Denoncimi i biznesmenit: Më kanë vjedhur 17 herë, herën e fundit…

November 5, 2017 14:27

Denoncimi i biznesmenit: Më kanë vjedhur 17 herë, herën e fundit…

Nata e kaluar ka shënuar një rast tjetër vjedhjeje ne qytetin e Sarandës. Vjedhja ka ndodhur ne një biznes fruta-perimesh ne lagjen nr 4.

Sipas pronarit te biznesit i cili mësohet se ka bërë dhe një denoncim në polici, ky është rasti i shtatëmbëdhjetë që ai bie pre e hajduteve.

Vetëm disa jave më parë ai kishte arritur t’i zbulonte vetë hajdutet, të cilët kishin arritur të merrnin vetëm disa thasë me patate dhe domate, shkruan sarandaweb.

Gjate vjedhjes se natës se kaluar hajdutet kane marre rreth 400 mije lekë të vjetra, të cilat ishin në monedha metalike.

Gjithashtu ata kanë vjedhur edhe një laptop të vlerës rreth 500 euro. Policia nga ana e saj ka kryer veprimet hetimore pas denoncimit të rastit të vjedhjes.

November 5, 2017 14:27
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*