Denoncimi i PD-së, drejtori i OSHEE-së në Tropojë shoqërohet në polici

December 4, 2014 12:28

Denoncimi i PD-së, drejtori i OSHEE-së në Tropojë shoqërohet në polici

Drejtori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Tropojë, Rustem Gjonaj, është shoqëruar në polici.

Gjonaj dyshohet se nuk ka paguar energjinë elektrike dhe detyrimet e tij ndaj OSHEE-së shkojnë në 17 milion lekë.

Denoncimin për Gjonajn u bë dy ditë më parë nga Arben Ristani.

Ai tha se Gjonaj ka një të kaluar problematike, pasi më parë është ndaluar edhe për armëmbajtje pa leje.

Gjonaj po mbahet në polici deri sa të verifikohen faturat e tij dhe më pas do të vendoset nëse do të arrestohet apo jo.

December 4, 2014 12:28
Komento

3 Komente

  1. spartaku December 4, 13:43

    Zoti Ristani!ke te fala nga Sali Berisha,po te prete ne rogner per te dhene nje dopjo ferrnet.

    Reply to this comment
  2. studenti December 4, 15:59

    Deshmia e pare dhe e mjeftueshme se DREJTORI nuk ka paguar energjine ishte se ai ishte TROPOJAN. Fakti qe mund te kishte paguar ndonje muaj e vinte ne dyshim prejardhjen e tij. Por TROPOJANET ashtui si KUKSIANET nuk te zhgenjejne ne kete pike . Jane te beses . Poi thane qe nuk paguajne , ata nuk paguajne sikur nami te behet. Njelloj si Saliu qe poi dha fjalen nuk ka kushtetute e ligj qe e kthen pas. Bej nje mije krime, vidh pa pushim dhe tere banken e Shqiperise po deshe ai te KA MIK dhe PIKE.
    Konkurs: Kush gjen nje kuksian apo tropojan qe ka paguar ENERGJINE nga 2007 i i fal rrugen e kombit.

    Reply to this comment
  3. sagitari December 4, 16:57

    Zoti ristani ky eshte ndryshimi i kesaj qeverie me qeverine tuaj te 8 viteve qe kur ju beni nje denoncim keta e shikojne ka bere apo jo ate qe ju denonconi , dhe me mbas ndeshkohet Nese e ka bere . Kurse ju kur ata denonconin ju i ngrinit ne detyre , i benit ministra sic bene edhe ty si hajdut ne kqz.
    Vazhdoni qe ti bini fyellit ne nje vrime se ate melodi dini te luani me fyell.
    Populli ne 23 qershor ju dha nje shuplak te Vogel

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin