Dënohet gazetarja për shkak të një pyetjeje kritike që i bëri Vuçiçit

April 13, 2016 16:08

Dënohet gazetarja për shkak të një pyetjeje kritike që i bëri Vuçiçit

Tradicionalisht elitat e Vojvodinës kanë qenë kritike ndaj pushtetit të Beogradit.

Kjo ka të bëjë edhe me traditën: Vojvodina ka qenë pjesë e Perandorisë Austro-Hungareze deri kur u themelua Jugosllavia e parë më 1918.

Në Serbinë tjetër, atë që dominohet nga fshatarësia pa traditë demokratike, nënshtrimi ndaj autoriteteve të pushtetit është i ngulitur thellë në vetëdije.

Svetlana Božić Krainčanić është redaktore në zyrën e Beogradit të Televizionit të Vojvodinës. S

i e tillë ajo më 1 prill ka marrë pjesë në një konferencë për shtyp të kryeministrit Aleksandar Vuçiç. Në hyrje të ndërtesës aktivistë të Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut shpërndanë një listë me pyetje për Vuçiçin.

Njërën prej këtyre pyetjeve Svetlana Božić Krainčanić ia bëri Vuçiçit.

Pasi që keni thënë se për juve e vetmja gjë e diskutueshme kur bëhet fjalë për (liderin e radikalëve Vojislav) Sheshel është politika e tij, e cila është regresive, a domethënë kjo se ju, në një mënyrë, nuk hiqni dorë nga politika e viteve 90-të, kur edhe vetë keni qenë përkrah Sheshelit?”

Kjo pyetje ka mjaftuar që gazetares t’i ulet rroga si masë ndëshkuese.

Shoqatat e gazetarëve të Serbisë dhe Vojvodinës kanë njoftuar të mërkurën se gazetarja nuk ka shkelur asnjë normë juridike, etike apo profesionale, kur ia ka bërë kryeministrin pyetjen.

Vuçiç ka reaguar menjëherë duke e interpretuar rastin për qëllime të vetat elektorale: ai ka thënë se oponentët e tij politikë qëllimisht e kanë dënuar gazetaren në mënyrë që pastaj faji t’i hidhet Vuçiçit. Në stilin e tij teatral Vuçiç ka thënë: “Turp të keni!”/dialog+

April 13, 2016 16:08
Komento

3 Komente

  1. Arben April 13, 16:29

    VOJVODINA ESHTE KRAHINE E HUNGARISE.

    TANI PO I HAPEN PETET LAKRORIT.

    SERBIA, ESHTE NJE SHTET I FORMUAR NGA RUSIA, DUKE FUTUR NE TE TERRITORE TE POPUJVE TE TJERE.

    1. KOSOVA 2. SANXHAKU 3. VOJVODINA.

    TE TREJA NUK JANE SERBE, DHE DUKE I HEQUR KETO ,DEL SERBIA CFARE ESHTE NE FAKT.

    PO VJEN DITA E SHQIPETARIT.

    Reply to this comment
  2. info analitike April 13, 17:47

    Sa ngjajne midis tyre pushtetaret ballkanas. Njesoj si Vucic edhe Rama sillet me arrogance ndaj gazetareve qe guxojne ta kritikojne.

    Reply to this comment
  3. john April 13, 18:22

    SERBET E PROVOKUAN LUFTEN E 1 BOTERORE ME QELLIM …QE TE VIDHNIN TOKAT..E KOMSHIJVE SHQIPTARE BOSNJAKE KROATE AUSTRO HUNGAREZE … STUDENTET SERBE BASHKE ME NDIHMEN E KA ZH B RUSE E VRANE PRINICIN AUSTRO HUNGAREZ ME QELLIM .. SE E DINI QE PASTAJ AUSTRO HUNGAREZET NUK DO TA LENIN KESHTU …. DHE RUSIA BASHKE ME EUROPIANET E NDIHMUAN RUSINE SERBINE TE FITONTE LUFTEN …DHE TE BENIN NJE JUGOSLLAVIE TE MADHE … FRANCA ANGLIA RUSIA I VENDOSEN KUFIJTE .. DHE GREKET E PISET ….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*