Dëmtohet Memelli, mungon në ndeshjen kundër Kukësit

January 29, 2014 10:22

Dëmtohet Memelli, mungon në ndeshjen kundër Kukësit

Migen Memelli nuk do të jetë në gjendje të bëjë debutimin me Partizanin më 1 shkurt, për shkak të një dëmtimi të pësuar dje. Me rinisjen e kampionatit, skuadra e Hasan Likës pret Kukësin, në një përballje direkt pretendentësh, të paktën për Evropën. Të dyja janë përforcuar gjatë merkatos së janarit, me synimin për të zënë një nga vendet e zonës evropiane, por edhe për të provuar të befasojnë Skënderbeun në krye të renditjes. Memelli u afrua te të kuqtë për të forcuar sulmin, i cili ka qenë reparti më i dobët në pjesën e parë të sezonit. Por, për ta parë në lojë, tifozët e kuq do të duhet të presin e pakta edhe një javë më tepër. Pogradecari, i cili u bashkua me skuadrën gjatë fazës dimërore në Antalia, ka pësuar një tërheqje muskulore që e përjashton nga takimi me Kukësin. Sipas stafit mjekësor, sulmuesi do të jetë gati për ndeshjen e javës tjetër, kundër Tiranës, skuadra me të cilën ai ka fituar titullin më 2009. Veç Memellit, dje është dëmtuar edhe Mevlan Murati, mbrojtësi i majtë i të kuqve. Lojtari do të mungojë dy javë, duke kapërcyer takimet me Kukësin dhe Tiranën, për shkak të dëmtimit të tendinës. Bëhet fjalë për një mungesë të rëndësishme, pasi 19-vjeçari nga Maqedonia ka qenë ndër lojtarët më të mirë të formacionit të Likës deri në dhjetor. Për më tepër, Liridon Ahmeti, që mund ta zëvendësojë, nuk është në formën më të mirë, çka lë boshllëk në të majtë të mbrojtjes. Murati është aktualisht në pritje të pasaportës së Shqipërisë, për të luajtur me kombëtaren U-21.

Ndërkaq, dje kanë hedhur firmat lojtarët që kishin rënë dakord që më parë për të luajtur me të kuqtë. Kroatët Antun Dunkoviç e Mario Saçer dhe serbi Dragan Antanasijeviç ishin me skuadrën në Antalia, ku bindën trajnerin Lika dhe ranë dakord me drejtuesit për të firmosur, gjë që e kanë bërë fakt të kryer dje.

 

 

January 29, 2014 10:22
Komento

2 Komente

  1. danilo January 29, 16:50

    Lojtare qe bene diferencen,pavarsishte moshes,te ndeshkon po ju dha rasti,eshte killer ne sulm,habitem kur ishte i ri si nuk ugrumbullua me kombetaren? Tifoz nga VL.

    Reply to this comment
    • drejtesi January 30, 06:27

      po ci ke keto qe thua bre shoku,,,kur ka qene ky memelli i ri nuk dinte te fshinte qyrrat e j me te lozte futboll..lojtar e beri vasfi haruni se ky qe thua ti punonte furrxhi ne greqi..e djale me palle nuk kam njohur deri me sot dhe te betohem qe e njoh dhe me njeh mire shume

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*