Dëmtohet ‘Piramida’, personat e arrestuar kërkonin të vidhnin

June 13, 2018 17:13

Dëmtohet ‘Piramida’, personat e arrestuar kërkonin të vidhnin

Qendra Ndërkombëtare e Kulturës ose e njohur ndryshe si ‘Piramida’ është sulmuar të martën nga disa persona që kishin hyrë për të vjedhur.

Personat në fjalë kanë hyrë në mjediset e ‘Piramidës’ duke shfrytëzuar amortizimin e godinës në pjesën që menaxhohet nga autoritetet shtetërore, për të depërtuar në mjedise të thella.

Policia ka arrestuar një nga autorët, i cili dyshohet për vjedhje të disa kabllove elektrike. Kjo gjë ka sjellë si pasojë avari në rrjetin e furnizimit me energji të ambienteve dhe zyrave të “Top Channel” dhe “Top Albania Radio”, të cilat gëzojnë një pjesë të këtyre mjediseve në bazë të një kontrate qiraje me Bashkinë e Tiranës.

Krahas vjedhjes së kabllove, ata kanë thyer edhe një kamera sigurie të vendosur nga shërbimi privat i ruajtjes fizike, si dhe dritare dhe dyer të jashtme.

Policia është lajmëruar për këtë rast nga vet “Top Channel”.

s.a/dita

 

June 13, 2018 17:13
Komento

3 Komente

  1. intelektuali June 13, 17:32

    Ta kishin bere shkrum e hi GERDALLEN famekeqe te Enverit, se intelektuali do t’ja kishte bere HALLALL, por edhe te gjithe viktimat e MONSTRES gjakatare qe Edi Rama e mben akoma si nje HERO kombetar qe i kall daten edhe femijeve ne barkun e nenes.

    PO PSE ME PIRAMIDEN E ENVERIT DO TE HYJE SHQYPNIA NE BE?

    Reply to this comment
  2. tomorraku June 13, 17:53

    PO me godinen cpaten? Ajo ka mbetur si mall pa zot , nuk dihet kush e administron!

    Reply to this comment
  3. minushe June 14, 11:15

    lajmi nuk eshte I vertete… hajde media hajde…e paraqet si ti doje qejfi…po Policia ka bere deklarate per mediat per kete rast???

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*