Dëmtimi i Salah, egjiptianët kërkojnë 1 mld euro dëmshpërblim nga Sergio Ramos

May 28, 2018 17:30

Dëmtimi i Salah, egjiptianët kërkojnë 1 mld euro dëmshpërblim nga Sergio Ramos

Në duelin që nxori jashtë të dëmtuar Mohamed Salah, Sergio Ramos nuk zemëroi vetëm tifozët e Liverpulit, por edhe një komb prej 95 milionë banorë.

Në rrjetet sociale dhe forume të ndryshme egjiptianët vërshuan me akuza e deri edhe më kërcënime ndaj mbrojtësit të Realit të Madridit dhe kombëtares spanjolle.

Por, një avokat në Kajro ka vendosur t’i shkojë më tutje kësaj çështjeje. Ai nuk është kufizuar vetëm me akuzat, por njoftoi se do të ngrejë një padi ndaj Sergio Ramos ku si dëmshpërblim do të kërkojë 1 miliard euro.

“Ramos dëmtoi me dashje Mo Salah dhe duhet të ndëshkohet për veprimet e tij. Do të kërkoj kompensim, që mund të tejkalojë 1 miliardë eurot për dëmtimin fizik dhe psikologjik që Sergio Ramos i shkaktoi Mo Salah dhe popullit egjiptian”, deklaroi Bassem Ëahba në një televizion vendas.

Ndërkohë, peticioni i nisur online për të ndëshkuar Sergio Ramos ka arritur mbi 300 mijë firma të grumbulluara në pak orë dhe numri vazhdon të rritet me ritme të shpejta.

Në internet janë të shumtë ata që flasin për një dëmtim me dashje nga ana e Sergio Ramos, por vetë lojtari spanjoll e ka mohuar këtë.

“Ne ishim në dyluftim për topin. Ramë bashkë dhe duart i kishim të mbërthyera”, deklaroi ai duke i uruar shërim të shpejt Mo Salah.

Vetë lojtari egjiptian qetësoi disi përmes Twitter-it ndjekësit dhe tifozët e vendit të tij. Ai konfirmoi një lajm të shpërndarë më herët nga Federata Egjiptiane e Futbollit dhe pritet që të jetë i nën urdhrat e trajnerit Hector Cooper, që drejton “Faraonët” në fushatën e tyre Rusi 2018.

o.j/dita

May 28, 2018 17:30
Komento

8 Komente

  1. demo May 28, 18:36

    Ishte KRIMINALE.,tinzare,Skuth i pashpirt.Donte ti nxirrte krahun.Edhe ne mundje nuk lejohet.Mendo me cfare shpejtesie vraponin,pesha e dy futbollisteve,Ramos i bllokon krahun dhe rrezohet per tja thyer.Jo te kuqen,por ky duhet te denohet nga gjykata per tentative gjymtimi me dashje.

    Reply to this comment
  2. Alban May 28, 19:30

    E ke gabim o Demo, krahet i nderthuren te dy lojtaret por ishte Mo Salah ai qe e mblodhi krahun e tij rreth te Ramos, shikoje mire videon. Po te mos e kishte perthyer krahun ne berryl rreth Ramos atehere ne renie e siper krahu i Salah do te terhiqej mbrapsht.. Per mua me shume ishte goditja e Karius e qellimshme sesa rrezimi me Salah..

    Reply to this comment
  3. Andi May 28, 19:38

    Ramos eshte lojtar kriminel dhe vrases si vet shteti terrorist I Soanjes.
    Ramosi duhet te shkoj be burg si vrases ndryshe agjyptianet do te bejne vetgjyqesi ndaj tij dhe kane te drejte. Po keshtu edhe Pepe ishte vrases sepse Real Madridi eshte klub kriminelesh e vrasesish historikisht.
    Edhe Fifa e Uefa jane organizata mafioze e kriminale.

    Reply to this comment
  4. dajti May 28, 22:36

    Ramos eshte terrorist, vazhdimisht ben maskaralleqe te tilla me dashje. Shikoje futyren duket si psikopat, debil nga trute.
    Turpi me i madh eshte qe real muti e ka vene kapiten. Duhet te jete i vetmi kapiten ne bote qe merr me shume kartona te kuq.

    Reply to this comment
  5. Milan May 28, 23:21

    Hani mut hani. HALA MADRID e moret vesh apo jo

    Reply to this comment
  6. XXXL May 29, 04:44

    Po goditjen me bryl ne sy e bere nga Ramos kunder portierit te Liverpulit pa dashje ishte, apo u vetevra vete portieri, qe beri dy gafa te pariparueshme prej dhikimit te dobet qe pati nga kjo goditje..
    Loja e Ramos nuk ka asgje te perbashket me futbollin, ai eshte nje idiot dhe gladiator, nuk e lidh asgje me topin.
    Ky pis shok ka pasur vetem Pepen nje tjeter moster qe ja vlen per ti studiuar antropologet.
    Vetem Messi ka arrur t’a mposhte kete lloj kafshe duke e poshteruar e duke e bere loqe e duke e terhequr zvarre ne cdo ndeshje sidomos brenda ne Madrid.
    UEFA dhe FIFA duhet te dalin me nje qendrim, debimin perjetesisht nga futbolli te kesaj kafshe me emrin Ramos.

    Reply to this comment
  7. Lumi May 29, 09:23

    Ramos eshte nje kafshe. Sjelljet e tij nuk kane lidhje me sportin, aq me pak me futbollin korrekt (fair play). Salah ai e demtoi qellimisht, vetem qurrat nuk e kane pare. Cudi qe UEFA dhe federata spanjolle nuk e denojne.

    Reply to this comment
  8. star May 29, 11:29

    Si ka mundesi te jesh kaq cinik mor Alban? Ramos dhe pisat si ai mesojne qe te vegjel hilet dhe simulimet.Futbolli anglosakson meson burrerine dhe fairplay.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*