DENONCIMI/ Berisha, 7 vjet me makinën e blinduar të Mirit të Xhikes!

September 21, 2015 22:02

DENONCIMI/ Berisha, 7 vjet me makinën e blinduar të Mirit të Xhikes!

“Dhurata që iu bë një muaj pas vrasjes së Azem Hajdarit, në tetor 1998. Berisha ka lëvizur me këtë benz të blinduar për shtatë vjet, derisa u bë kryeministër në vitin 2005. Dhe nuk mund të thotë dot që nuk e dinte kush ja kishte dhuruar…”

Izet Haxhia, ish-truproja i presidentit dhe kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha, ka kontaktuar me redaksinë e DITA-s për të bërë një tjetër denoncim me emra dhe fakte. Kjo si përgjigje është më e përforcuar pas reagimit të Berishës së fundmi, se “nuk mund të merren për bazë shpifjet e Izetit që e bëri tim bir trafikant ndërkombëtar droge që 17 vjeç”. I ndodhur në Turqi prej vitit 1999, Haxhia në reagimin e fundit për DITA saktësoi në denoncimin e tij se Shkëlzen Berisha përdorej nga njerëzit e fortë të trafiqeve kur i ati ishte president i vendit, dhe madje në një rast, ishte dëshmitar kur i famshmi Miri i Xhikes (Fatmir Rama, vrarë në vitin 2003) i kishte dhënë 30 mln lireta pranë stadiumit “Qemal Stafa”.

Por në denoncimin e sotëm të Izet Haxhisë, nuk është në lojë i biri, por vetë Sali Berisha. Ja çfarë thotë Haxhia:

sala izeti“Pas vrasjes së Azemit, në muajn tetor (1998) Saliut i është dhuruar një makine e blinduar Benz -Mercedes. Kjo makinë ka qenë e blerë në Turqi në vitin 1997 me vlerë 140 mijë marka. Përpara se të shitej, ka qenë në përdorim nga ministri i Mbrojtjes së Turqisë së asaj kohe. Këtë makinë e ka blerë po personi që i ka dhënë 30 milionë liretat Shkëlzenit, pra Miri i Xhikes; dhe me ndërmjetësinë e Shkëlzenit dhe një personi tjetër, i është bërë dhuratë Berishës. Këtë makinë të blinduar që deri atë kohë ka qenë në përdorim nga ky grup trafikantësh me në krye Mirin e Xhikes, Berisha e ka përdorur deri sa është bërë kryeministër në 2005. Në kronikat televizive të kohës keni pamjet e kësaj makine. Madje edhe kur është ndaluar në vitin 2000 nga policia, me këtë makinë ka qenë.

Unë di të them se Saliu ka pasë dijeni se e kujt ka qenë kjo makinë. Mirë për paratë që merrte Zeni nuk e ka ditur, po për dhuratën e trafikantëve të drogës e ka ditur njëqind për qind”.

miri xhikesDisa detaje: Makina është një Mercedez e vitit 1995, e njohur në Tiranë si ‘Sloan’, që pamjet e videove të kohës tregojnë se Berisha e ka patur vazhdimisht. Ministri i Mbrojtjes turk në vitet 1997-99 ka qenë Ismet Sezgin, kjo për saktësi historike sepse kuptohet që mjeti është nxjerrë në ankand dhe është blerë nga oferta më e madhe. Por për saktësi, mbahet mend ndalimi i Berishës në mjetin e tij në 29 nëntor 2000 nga policia e shtetit; është e njëjta makinë.

Jemi tek procesi tejet i zhurmshëm dhe deri tani aspak produktiv i dekriminalizimit. Ashtu siç dalin sërish fakte “të vjetra” për kreun republikan Fatmir Mediu, të dhënat konkrete (dhe jo akuza politike të përgjithshme) për Sali Berishën po bëhen kapicë. Shumë prej tyre, të denoncuara edhe nga vetë ish truproja i përdorur mish për top, Izet Haxhia, që ky sistem drejtësie, por edhe politika, nuk guxojnë të paktën as t’i marrin për bazë. Ndërkohë, dora dorës, megafoni kryesor i këtij procesi po bëhet vetë Berisha!  / DITA

 

 

 

September 21, 2015 22:02
Komento

9 Komente

  1. [email protected] September 21, 19:21

    Kam besim shum te madh,se pervec Izet Haxhise ,radha per denoncime kunder Koleres me emrin Berisha ,munde te jete shume e gjate…rreshte te tera denoncuesish [ me fakte kokeforta] do ta perbysin prokurorine !

    Kjo gje do te ndodh , fill pasi te shikojne qe Kolerja nuk merre me fryme !

    Pasi ,ai nuk do te kete kurajo jo tia fusi sumes se tij [sic po ben tani] por kur ta shohin te dobesuar !!!

    Por ,prokuror nuk duhet te jene ata qe jane sepse nuk munde te bejne asgje….jane edhe ata kriminele dhe shkerdhata…..

    Reply to this comment
  2. SuloKapedani September 21, 19:24

    Krimineli çdo dite nxierr koken dhe shikon kush e pason ne rrugen e tij te kobèshme.Dihet shume mire se arshiven e saleshit te shpelles e pasuron peshkaqeni i babes,djali i biresuar lulushja,dhe yzmeqari i pushtetit mehdi bej gjenerali me gjithe kulishat bythlepires.Pyeteni kriminelin se vazhdon ti mbaje jeleket antiplumb bashke me 40 bashibozuk qe e ruanin dhe dhunonin njerzit e thjeshte kudo qe shkonin si Skejen e famshem hajdut pengmarres.Ja keta te tille ka mbajtur dhe mbane akoma monstra e keqe e kombit.

    Reply to this comment
  3. igli September 21, 19:27

    turp per izetin qe flet keshtu per mirin kan qene shok te ngsuhte bashke bashk me turin dhe ben grorin. ai ka qene ai qe ka qen gjet rahmer po eshte turp me fol keq per shoket veriorit si ka hije.

    Reply to this comment
  4. beni September 21, 19:45

    po saksoj ca detaje kjo makin eshte bler 600mij marja jo 140 mij ka qen e arben grorit kushuririt te mirit te xhikes makina peshon 15 ton dhe eshte super e blindume ka dhe telekomnd i eshte dhuar saliut nga grupi i rruges se elbasanit ku ben pjes dhe miri xhikes

    Reply to this comment
  5. As Poet, As Analist September 21, 19:56

    Ka njezet e pese vjete
    ç’te ka gjetur popull – ziu
    ti vajton si qyqe prilli
    si bilbil ‘kendon’ Saliu !!

    Bilbili me sqep te ndyre
    me surrat te deformuar
    sa here te ka share rende
    sa here te eshte hakerruar ?

    Ka nxire si re e detit
    ka shperthyer ne gjemime
    ti si qyqe ke vajtuar
    vetem kuj’ e ligjerime!!

    Ka ‘kenduar’ sa eshte ngjirur
    ky bilbil-bilbil gjyzari
    po edhe ka pallur shume
    njelloj si kerriç gomari!

    Zbriti nga mali bilbili
    ashtu si fare pa pritur
    pastaj u be nje me ukin
    per te shqyer e uleritur!!

    Me ‘kenget’ e tij bilbili
    nuk ka lene sy pa perlotur
    me sqepin e tij te ndyre
    nuk ka lene asgje pa ndotur!

    Ne keto njezet e pese vjete
    ç’te ka gjetur popull – ziu?
    ti je vrare e je gjakosur
    ketu ka bere hyqem Saliu!

    Ne keto njezet e pese vjete
    ka ngrene njeriu – njerine
    koke ulur qyqi- popull
    ka degjuar bilbil Saline!!…

    E sa shume ka per te shkruar
    per gjithe ‘kenget’ e Saliut
    per te zezat qe vazhdojne
    mbi kurriz te popull-ziut!!…

    Sa do e durosh akoma??
    Te pyes o popull – ziu
    te vajtosh si qyqe prilli
    te ‘kendoje’ bilbil Saliu??!!

    Reply to this comment
  6. skifteri September 22, 06:39

    *****Kur mbetet nje kombe ne duart te nje fshatari nga Viçidoli,mos I dalte me mire !Fshatari I shpelles Viçidolit shetit me makine te blinduar se ka frike se moes e vrasin .. ! SHko o’ fshatar shpellash ,o’ shpifrak me tufen e dhive te Fshatit mere edhe ca dhi te fshatarve te tjere qe mos te keshe frike se te vret kushe,nuk ke nevoje per benz te blinduar.~~~#

    Reply to this comment
  7. SHISHJA E RAKISE September 22, 11:09

    koka e krimit shteteror sali mut berisha me makine te blinduar te krimineleve kushtu ben jete luksoze kopili i tija do te vije dita ore plak matuf

    Reply to this comment
  8. asi September 22, 11:27

    Pse nuk del nje zyrtar e te faktoje ne se eshte pasqyruar ne ILDKP dhe me pas si eshte shitur,pra c fare eshte bere me kete mjet.Kur thone se peshqeshin e merr dhe mbreti,dihet se dhe i berishajve do ta merrte,por,por ka nje klecke te vogel-ky qe i di te gjitha patjeter qe ka ditur dhe origjinen e parave te makines,ose,ose ka marre pjesen e vet nga allishverishet.E pafalshme po te jete e vertete.Prandaj,per ti ”ikur” goditjeve,diten qe vrane mirin,ka dhene porosi-shikoni se cili i majte do i shkoje ne xhenaze.Ike dhe ti.Tani nuk po degjohen me te thone–ka qene i ndershem….

    Reply to this comment
  9. JOHN March 31, 09:42

    dhe RAMA PO E LUFTON KORRUPSIONIN HA HA HA BRAVO META RAMA JENI NJESOJ SI BERISHA BASHA ….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*