Denoncimi: Do heqin edhe Bibliotekën Kombëtare nga qendra, ndaj u emërua një mashë si Pirro Misha

November 8, 2019 01:49

Denoncimi: Do heqin edhe Bibliotekën Kombëtare nga qendra, ndaj u emërua një mashë si Pirro Misha

Piro Misha u emërua pak kohë më parë drejtor i Bibliotekës Kombëtare me vendim të Këshillit të Ministrave.

68 vjeçari e mori emërimin pavarësisht se e ka mbushur me kohë moshën administrative të pensionit.

Publicisti kontrovers Kastriot Myftari e akuzon Mishën se u vendos në atë post pasi është i vetmi që ka pranuar të firmosë një plan të Ramës për heqjen  e Bibliotekës Kombëtare nga qendra e Tiranës, projekt që paraardhësja e Mishës në post nuk pranoi ta firmoste dhe dha dorëheqjen.

Në fakt ra në sy që sapo hyri në zyrën e dtejtorit Misha ngriti alarmin në media se “gjendja e BK është katastrofë, pasi nuk ka ambjente mjaftueshëm” duke i hapur rrugë kështu në publik me dinakëri vendimit qeveritar për zhvendosje me justifikimin “zgjerim i hapësirave”.

Pasi thotë që Misha ka shërbyer disa herë si mashë e pushteteve para dhe pas 90-s, Myftari shkruan ndër të tjera:

“Edi Rama po e zhvendos Bibliotekën Kombëtare nga Pallati i Kulturës, pra nga sheshi qendror i Tiranës. Do ta zhvendosë te ish-oborri i Gardës së Republikës, ku do të ngrihet ndërtesa e re e Bibliotekës. Duke qenë se ky është një tjetër projekt i llogaritur për të nxjerrë përfitime në dëm të pasurisë publike, Ramës i duhet një mashë e stërvitur për ta pranuar dhe zbatuar këtë plan”.

E ku mund të gjente ai më mirë se “masha e ndryshkur” – thotë Myftaraj për Mishën dhe shton se nëse duhet vërtet hapësirë ka mënyra aty ku është:

“Biblioteka Kombëtare mund të jetë fare mirë atje ku është sot, në njërin krah të ndërtesës së Pallatit të Kulturës duke hequr bizneset që janë futur aty me qera pa të drejtë . Ose mund të përmbyllet ndërtesa e Pallatit të Kulturës duke u ndërtuar edhe pjesa e mbrapme, që do të sjellë shtesë të madhe mjedisesh të lira. E rëndësishme është që Biblioteka Kombëtare të ketë qasje në sheshin qendror të kryeqytetit si është tani. Biblioteka Kombëtare te Garda do të jetë krejt një gjë tjetër”.

Publicisti e akuzon Piro Mishës se e mori postin e drejtorit të Bibliotekës Kombëtare për përfitimet që do të ketë me rastin e zbatimit të projektit të zhvendosjes së saj.

“Duke e larguar Bibliotekën nga sheshi qendror prishet një simbolikë dhe dëmtohet në praktikë shërbimi që u ofrohet qytetarëve me anë të saj” – shton ai.

“Thelbi i gjithë kësaj historie është se në kohën që bota po zhvillon teknologji që do të bëjnë të mundur që të futet përmbajtja e miliarda librave në një sipërfaqe sa një kokërr arre, Edi Rama, për të vjedhur paratë publike, kërkon të ngrejë ndërtesë të re për Bibliotekën Kombëtare, kur duhet që këto para t’ i shpenzojë për digjitalizimin e fondit të librit dhe të shtypit shqip, që të bëhet lehtësisht i qasshëm për publikun” – shkruan Myftaraj.

Ai e akuzon Mishën se jo vetëm do përfitojë në këmbim të firmës, por se e ka dëshmuar veten të ulët dhe të korruptuar edhe më parë.

Misha ka denoncuar Bashkim Shehun të cilit i hiqej mik pas vdekjes së Mehmet Shehut duke u bërë shkak me dëshminë e tij për burgosjen e Bashkimit – thotë Myftaraj.

Ai akuzon gjithashtu se Misha mori financime të mëdha nga USAID për përkthimin dhe botimin e disa librave që duheshin nxjerrë në treg me çmim kostoje, por Misha i nxorri me çmim tregtar.

“Qëllimi i financimeve nga donatorët e huaj është që librat të shiten me çmimin e kostos, pa fitim, në mënyrë që lexuesit të varfër shqiptar t’ i mundësohet blerja e tyre. Por Misha i ka shitur dhe i shet librat e tij me çmim tregtar, duke nxjerrë fitime. Kështu Misha abuzon me të dy, edhe me shtetin, edhe me donatorët e huaj. Dikush mund të thotë se në rastin e parave të donatorëve të huaj, ata i shpenzojnë sit ë duan dhe ia japin kujt të duan vetë. Nuk është kështu, sepse ato para të huajt ia llogaritin shtetit shqiptar si ndihmë dhe për më tepër përjashtohen nga taksimi si dhurime. Në Shqipëri ka oligarkë vjedhës të të ardhurave publike në çdo fushë, madje edhe në fushën e botimeve, si Piro Misha” – thotë Myftaraj.

d.a. / dita

November 8, 2019 01:49
Komento

10 Komente

  1. Biksi November 8, 01:57

    O Ramë mos u ngopsh o pleh.
    Nuk ke punë tjetër të meresh mor lapanjoz vetëm PPP dhe marifete për ndërtime në qendër??? More Stadiumin Kombetar, pastaj Teatrin Kombetar, tani Biblioteken Kombetare??? Jane Kombetare u bukeshkalë, ca gjëra nuk shiten e nuk mund të zhbëhen o snob i ndyrë hajdut

    Reply to this comment
  2. Gani USA November 8, 02:00

    Nuk e kuptoj kete maninë e Rilindjes për të zhdukur institucione që shërbejnë prej dekadash me një qëllim që shkon pertej partive dhe qeverive.
    Nese do te bej kulla, pse nuk spostohen more, te dalin diku ne periferi te Tiranes, c eshte kjo ngjeshje ne qender, na mbytet more nuk e shikoni qe Tirana.nuk merr dot fryme, dhe bllokohet me nje shurrë shi??
    Po ti mor Piro Misha, unë të dija intelektual po ti qenke palo burrë palaço

    Reply to this comment
    • Ilirjan November 8, 02:03

      O Ganiii
      Nuk i ngrene ne periferi se vetem ne qender behen miliardat, i di cmimet per meter katror ne Tirane ti??
      Po fajin.nuk e ka vetem Saliu apo Edvini, jane keta mishat që bëhen masha, keta jane e keqja e cdo sistemi.
      I zente haka e fukarait qe i besob dhe i voton keta sharlatane

      Reply to this comment
  3. Zigur Qarri November 8, 09:02

    Pirro Misha perdoret nga politika tani ne pleqeri!Burri ka gjithmone koh te turperohet,thote nje shprehje e urte,por te turperohesh ne pleqeri,je i dhjere edhe ne varr.Ne nje vend ku nje shkerdhate zgjidhet Kryeminister,nuk eshte më çudi kllonimi i shkerdhatizmit.Na shperfytyroi si popull drogaxhiu.

    Reply to this comment
    • Taqka November 8, 10:16

      Zike marmites i paskan ardhur menstruacionet……

      Reply to this comment
    • Dino Lame November 8, 10:53

      Nuk eshte problem per pushtetin per te gjetur puthadores me parfume intelektuali dhe per me teper te kete dhe kostumin gri te njeriut te ditur Pirua dhe jo pak si ky i buzeqeshin pushtetit te kapitalit vjedhurazi dhe me nje te folur te squllet kerkon te ruaj imazhin e nje njriu te respektuar ,

      Reply to this comment
  4. Tan Shkreli - Mbjellesi i qimeve November 8, 13:26

    O Taqi (mamin) jeta eshte per te shqelmuar sumqiret jo per te lepire. Te ngeli llapa tek suma e Pirro spiunit -hale rilindare

    Reply to this comment
  5. . November 8, 18:14

    eshte projekti i Tiranes sipas Stefano Boerit arkitetk i zgjedhur i Rames qe do tjetersoje komplet qendren e kryeqytetit ose te pakten disa nga ndertesat kyce te tij. Tirana do u beka metropol si nju jorku, merr vesht. Vizion i gjigandit vagabond per zhberje te socializmit ne planifikimin urbanistik duke u zevendesuar me kulla PPP per ta mbjelle kapitalizmin me force mu ne qender te vendit me bonus emrin e rames si vizionar.

    Reply to this comment
  6. qytetari thjeshte November 9, 01:43

    Mire i behet ketij populli kur pranon te drejtohet nga nje parti haremi sic eshte Rilindja dhe nga nje njeri i degjeneruar moralisht si Edvin Rama.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*