me te pasur te Europes me mundesi potenciale!!!…
      Vetem ne keta 20 vjet Shqiperia, numeron , (sipas te dhenave zyrtare te institucioneve financiare boterore), me te dhena faktike, mbi 55 multimilionere, me 110 milion € secili…!
      Nga i gjeten keta Laro, te cilet par 20 vjetesh ishin ca Qen te zgjebosur dhe sa hap e mbyll syte u gdhine me pasuri perrallore!
      Po te ndodhte kjo ne Gjermani e e Merkelit apo ne Austrine e Faymanit, zyrat e finances nuk do u kishin lene konto dhe qindarke pa kontrolluar, sic ndodhi me ish ministrin e Financave te Austrise, qe per 8 vjet rresht nuk gjen derman nga kontrollet , kontrolli kontove ne cdo shtet te Europes deri sa i gjeten 100 mije euro te shkruara ne konton e se Vjerres…
      E te tjera e te tjera….
      Keshtu zoti Rama, kur te firmosesh ndarjen e te ardhurave te shqiptareve, mos privilegjo nje pjese dhe te vjedhesh me vendimet e tua pjesen tjeter, se deri tani shqiptareve u jane vjedhur aq para, sa dhe Rera e Saharas te ish,….do ish mbaruar!
      Keto kisha i nderuar komentues HB, duke shprehur dokortesine me komentin tend korrekt dhe te arsyeshem….
      Respekt dhe kalofsh sa me bukur nderrimin e Viteve!…
      Dhe po ashtu shqiptareve kudo ku jane ju uroj shendet, me shpresen se jeta jone do behet me e mire,…sepse shpresa vdes e fundit..

      Reply to this comment
      • "Horri i Bulevardit" December 28, 11:34

        Zoti Vjosa, si nje nga komentuesit brilante ne komentet tuaja, eshte nder te debatohet me ju.
        Eshte shume i drejte shqetesimi juaj, shqetesim qe e kam shprehur edhe une here pas here, jo me hamendje dhe fjale te degjuara neper kafene, por me fakte te jetuara, ku shume te degjeneruar qe u futen ne burgje si plehra ordinere, mbas pseudodemokracise, na dolen disidente.
        Eshte gjithashtu shume i drejte, lenia ne harrese e atyre heronjve te vertete, qe ndertuan vepra qe i ndryshuan faqen Shqiperise, vepra qe edhe sot, jane shtylla kryesore e ekonomise.
        Zoti Vjosa, ka shume per te diskutuar, per kete ceshtje.
        Edhe une te uroj ty dhe familjen tende, nje vit te mbare ne 2015-ten dhe shpresoj qe edhe vitin qe vjen, te kemi aktiv ne komentet tuaja brilante.

        Reply to this comment
  2. antikomunist December 27, 22:32

    TE GJITHE TE BURGOSURIT POLITIKE SPIUNONIN NJERI-TJETRIN TEK SIGURIMI I SHTETIT.

    Duhet te jesh shume naiv, i keqinformuar dhe bile dashakeqas qe te perhapesh versionin e SPIUNEVE brenda te perndjekurve politike te regjimit gjakatar te Enver Hoxhes, sic degjuam t’i ndante te perndjekurit politike kryeministri yne Edi Rama ne deklaratat e tij te sotme ne TV.
    Prandaj menjehere te shkon ne mendje qe t’i drejtohesh Edvinit me nje kondra-pyetje direkte:

    CILET JANE O EDI RAMA TE PERNDJEKURIT E “NDERSHEM” TE ENVERIT?

    qe ti kerkon bashke me Ministrin Veliaj t’i dekorosh me medalje trimerie si Vito Kapon e Hysniut dhe t’i demshperblesh me LEKA si pinjollet e BLLOKUT enverist te Kohes se Qepes, te cilet kane dale ne mejdan dhe kane filluar t’i bien gjoksit me grusht si TARZANE te vertete te Demokracise ne konferenca turpi dhe rezili bashke me xhelatet e tyre te djeshem me emerin si VETERANE enveriste? si mund te therrashesh ne nje vend edhe XHELATET edhe VIKTIMAT dhe te mburresh duke bere politike me nje REZIL te tille? E bejme kete pyetje sepse nga VIKTIMAT te pranishem ne kete CIRK socialist nuk pame asnje emer qe te perfaqesoje intelektualet properendimore shqyptare qe u vrane dhe u masakruan nga Enver Hoxha vetem sepse nuk deshen implementimin e MURTAJES komuniste ne vendin tone qe ne vitin 1946, per nje Shqypni Antikomuniste dhe Demokratike ashtu sic po kerkon te behet sot dhe te cilet mesiguri Edi Rama Socialisti i Patise se Punes i shikon si nje klase e deklasuar qe meriton gje tjeter vecse percmim dhe qe jane te denuar te mbeten ne HARRESE duke i damkosur me percmim si spiune apo hafije, njesoj sic i sajonte Enver Hoxha do kohe me pare.

    Reply to this comment
  3. Mark uk December 27, 22:37

    Nese arrini ti demshperbleni brenda kti dimri ju besohet.Sepse keni dimrin e fundit te qeverisjes.

    Reply to this comment
  4. Kris December 28, 01:12

    O Mark uk! Meso te shkruash shqip dhe pastaj komento!

    Reply to this comment
  5. "Horri i Bulevardit" December 28, 01:12

    Antikomunist miku im, derisa nuk ishe zogist, Zoti Zaimi me lart me te drejte jep mendimin e tij, per veteranet dhe e besoj, se e di kush eshte dhe cfare burri me vlera eshte, por ti megjithese kemi qene ne nje linje, derisa zogolli na ndau, duhet ta kesh degjuar fjalen e Merdanit, qe per mua ishte hipokrizia e rradhes ndaj pushtetit.
    Historine qe tregoj me lar, eshte e vertete, biles mua me duket se edhe filmi vdekja e kalit, ndoshta eshte bazuar tek ai personazh, se personi ne fjale, ka qene veteriner.

    Hapja e dosjeve, do te sqaroje jo ty, se ndoshta ke qene brenda sistemit, por do jape shume pergjigje per “disidente” si Mirakaj apo edhe Arbnoret.

    Reply to this comment
  6. Kris 1 December 28, 04:13

    Veteranet e Rames sipas moshes i bie qe luften e kane bere ne topet e babait ose nen fustanin e nenes.Ndonjeri mund te kete marre pjese dhe ne shpalljen e pavaresise.Piktori po ben art duke hapur llagemet e ujrave te zeza.

    Reply to this comment
  7. Arben December 28, 08:13

    HAPJE TOTALE E DOSJEVE PER TE GJITHE ATA QE PUNOJNE NE SHTETIN SHQIPETAR DHE KANE VENDE PUBLIKE PUNE.

    KETE BEJ OR MIK, MOS BEJ NUMRA ME DOSJET SE NUK TA FAL NJERI.

    NUK DO NJERI HAKMARRJE, POR AMA ME TE GJITHA MJETET, QOFTE EDHE ME JETEN TONE NUK DO TA LEJOJME SIGURIMIN E SHTETIT TE VAZHDOJE TE NA MARRE TE ARDHMEN NGA DUART.

    Reply to this comment
  8. antikomunist December 28, 08:34

    Informohu me mire o enveristi Pellumb zaimi me “Z” te vogel se ne asnje vend ish komunist te Evropes Lindore nuk festohet me “29 nentori i ZI” me “Z” te madhe dhe a e di sepse? Ja ta thote “VETERANI” i vertete i te perndjekurve politike, jo nga “VETERANET” xhelate dhe katile komuniste qe ka therritur Edi Rama ne ESTRADEN e tij socialiste per Krishtlindjen qe po RILIND Enver Hoxhen 25 vjet pas renies se Murit te Berlinit. Pra qe te dalim ne teme: Pse ASKUSH ne Evrope dhe ne Boten Demokratike nuk feston me “29 nentoret e ZINJ” te kamufluara me CLIRIME imagjinare dhe me VETERANE e DESHMORE akoma me imagjinare nga pas per te budallepsur popujt debile dhe dallkauke ne vendet me zhvillim mendor te ngadalsuar. Ja pra pse: Sepse o Pellumb zaimi me “Z” te vogel dhe me mendje te vogel gjithashtu “29 nentoret e ZINJ” implementuan ne keto vende ish komuniste te Evropes Lindore MURTAJEN bolshevike qe mbushi lumenj me gjak njeriu jo vetem ne vendin tone, por ne te gjitha vendet ku fara e gjakatare komuniste gjeti teren dhe mbiu me nje force te papare si ne perrallat biblike me kulcedra.

    Prandaj edhe ESTRADA apo CIRKU qe luan Edi Rama me VIKTIMA dhe XHELATE duke u perpjekur qe t’i fuse ne nje thes eshte kaq qesharakae dhe komike, por njekohesisht edhe kaq tragjike per ata qe u masakruan nga Enver Hoxha si ASKUND ne Evrope.

    Prandaj edhe Edi Rama eshte transformuar si nje KLOUN CIRKU qe kur shkon ne Berlin kerkon falje per krimet e komunizmit dhe sapo mberrin ne Rinas hedh LEKAT e popullit badiava per te festuar “29 nentorin e ZI” jugosllav per Pellumb zaimet fanatike pa e vrare mendjen fare se duket ne syte e Botes si “Mesalla me dy faqe”.

    Prandaj edhe Edi Rama nga njera ane dekoron me medalje Trimerie sekretaren e Enverit Vito Kapo dhe nga ana tjeter shperblen VIKTIMAT e kesaj kriminele dhe bashkepuntore gjakatare e pushtetit mizor te Enver Hoxhes me LEKA qe i ka marre borxh nga Bota Antikomuniste.

    Prandaj edhe Edi Rama perpiqet te shuaje nga ndergjegja turpin dhe rezilin e tij si zonja Makbeth ne Danimarke duke u perpjekur te “PAJTOJE” xhelatet me viktimat ne nje mbremje GALA me mallengjime komuniste duke i cilesuar si TRADHETARE ata qe nuk jane dakord me te dhe me festimet frenetike per “29 nentorin e ZI” jugosllav dhe antikombetar dhe duke i ndare te perndjekurit mjerane te Enver Hoxhes ne SPIUNE dhe te NDERSHEM ne nje kohe qe Sigurimi i Shtetit nuk linte asnje gur qe te binte ne toke pa kaluar me pare ne siten e tij dhe pa firmosur nje tufe me deklarata perpara se te lidhnin me zinxhiret e burgut.

    Prandaj edhe ESTRADA apo CIRKU i Edi Rames eshte nje REZIL i Shqypnise ne syte e Botes, sepse:

    Mali i Dajtit eshte akoma plot me kufoma intelektualesh qe jane vrare nga VETERANET e Edvinit me nje pabesi te papare ne 17 nentor te 1944 dhe askush nga shoqeria civile deri me sot nuk ka marre mundimin te pakten te hulumtoje te VERTETEN tragjike te historise gjakatare te kahsapanes per “Clirimin” e Tiranes.

    Reply to this comment
  9. Mark uk December 28, 09:25

    kris:E bera korrigjimin po nuk gjeta gabim ortografik.Dua te di sa vjec kan qen kta veteran qe ka 70 vjet qe nga okupimi komunist kur ishte lufta civile.Pra Rama bashkoj persekutuesit me te persekutuarit.Do futet ne gines ky gjatoshi bllokmen.

    Reply to this comment
  10. Aliu nga Selenic December 28, 10:33

    Nje veprim i vendosure i shtetit per te perndjekurit politike. Pore c`fare te bejme se jo te gjithe jan te nje niveli politik te denuar.Kane perfituar mjafte nga at qe nuk e meritojn kete. Po kush nuk e meriton.
    1. Nuk e meritojne ata qe u kan sherbyer agjenturave te ndryshme per pushtimin e shqiperise.
    2.Nuk e meritojn ata qe jen denuar si hajdut si perdhunuese gje qe nuk kan te bejne fare me te denuarit politike.
    3. Nuk e meritojn kete shperblim ata qe ishin kuislige.
    Te gjith keto e rendopjen buxhetin pa drejtesishte,

    Reply to this comment
    • antikomunist December 28, 14:27

      O Liu Firifiu,

      po Enver Hoxhen, BOSIN tend qe eshe edhe BOSI i shume fanatikeve te paudhe si puna jote, qe i sherbeu me shume besnikeri fashisteve italiane dhe gjermane te Duces dhe Hitlerit nga vila e kunatit te vet kuisling Bahri Omari duke spiunuar Qemal Stafen si fillim dhe shume dallkauke komuniste te tjere pas tij ne cilen LISTE spiunesh ta fusim?

      O Liu Firifiu,

      po Enver Hoxhen, BOSI tend qe eshe edhe BOSI i shume fanatikeve te paudhe si puna jote, qe i sherbeu me shume besnikeri komunisteve jugosllave te Marshallit kroat Josip Bros Titos, aq shume sa vrau dhe masakroi edhe kosovaret ne Mal te Zi, ne Tivar o Liu Firifiu, pra ku e fut kete ANTIKRISHT gjakatar me vule ne balle qe politika jone kombetare qe nga Sali Komunisti dhe deri tek Like Floriri dhe Edvin Piktori e mbajne akoma si HERO te popullit dhe te punes socialiste me vendim te Parlamentit te turpit dhe rezilit tone kombetar 25 vjet ps renies se Murit te Berlinit?

      Reply to this comment
    • "Horri i Bulevardit" December 28, 14:46

      Liu firifiu, sipas “antikomunistit” te cilesuar nga i madhi Havel, spo e them, se e di cfare tha per kete lloj antikomunistesh, Mos ja vej re nastradinit, mos ja vej re mero bazes, mos ja vej re shba e be, mos ja vej re arvizuse, mos ja vej re te gjitha atyre lloj nofkash qe i ka vene vehtes, ka shkalluar vella, ka shkuar per Lesh zhozefine.
      Kur te bjere rruga andej nga Tajvani, jepi kamarierin pagesen per nje jave kafe, per “antikomunistin” hokatar te gazetes Dita.

      Reply to this comment
      • antikomunist December 28, 15:58

        Degjo o i paditur i paudhe qe flet brockulla me thes ne kete forum te nderuar dhe meso pak histori nga ata qe kane mesuar dhe dine me shume histori:

        Ne Cekosllovakine e Havelit qe ne vitin 1956 u ndalua me nje vendim te posacem te Partise Komuniste perndjekja dhe burgosja per arsye politike, por cekosllovaket ashtu si edhe hungarezet nuk u pajtuan me zbythjen qe bene sovjetiket e Hrushcovit dhe u ngriten te gjithe si popull intelektual per te shkaterruar vargonjte e MURTAJES bolshevike qe i kishin bllokuar ekonomine dhe kishin ndaluar zhvillimin. Meso nga ata qe kane dijeni me shume se ty nga historia dhe ekonomia se Cekosllovakia para Luftes se Dyte renditej per nga standarti i jetes qe do te thote GDP per fryme te popullates ne vendin e dyte ne Evrope pas Gjermanise. Fabrika cekosllovake TATRA krahasoej per nga te ardhurat me BENZ-in dhe KRUPP-in gjerman dhe cekosllovaket pinin me shume birre me krikell se cdo popull tjeter ne rruzullin tokesor.

        Prandaj edhe u ngriten te gjithe cekosllovaket ne kembe dhe mbushen sheshet dhe rruget e Prages ne vitin 1968 sikunder hungarezet ne vitin 1956 per te zbuar sovjetiket dhe Ushtrine e Kuqe nga vendet e tyre me tradita Demokratike dhe Antikomuniste, prandaj nuk kishte arsye qe te beheshin spiune te Sigurimit sic ishin shqyptaret dru me pre ne vendin tone, aq me teper se Kushtetuta e tyre ndalonte me ligj burgosjen politike.

        Reply to this comment
        • "Horri i Bulevardit" December 28, 16:16

          Po mor i paudhi gjithfarllojes, seshte faji im, qe sme plaste menderja te lexoja veprat e xhaxhit Enver, ne ato kohe kur ti lexoje me vemendje veprat e teoricieneve marksiste e leniniste, une lexoja Roland Kandianon tek Ura e Psheretimave, lexoja Don Kishotin e Servantesit, qe me beri te kuptoj kush jane don kishotet e mevonshem, lexoja Rrethin e Kuq e shume te tjere.
          Prandaj o “antikomunist” i brymosur me vepra diktatoresh, mund te dish me shume se une, se cfare te mirash bene udheheqesit e djeshem, sot te ashtuquajtur diktatore, por kjo nuk eshte perparesia jote, kjo eshte mangesia jote qe ke ne komunikim.
          Tung kafeqejflliu i Tajvanit.

          Reply to this comment
        • Cœur December 28, 17:22

          dhe keshtu shoku Horri , lexo mire te nderuarin Nastradin , se
          kurse intesinve kunder budallallekut
          keshtu gratis nuk ti ben kush .
          megjithse une ngelem e mendimit se injoranca e virusit bolshevik nuk do ju hiqet nga …
          bunkeri 🙂

          Reply to this comment
          • "Horri i Bulevardit" December 28, 19:41

            Edhe me kete emer te cuditshem, perseri ti qenke o “antikomunisti” i brymosur me vepren e Enver Hoxhes?.

  11. Mark uk December 28, 15:06

    Aliu nga selnica: Keni pasur raste te tilla kur sherbeje ne Kukes si operativ sigurimi apo e ke me te ndigjuar.Do hapen dosjet e do ju mbydhet sqepi ju dhe shokve tuaj qe i perdorje,dhe populli i quante fuksa.

    Reply to this comment
  12. aaaa December 28, 18:35

    Mark uk jo kti dimri por kètè dimèr mer ABETAREN dhe mèso o Mark ukkkkkkk,

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*