Dënohet me burg aktorja e famshme e “Shtëpiake të Dëshpëruara”

September 14, 2019 13:55

Dënohet me burg aktorja e famshme e “Shtëpiake të Dëshpëruara”

Pasuria, privilegjet dhe fama, nuk ia kursyen Felicity Huffman-it burgun.

Aktorja e njohur e serialit të famshëm “Shtëpiake të Dëshpëruara”, është dënuar më 14 ditë heqje lirie, një periudhë e shkurtër, por e mjaftueshme për të provuar poshtërimin e të qenurit prapa hekurave.

56-vjeçarja u gjend në syrin e një stuhie mediatike, pasi u zbulua përfshirja e saj në skandalin e pranimeve në kolegj, e çështja, shumë shpejt i kaloi drejtësisë. Huffman-i pohoi se ka paguar 15.000 dollarë që të korrigjoheshin fshehurazi përgjigjet e provimit të pranimit të së bijës në një shkollë të lartë prestigjioze.

Asaj do t’i duhet gjithashtu të punojë për 250 orë në shërbim të komunitetit e të paguajë dhe një gjobë prej 30.000 dollarësh. Prindër e mësues fiskulture ishin në mesin e 50 personave të akuzuar për skemën e falsifikimit të rezultateve, por nuk është paditur asnjë prej fëmijëve.

“Nuk ka justifikim për veprimet e mia dhe pikë. Dua t’i kërkoj ndjesës vajzës time, bashkëshortit tim, dhe të gjithë komunitetit pedagogjik për gjestin tim, por në mënyrë të veçantë kjo ndjesë u shkon nxënësve që punojnë shumë çdo ditë për të hyrë në kolegj, si dhe prindërve që kanë bërë sakrifica të jashtëzakonshme për të mbështetur fëmijët e tyre”, tha aktorja.

Gjykatësja Indira Talwani tha se Felicity, me këtë veprim mund të jetë përpjekur vërtet të tregohet një nënë e mirë, por kjo nuk e justifikon atë që bëri.

o.j/dita

September 14, 2019 13:55
Komento

2 Komente

  1. As September 16, 09:03

    Edhe ne Amerike u beka ndryshimi i pergjigjeve te provimeve, cudi e madhe , e pabesushme
    Ne kohen e Enverit as ne mend nuk duhet ta kaloje pa le ta beje realitet, cudi e madhe

    Reply to this comment
  2. lloji September 16, 09:34

    Paska edhe ne Amerike “profesore” te tipit UNIVERSITETI KRISTAL

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim