DENONCIMI / Berisha, 7 vjet me makinën e blinduar të Mirit të Xhikes!

September 21, 2015 19:16

DENONCIMI / Berisha, 7 vjet me makinën e blinduar të Mirit të Xhikes!

“Dhurata që iu bë një muaj pas vrasjes së Azem Hajdarit, në tetor 1998. Berisha ka lëvizur me këtë benz të blinduar për shtatë vjet, derisa u bë kryeministër në vitin 2005. Dhe nuk mund të thotë dot që nuk e dinte kush ja kishte dhuruar…”

Izet Haxhia, ish-truproja i presidentit dhe kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha, ka kontaktuar me redaksinë e DITA-s për të bërë një tjetër denoncim me emra dhe fakte. Kjo si përgjigje është më e përforcuar pas reagimit të Berishës së fundmi, se “nuk mund të merren për bazë shpifjet e Izetit që e bëri tim bir trafikant ndërkombëtar droge që 17 vjeç”. I ndodhur në Turqi prej vitit 1999, Haxhia në reagimin e fundit për DITA saktësoi në denoncimin e tij se Shkëlzen Berisha përdorej nga njerëzit e fortë të trafiqeve kur i ati ishte president i vendit, dhe madje në një rast, ishte dëshmitar kur i famshmi Miri i Xhikes (Fatmir Rama, vrarë në vitin 2003) i kishte dhënë 30 mln lireta pranë stadiumit “Qemal Stafa”.

Por në denoncimin e sotëm të Izet Haxhisë, nuk është në lojë i biri, por vetë Sali Berisha. Ja çfarë thotë Haxhia:

sala izeti“Pas vrasjes së Azemit, në muajn tetor (1998) Saliut i është dhuruar një makine e blinduar Benz -Mercedes. Kjo makinë ka qenë e blerë në Turqi në vitin 1997 me vlerë 140 mijë marka. Përpara se të shitej, ka qenë në përdorim nga ministri i Mbrojtjes së Turqisë së asaj kohe. Këtë makinë e ka blerë po personi që i ka dhënë 30 milionë liretat Shkëlzenit, pra Miri i Xhikes; dhe me ndërmjetësinë e Shkëlzenit dhe një personi tjetër, i është bërë dhuratë Berishës. Këtë makinë të blinduar që deri atë kohë ka qenë në përdorim nga ky grup trafikantësh me në krye Mirin e Xhikes, Berisha e ka përdorur deri sa është bërë kryeministër në 2005. Në kronikat televizive të kohës keni pamjet e kësaj makine. Madje edhe kur është ndaluar në vitin 2000 nga policia, me këtë makinë ka qenë.

Unë di të them se Saliu ka pasë dijeni se e kujt ka qenë kjo makinë. Mirë për paratë që merrte Zeni nuk e ka ditur, po për dhuratën e trafikantëve të drogës e ka ditur njëqind për qind”.

miri xhikesDisa detaje: Makina është një Mercedez e vitit 1995, e njohur në Tiranë si ‘Sloan’, që pamjet e videove të kohës tregojnë se Berisha e ka patur vazhdimisht. Ministri i Mbrojtjes turk në vitet 1997-99 ka qenë Ismet Sezgin, kjo për saktësi historike sepse kuptohet që mjeti është nxjerrë në ankand dhe është blerë nga oferta më e madhe. Por për saktësi, mbahet mend ndalimi i Berishës në mjetin e tij në 29 nëntor 2000 nga policia e shtetit; është e njëjta makinë.

Jemi tek procesi tejet i zhurmshëm dhe deri tani aspak produktiv i dekriminalizimit. Ashtu siç dalin sërish fakte “të vjetra” për kreun republikan Fatmir Mediu, të dhënat konkrete (dhe jo akuza politike të përgjithshme) për Sali Berishën po bëhen kapicë. Shumë prej tyre, të denoncuara edhe nga vetë ish truproja i përdorur mish për top, Izet Haxhia, që ky sistem drejtësie, por edhe politika, nuk guxojnë të paktën as t’i marrin për bazë. Ndërkohë, dora dorës, megafoni kryesor i këtij procesi po bëhet vetë Berisha!  / DITA

makin

 

September 21, 2015 19:16
Komento

2 Komente

  1. N.VJOSA September 21, 20:48

    O njerez te mire,
    Duhet kuptuar njehere e mire se me krimet qe ka bere,Sali Rrufjani do ish denuar dhjetra here!
    Por nuk denohet!
    BERISHA NUK KA PER TU DENUAR EDHE SIKUR PRESIDENTI AMERIKAN TA KERKOJE DENIMIN E TIJ!!!!…
    P S E…?
    Sepse politiken amerikane e bejne P e s h k a q e n e t konservatore, senatoret dhe kongresmenet konservatorë, perfaqsuesitb Kapitalit te madh, industrialisteve dhe Oligarkise financiare….!
    Kujtoni perkrahjen e Bush Seniorit, kujtoni mbeshtetjen e shume zyrtareve të larte te Departamentit te Shtetit…kujtoni që një bythko Viçidoli, arrin dhe i bie Gongut te Burses se Nju Jorkut!!!…
    Morri i kuq i Viçidolit, e ka blere imunitetin e tij nepermjet perkrahjes se konservatoreve politikberes amerikane….!
    Kujtoni Gerdecin, implikimin amerikan, deklaratat e Ambasadorit Uidhers….dhe nxjerrjen e tij ne pension !!!!….
    Kujtoni vdekjen ” aksidentale” te Trebickes dhe hetuesin qe u dergua nga ShBA…, se nuk kish hetues te afte Shqiperia!!!!.
    Kujtoni vrasjen makabre te 21 Janarit, nje masaker qe nuk ka guxuar kush ta kryeje ne ato rrethana, para syve te shqiptareve…
    Dhe Vrasesi, Urdheruesi i ketyre Vrasjeve nuk eshte denuar akoma, edhe pse u ofrua per te bere hetime vet FBI-ja amerikane!
    E te tjera e te tjera…
    Nxjerrja e Baces se Krimit para drejtesise eshte kthyer tashmë
    O R A
    E
    S Ë
    VË R T E T E S,
    PËR
    SHQIPTARËT…!
    Dhe pikë.

    Reply to this comment
  2. e sh September 21, 23:59

    me sa kujtoj jo vetem un po dhe ne kronika sali berisha edhe pse edhe un nuk e dua ne ate kohe ka udhetuar gjithmon me nje mercedes benz sel 500 te vitit 1987 ngjyr e zeze deri ne vitin 2005 ka udhetuar me ket makin dhe nuk ka qen blind ka qen mercedes sel 500 L ose sic njihet ne shiperi si mercedes presidencial qe nuk ka prodhim te till viti 1995 ne asnje menyr se ky model ne 1991 u pasua nga modeli qe thot ky qe njihet ne shiperi si sllon me sa kujtoj sllon qe pati ber buj ne ate koh i blinduar ka qen i ilir metes pastaj e ka perdor fatos nano me targ TR 0007 Z mercedesi qe ka udhetuar sali berisha nuk ka pas targa Z-zyrtare po ka qen i targ qe sme kujtohet numri po qe ka qen targ tirane me A ne fund per te plotsu argumentin tuaj tpakten thoni e ka perdor zeni jo saliu se shumkush e mban mend makinen qe ka udhetu saliu

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin