Denaj: Reduktojmë kohën për eksport, import dhe procedurat doganore

February 13, 2021 17:56

Denaj: Reduktojmë kohën për eksport, import dhe procedurat doganore

Ministria e Financave dhe Ekonomisë së bashku me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, zhvilluan në Korçë aktivitetin: “Informimi i Sektorit Fason mbi Statusin e Operatorëve Ekonomik të Autorizuar (OEA) për Biznesin”, me qëllim njohjen mbi rëndësinë e këtij statusi, si dhe përmirësimin e klimës së biznesit në vend.

“Certifikimi  AEO i vlen  biznesit dhe është një instrument, i cili në fakt në Shqipëri prej vitesh nëpërmjet gjithë njësimit të procedurave me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor brenda protokollit 5-të të CEFT ku ne aderojmë, nuk kishim arritur që të kishim të licensuar kompanitë në Shqipëri. Në Moldavi janë 144 operatorë,është logjike sepse Moldavia përvec pozicionit gjeografik ka shumë kompani eksporti në një numër të konsiderueshëm dhe duke qënë se kam punuar me shumë firma të BE-së dhe për aderimin e Rumanisë, këto njohje të këtyre elementeve kanë shkuar më shpejt tek biznesi dhe 144 është një numër i madh por në vendet e Ballkanit Perëndimor që janë gjashtë, ishim të vetmit ne dhe Bosnja që nuk kishim asnjë operator”, theksoi Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj.

Deri tani, 11 aplikime janë në proces shqyrtimi nga Administrata Doganore. Ministrja Denaj nënvizoi se absolutisht Dogana Shqiptare ka nevojë gjithmonë të shikojë sesi mund të përmirësohet në raportin e statusin sot, edhe pse sot është më mirë se dje, por janë procese që na vijnë gjithmonë përpara sfidave për të qënë më mirë se dita e sotme.

Përpara se të shohim se cilat nevoja do të kemi akoma për të përmirësuar, nuk mund të lë pa përmëndur që kemi një proces doganor të thjeshtëzuar nëpërmjet një praktike që në anglisht ne e quajme “Dogana Paperless” ose “Dogana pa letra” por që në vitin 2019 solli që 90% e bizneseve nuk kanë nevojë të takojnë doganierin dhe të heqim dorë nga praktikat më të vjetra ku individi ishte në fokus të një marrëdhënie me biznesin. Ne duam që në marrëdhënie me biznesin të jetë dokumenti, i cili printohet nga sistemi dhe duke qënë e tillë biznesi ka jo vetëm shkurtimin e kohës si rezultatat i burokracive por ka të eleminuar kërkesën për procese jashtë formales.

“Kemi punuar edhe në administratën tatimore për të eleminuar shërbime në sportele ku në të dy institucionet, Dogana dhe Tatimet, mbi 90% janë pa kontakt me sportelet. E nisur nga kjo, kryeministri edhe si vizion të tij e ka pasur nevojën për të larguar individët me bizneset në marrëdhënie të drejtpërdrejtë për shërbimet kështuqë i gjithë procesi i shërbimeve shkon drejt shërbimeve online, jo vetëm në ato që janë më të preskhme për biznesin por edhe të tjera”, shtoi ministrja.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë është e angazhuar maksimalisht të japë ndihmesën e saj në krijimin e një mjedisi sa më të favorshëm për biznesin në Shqipëri, si dhe t’i japë një hov sipërmarrjes shqiptare në këtë kuadër, veçanërisht për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Drejtori i Përgjithshëm i Doganës, Genti Gazheli, u shpreh se, ky është një status që i jepet biznesit për të lehtësuar marrëdhënien me administratën doganore dhe tatimore, në këtë rast me administratën doganore.

Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin edhe përfaqësues të bizneseve të sektorit fason, prodhimit, përpunimit dhe grumbullimit, të cilët vlerësuan këtë iniciative dhe marrëdhënien me administratën doganore.

h.b/dita

February 13, 2021 17:56
Komento

2 Komente

  1. Tiku February 13, 18:30

    Paske mar komunikaten e radhes per lexim.. O shoqe krijimi lehtesirave eshte vetem per monopolet jo per tregun e lire. Sistem doganor te lire kane vende qe jane lider ne eksporte por dhe importet e lendve te para i kane te thjeshtezuara. Ktu po nuk takove Tiren e Doganes te falimento biznesi dhe kjo jo hipotetike po e garantuar prandaj leri prallat dhe po do sistem te lire ekonomik tregu kopjo sitemet doganore te ca vendeve nga lindja larget se coc dine ata e pagujn doganen me whatsup ata o shoqe pa pengesa pa Tire Doganash e agjencish doganore.

    Reply to this comment
  2. Precizim February 15, 09:36

    Zonja Ministre, çfare hyn Kryeministri ketu?
    Me vizionin e tij largpames etj etj etj. Servilizma te ulta qe nuk ju nderojne.
    Puna me tatimet dhe doganat eshte teresisht nje pune profesionale qe nuk ka te beje fare me vizionet dhe haluçinacionet kryeministrore.
    Nese doni te ndihmoni doganat veproni sipas metodave te BE, perafroni legjislacionin ( aprximation of legislation ) me te cilin keni vite qe merreni dhe perseri keni boshlliqe te medha, perfundoini procedurat e zhdoganimeve ne pikat e kalimit kufitar, duke ju kursyer subjekteve kohe, dhe shtetit njerez, mos e merrni TVSH ne burim, dhe mos mbani perate e subjekteve qe jua keni marre nepermjet TVSH ne menyre abuzive, pasi malli mund te shitet shume me mbrapa, nderkohe ju ju mbani parate subjekteve dhe ju shtoni ne shitje edhe nje TVSH tjeter.
    E plot te tjera.
    Keto qe po ju them Kryeministri jo qe nuk i di, por nuk i ka pare as ne enderat e tij me te zbehta.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim