Dënohen me 12 vite burg shqiptarët që sulmuan me acid avokaten italiane

May 11, 2016 13:10

Dënohen me 12 vite burg shqiptarët që sulmuan me acid avokaten italiane

Gjykata e Lartë italiane ka dënuar me 12 vjet heqje lirie shqiptarët Altistin Precetaj e Rubin Ago Talaban dhe 20 vjet italianin Luca Varani me akuzën e tentativës së vrasjes ndaj ish të fejuarës së këtij të fundit, avokates Lucia Annibali.

Duke mos pranuar fundin  e lidhjes së tij me Lucia Annibali, italiani Luca Varani, ka paguar dy shqiptarët Altistin Precetaj e Rubin Talaban, të cilët më 16 prill të 2013 i kanë hedhur acid në fytyrë ish të fejuarës së tij, duke i shkaktuar djegje të shkallës së lartë në 66% të fytyrës, e humbje të pjeshme të shikimit.

Sipas hetimeve dy shqiptarët do të paguheshin nga italiani me 30 mijë euro, 5 mijë parapagim e shumën tjetër të parave do ta merrnin pas sulmit të kryer.

Altistin Precetaj  arrestohet më 27 prill të 2013, ndërsa Rubin Ago Talaban më 1 maj të 2013. Në vendin e ngjarjes u gjetën gjurmë të këpucës Nike të shqiptarit Rubin Ago Talaban si dhe në makinën e tij rreth gjurmë acidi solforik.

May 11, 2016 13:10
Komento

1 Koment

  1. Shkrimi i vjeter May 11, 13:35

    Ah more cuna. Vec te kishit pasur dike ne jete tju tregonte me miresi se nuk i behet keq njeriut. Nuk ben te vrasesh. Me vjen keq per vajzen dhe per ju te dy.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim