Burgoset një ish-ministër në Rumani

February 29, 2016 20:45

Burgoset një ish-ministër në Rumani

Gjykata e Lartë e Kasacionit dhe Drejtësisë në Rumani dënoi me burg një ish-ministër të Ekonomisë, Codrut Seres dhe tre ish-drejtues të ndërmarrjes kombëtare elektrike, “Hidroelectrica”.

Ata akuzohen për një aferë të shitjes së energjisë në kushte jo të favorshme.

Gjykata e Lartë e Kasacionit dhe Drejtësisë dënoi Seres me katër vite burg. Ai akuzohej se kishte mbyllur sytë në vitin 2004 mbi kontrata të gjykuara të dyshimta për “Hidroelectrica”, për sa i përket shitjes së energjisë me çmime të shvlerësuara, kur ai drejtonte Ministrinë.

Në po këtë dosje, paneli i pesë gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë dha dënime prej shtatë vitesh burgim për secilin prej tre ish-drejtorëve të kompanisë që prodhon energji elektrike, të akuzuar se kanë shkaktuar mes vitit 2002 dhe 2004 një dëm prej 165 milionë dollarë.

February 29, 2016 20:45
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*