Denoncimi i Fiks Fare: E kapin pa kupon tatimor, i kërkojnë 50 mijë lekë ryshfet

September 25, 2018 22:29

Denoncimi i Fiks Fare: E kapin pa kupon tatimor, i kërkojnë 50 mijë lekë ryshfet

Skandal me inspektorët tatimorë në Tiranë, të cilët kërkojnë nga menaxheri i një lokali 50 mijë lekë të reja ryshfet, pasi e kanë kapur pa kuponë tatimorë gjatë një kontrolli në administruar prej tij. Skandali u denoncua në Fiks Fare nga qytetari, i cili ka rënë pre e kërkesave abuzive të inspektorëve të tatimeve dhe në këto kushte ka regjistruar me zë bisedën me ta.

Sipas bisedës së transmetuar në Fiks Fare rezulton se rasti korruptiv ka ndodhur në zonën e ish-stacionit të trenit në Tiranë gjatë kontrollit në një lokal. Sipas bisedës, rezulton se dy inspektorë kanë hyrë në lokalin e një qytetari dhe pasi kanë konstatuar disa tavolina me klientë pa kuponë tatimorë i kanë kërkuar menaxherit 500 mijë lekë të vjetra ryshfet. Pas kësaj bisede, menaxheri kthehet te inspektorë dhe sipas bisedës së regjistruar u thotë se kishte folur me gruan e pronarit, e cila do të shkonte në shtëpi të merrte 500 mijë lekë dhe për gjysmë ore do ua sillte. Inspektorët i kërkojnë që ai të mos i tregojë njeriu për këtë çështje.

V.L/ Dita

September 25, 2018 22:29
Komento

6 Komente

  1. sapa September 26, 04:43

    Cdo dite te njejtat lajme,pastaj arrest shtepie,gjykohet ne gjendje te lire pastaj harrohen dhe dalin te tjeret.Kemi te bejme me nje popull komplet hajdut!Duhen gjetur forma per te filluar luften kunder korrupsjonit dhe jo per te genjyer njerezit se po behet dicka kunder korrupsjonit.Rilindja ka deshtuar me kohe!

    Reply to this comment
  2. Arben September 26, 08:02

    Ajo dihet nga te gjithe, nuk iken kontrollit “thate” nga subjekti.

    Reply to this comment
  3. tom September 26, 08:26

    eshte e zakonshme ndodh me te gjithe nje pjes nga kjo falimentojne.Kur beht aksioni antiinformalitet te gjithe keta dalin per te grumbulluar leke per vete e per shefat e tyre,Keshtu e justifikon administrata tatimore apo ministri aksionin per ti shperndar keta ne aksion per grumbullim leku se gjoja po behet informalitet.

    Reply to this comment
  4. ela September 26, 08:53

    Eshte gabim i qeverise,sepse su le frymarje bizneseve,nga ana e dokumentacionit eshte lehtesuar por nga ana ligjore ,masat shtrenguese jane me teper sec duhen.pranadaj bizneset jane te detyruar te paguajne ne dore.po cudi 500000 per kupon? po aq eshte gjoba

    Reply to this comment
  5. mirel September 26, 14:12

    Kur vjedh qeveria me qindra miliona investime te BE dhe FMN nuk kane cbejne njerezit.
    Investimet nuk vene te populli po te xhepi i Ramutit Ahmutit, Fushes, dhe ca horrave qe ju rrine verdalle. Tere instancat e shtetit vjedhin pa pyetur fare se tjetri ka hall apo jo.
    Eshte sisteni i tille. I shtrengojne ligjet qe te vjedhin me shume, si me taksat, gjobat, ashtu dhe me detyrimet.
    Me skandal se kaq nuk ka.
    Nje korrupsion i mbrujtur ne cdo qelize.

    Reply to this comment
    • Arben September 26, 15:14

      Ato qe vjedh edkokaina perfundojne ne llogarine bahamas te olsi rames, keto bakshishe qe marrin punonjesit e shtetit, vertet jane hajduteri, por ne fund te fundit qendrojne ne ekonomine shqipetare, I “hame” te gjithe nga pak.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim