Dënohet mashtruesja, u merrte nga 2500 euro të rinjve për t’i bërë modelë

July 22, 2016 17:32

Dënohet mashtruesja, u merrte nga 2500 euro të rinjve për t’i bërë modelë

Gjykata e Tiranës ka shpallur fajtore për veprën penale të “mashtrimit” një producente konkursesh bukurie e cila u kishte marrë dy të rinjve 2500 euro me premtimin për t’i promovuar si modelë në Kinë apo Turqi, pa ua dhënë kurrë këtë shërbim.

Denada Sadedini është dënur nga gjykata me dy vjet heqje lirie.

Një djalë dhe dy vajza të apasionuar pas modelingut kishin nënshkruar një kontrate me producenten, por të rinjtë, jo vetëm që nuk kanë marrë shërbimin për të cilin kishin paguar, por  nuk u është kthyer pas as pagesa e kryer.

Përpjekja e tyre për të kontaktuar me menaxheren e “Miss”­-eve, Sadedini, ka dështuar pasi janë përballur me telefonin e saj të fikur dhe me refuzimin e saj për t’u takuar.

Hetimi i nisur pas kallëzimit të të rinjve u përmbyll në mars 2016 me dërgimin e Sadedinit si e pandehur në Gjykatë për veprën penale të “mashtrimit”.

July 22, 2016 17:32
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*