Denoncimi i prindërve: Vajza 17 vjeç iku nga shtëpia, ka fikur telefonin

June 28, 2016 11:21

Denoncimi i prindërve: Vajza 17 vjeç iku nga shtëpia, ka fikur telefonin

Një 17­-vjeçare nga Marinza e Fierit është larguar nga shtëpia me një person që familja nuk e njeh. Edhe pse vajza ka një muaj që ka ikur nga shtëpia prindërit kanë denoncuar vetëm ditën e sotme. Sipas tyre, deri para 5 ditësh vajza i ka marrë në telefon, por tani kanë humbur çdo kontakt.

Pas shkëputjes së kontakteve, babai i saj, Gramoz Rredhi ka bërë denoncim në policinë e Fierit. Ai ka thënë se vajza në fillim u ka treguar se ndodhej në Kosovë, por prej 5 ditësh nuk e dinë se ku është.

Edhe xhaxhai i vajzës ka thënë se ajo i ka telefonuar tre herë. Herën e parë i ka thënë që “jam me një vlonjat në Kosovë”, pastaj i ka thënë se ishte me një kosovar që e kishte njohur në facebook.

“Herën e parë mu duk e qetë, kurse herët e tjera ishte e mërzitur”, ka thënë xhaxhai në polici. Policia ka nisur kërkimet dhe hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

June 28, 2016 11:21
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*